Anglezët gjejnë “fajtorin” për eliminimin e tyre nga Botërori

Ornela

Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia.

Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.

Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike.

Në botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua.

4 vite më pas në botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1.

Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij 3 luanët u eliminuan nga botërori.

Një tjetër provë për dyshimet e të gjithëve…

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Anglezet luajtes si idiote, pa tru, pa shpirt, asgje..Kane nuk ishte ne fushe fare,,,Gabime foshnjarake…Pj 1 dicka, humben raste flagrante..pastaj u shuan…filluan te shtrihen ne fushe qe minuten e 50..mbahet loja ashtu..U treguan komplet te paafte..Te isha une do ti fusja noi grusht secilit se u tallen me nje komb te tere..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *