Anglia e Allerdyce i nis kualifikimet me fitore (VIDEO)

Dita

Kombëtarja e Anglisë ka fituar 1:0 përball Sllovakisë.

Anglia ka arritur të shënojë një fitore shumë të vështirë në udhëtimin e parë në Sllovaki, me rezultat 1:0.

Ndeshja ndaj kombëtares sllovake ishte e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Djemtë e trajnerit të ri, Sam Allerdyce, nga fillimi ishin më kërkues dhe në fund ia arritën.

Pasi nuk gjetën golin në pjesën e parë, pas një rasti të mirë të Rahim Sterling, atë e gjetën në fund me anë të mesfushorit të Liverpoolit, Adam Lallana.

lallana

Goli erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë, pra në minutën e 95-të, ku Lallana u gjend më së miri në rrëmujën e krijuar para portës sllovake.

Pas kësaj fitore, Anglia kryeson përkohësisht në tabelën e Grupit F me tre pikë, teksa ky ishte një debutim i mirë për trajnerin Sam Allardyce.

anglia

Vlen të theksohet se Sllovakia luajti pa një futbollist që nga minuta e 57-të, pasi mbrojtësit Martin Skrtel, pas dy të verdhave u ndëshkua me kartonin e kuq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *