Anglia dhe Turqia zhvilluan një ndeshje miqësore këtë të diel pjesë e fazës përgatitore para Europianit, ku fitues dolën anglezët me rezultatin 2-1.
Kane, golashënuesi më i mirë në Premier League dhe Vardy ishin autorët e dy golave për Anglinë, ndërsa Calhanoglu shënoi golin e vetëm për Turqinë.
Deri në ndeshjen e parë kundër Rusisë në Euro 2016, Anglia do të zhvillojë edhe dy miqësore, një me Australinë dhe një tjetër kundër Portugalisë së Ronaldos.
