Angli, United e nis me marsh kampionësh

redaktor

Manchester United e nisi në mënyrë të shkëlqyer kampionatin e ri anglez, teksa fitoi 4-1 në fushën e Swansea-s. Edhe pse nuk kanë bërë blerje të mëdha në merkaton e kësaj vere, “Djajtë” kanë shfaqur superioritet dhe se janë në gjendje të mbrojnë titullin. Sulmuesi Robin Van Persie shënoi dy gola të shkëlqyer, duke hapur serinë e tyre në minutën e 34-t. Dy gola shënoi edhe Uellbek, ndërsa për vendasit shënoi Boni. Kjo ishte ndeshje e fundit e luajtur dje, pasi më parë ishin zhvilluar disa takime të javës së parë. Rezultati më i bujshëm ishte në Londër, ku Aston Vila mundi 3-1 Arsenalin. Vendasit e nisën shkëlqyeshëm, me golin e Giroud në minutën e gjashtë, por Vila përmbysi shifrat me dy goditje nga pika e penalltisë. Pesë minuta para fundit, Luna shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që Koscielny kishte dalë që në të 67-tën me të kuqe, duke e lënë me dhjetë lojtarë Arsenalin. Takimi i hapjes ishte ai në “Anfield Road”, ku Liverpuli fitoi minimalisht me Stoke. Më pas luajtën të tjerët, me Fulhamin fitues në fushën e Sunderlandit dhe Southampton  në fushën e West Bromwich, me të njëjtin rezultat, 1-0. West Ham fitoi 2-0 me Kardif, ndërsa Norwich dhe Everton regjistruan barazimin e vetëm të ditës, 2-2.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *