Moti i përkeqësuar në Angli po shoqërohet me fenomene natyrore, të cilat janë cilësuar nga shkencëtarët si tepër të rralla. Sipas tyre, në 24 orët e ardhëshme qielli anglez do të ndriçohet nga rreth 3000 shkarkime energjie, duke kënaqur kështu sytë e kuriozëve, por shqetësuar nga ana tjetër institucionet, sidomos ato të linjave të transportit ajror.
Sipas BBC-së, Aeroporti i “Heathrow”-s, ka kërkuar anullimin e 1 ndër 5 fluturimeve gjatë orës 16.00 dhe 18.00 të ditës së sotme, kjo për shkak të motit të keq. Përllogaritjet e deri tanishme flasin për rreth 20 fluturime që pritet të anullohen dhe disa të tjerë që do të pësojnë vonesa. Përfaqësuesit e aeroportit, kanë theksuar gjithashtu se, stuhitë e forta pritet të sjellin rrufe dhe rreshje breshëri, çka mund të rrezikojë ndjeshëm trafikun ajror, sidomos në ngritje dhe ulje të avionëve.
Ndërkohë, autoritetet e aeroportit të Manchester-it janë shprehur se një prej shkarkimeve elektrike ka shkaktuar vonesa në trafikun ajror. “Rrufeja dëmtoi disa prej ashensorëve dhe sistemet e bagazheve, por shumica e tyre tashmë janë kthyer në funksion të plotë. Do të presim çdo të ndodhë sot!”- është shprehu për BBC-në Gary Brown, Menageri i Përgjthshëm i Aeroportit të Mancesterit. Meterologët kanë paralarmëruar për ditën e sotme rreth 55 stuhi në të gjithë Anglinë.