Një bandë u burgos me 43 vjet, pasi policia shkatërroi rrjetin e drogës. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari Zamir Muçllari, 27 vjeç dhe disa anglezë. Gjykata në Maidstone ka dëgjuar sesi operacioni i fshehtë i policisë çoi në shkatërrimin e kësaj organizate. Në gjykatë u tha gjithashtu se mjeshti i këtij rrjeti ishte shqiptari Astrit Suli, i cili operonte trafikun e drogës nga shtëpia e tij. Prokurori Edëard Foëler tha se trafiku i kokainës është zhvilluar në periudhën shkurt-qershor të vitit të kaluar, ku ka pasur rreth 250.000 paund fitime nga droga.
