Kafsha përgjumej për shkak të rrjedhjes së gazit, çka do të kishte qenë fatale për çiftin
Mesfushori i skuadrës angleze Stoke City, Jamie Ness, dhe e dashura e tij, modelja Heather Weir, ia kanë borxh jetën qenit të tyre, Alfie, i racës labrador. Alfie ishte shpesh i përgjumur dhe nga ky shkak ata morën një inxhinier në shtëpi, për të kontrolluar ndonjë problem. Në këtë mënyrë u zbulua një defekt në sistemin e gazit dhe
nëse kjo gjendje do të kishte vazhduar për një kohë pak më të gjatë monoksidi i karbonit do t’i vriste që të dy. Njëvjeçari Alfie ishte përgjumur për shkak se ai ishte duke u helmuar ngadalë nga gazi pa ngjyrë dhe i pa erë. Modelja 22 vjeçare Weir tha: “M’u duk e çuditshme sjellja e tij. Jamie dhe unë nuk do ta kishim kuptuar kurrë së çfarë po ndodhte në shtëpinë tonë. Unë e dua atë aq shumë dhe i jam shumë mirënjohës. Ai është një shok i mrekullueshëm dhe na ka shpëtuar jetën. Brenda katër javëve të fundit, Alfie flinte gjatë gjithë ditës. Ai nuk po luante më me lodrat e tij dhe nuk po kërcente lart e poshtë sikur bënte zakonisht. Ai rrinte vetëm fjetur”. Ndërkohë që edhe vetë ajo kishte përjetuar disa momente të shkurtra të sëmundjes ndërsa i dashuri i saj nuk kishte shfaqur gjë. Duke parë gjendjen e qenit të saj ajo vendosi të thërras një inxhinier në shtëpi për të parë nëse diçka nuk është në rregull. Ai tha se nëse Heather nuk do të dyshonte tek Alfie, ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit do të kishte qenë fatal për çiftin. “Unë nuk mund të besoj se sa me fat jemi. Nuk e di çfarë do të bëja pa Alfien”, tha Heather. Pas dy ditëve problemi ishte zgjidhur në familjen e mesfushorit, ndërsa qeni është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Sipas statistikave, monoksidit i karbonit vret më shumë se 50 njerëz në vit në Britaninë e Madhe.