Anglia iu kundërpërgjigj menjëherë fitores së djeshme të Belgjikës, duke shkatërruar Panamanë dhe duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.
Të besuarit e Gareth Southgate kanë shpartalluar modestët e Panamasë me rezultatin e thellë 6-1 falë një triplete të Harry Kane.
Kjo është hera e parë në historinë e Anglisë që shënon më tepër se katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa kapiteni Harry kane shënoi dy herë me 11-metërsh, fillimisht në minutën e 22-të dhe më pas në të 46-ën.
Mes dy penalltive të kapitenit, ishte Lingard që shënoi një supergol dhe Stones që kompletoi dopietën personale, përkatësisht në minutat e 36 dhe 40.
Harry Kane mori i vetëm kryesimin e listës së golashënuesve, pasi shënoi edhe golin e tretë personal për sot, dhe të pestin në total pas dy takimesh, në minutën e 62 të takimit.
Nga ana tjetër, Panamaja u zgjua në minutat e fundit dhe gjeti golin e parë në pjesëmarrjen e saj të parë në një kampionat botëror, në minutën e 78 me anë të Baloy.
Tani Anglia dhe Belgjika kalojnë në fazën e 1/8-ave, ndërsa në ndeshjen e tretë në grup, do të përcaktojnë se kush do të kualifikohet si e para e grupit.
a.s/dita

Anglia fitoi, por ende nuk bind ne lojen e saj! Nivei i lojes se saj do i duket ne ndeshjet pasardhese. Lus te dal i gabuar!