Anglezët vazhdojnë të ëndërrojnë, mbledhin mijëra firma: Të riluhet finalja e EURO 2020

Ornela

Tashmë është bërë në modë nisja e peticioneve online ku kërkohet riluajtja e ndeshjeve dhe nuk kishte si të ndodhte as me Angli-Itali.

Orët e fundit ka një përhapje masive të thirrjeve, kërkesave apo nismave për të riluajtur finalen e Kampionatit Europian.

Tifozët anglezë janë rikthyer në sulm për të rindezur shpresat e “It’s coming home”, duke grumbulluar në pak orë mbi 53 mijë firma.

Arbitrin Kuipers e cilësojnë si përgjegjës, pasi nuk nxorri me karton të kuq Chiellinin në faullin ndaj Saka, të cilin e mbajti nga fanella.

Tifozët pretendojnë se kartoni i kuq në minutën e 96’ do të ndryshonte fatin e ndeshjes. Po duket të kuptojmë se shanset janë zero që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi edhe me ndeshjen Zvicër-Francë, ku u mblodhën mbi 200 mijë firma.

Kampione mbetet Italia deri në Europianin e ardhshëm. Ajo synon të pushtojë botën.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Pse i merrni keto lajme nga Italia, apo nga tifoze italiane?
    Ndeshja nuk kthehet. Por Italia dhe italianet jane vrasesit e zakonshem te futbollit. E keni harruar Xhentilen? E plot e plot plejada e lojtare vrases italiane?
    Do pushtoje boten me kete idiotin ne foto qe eshte per muzeum sepse eshte personifikimi i futbollit italian.

  • dhe unë kam hapur një faqe online për të mbledhur firma që të ribëhet L2B!!
    kishte disa gjëra që nuk janë luajtur ashtu si duhet!!i janë bërë shumë hile,hitlerit dhe bashkpuntorëve të tij, në atë kohë!!
    deri tashti kam mbledhur 4 nënshkrime,1 timi origjinal dhe 3 të tjerë me konto fallco,si puna e shumë komnetuesve që shkruajnë me shumë pseudonime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *