Anglia synon hakmarrjen ndaj Gjermanisë, Spanjë-Itali finalja e parakohshme

Gazeta Dita

Në “Tychy City Stadium” të Polonisë do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Europian Under 21 mes Anglisë dhe Gjermanisë. Anglia do të zbresë në fushë pasi ka zhvilluar një fazë grupesh shumë të mirë, duke u kualifikuar në vendin e parë falë shtatë pikëve të grumbulluara në tri ndeshje.

“Tre Luanët” nuk kanë bindur në ndeshjen hapëse, të barazuar 0-0 kundër Suedisë që ka pasur disa raste për të fituar në minutat e fundit të atij takimi.

Por në ndeshjet pasardhëse lojtarët e Boothroyd kanë dalë në lojën e  tyre. Në fillim kanë triumfuar me përmbysje 2-1 kundër Sllovakisë, më pas kanë mundur Poloninë me rezultatin e pastër 3-0.

Formacionet e mundshme

Angli (4-2-3-1): Pickford; Holgate, Chambers, Mawson, Chilwell; Chalobah, Ward-Prowse; Gray, Baker, Redmond; Abraham. Ct: Aidy Boothroyd.

Gjermani (4-2-3-1): Pollersbeck; Toljan, Stark, Kempf, Gerhardt; Dahoud, Arnold; Weiser, Meyer, Gnabry; Selke. Ct: Stefan Kuntz.

 

Përballë tyre do të jetë Gjermania, që ka kaluar Grupin C me gjashtë pikë të marra në tri ndeshje. Ndryshe nga anglezët, skuadra e Kuntz e ka filluar shumë mirë Europianin, duke marrë një fitore 2-0 ndaj Çekisë. Më pas ka ardhur suksesi bindës 3-0 kundër Danimarkës në “Cracovia Stadium”. Mbrojtja solide e gjermanëve është vënë në provë nga Italia, në ndeshjen e fundit të grupit, me “axurrët” që kanë fituar 1-0. Një hap fals ky që nuk ka komplikuar kualifikimin e Gjermanisë në gjysmëfinale. Gjermanët kanë arritur ta fitojnë vetëm një herë Kampionatin Europian U21 dhe e kanë bërë këtë pikërisht kundër Anglisë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 4-0 në finalen që është zhvilluar në Malmo të Suedisë në vitin 2009-të.

10 NDESHJE

Këto dy skuadra janë ndeshur 10 herë të tjera në nivelin U21, me Gjermaninë që ka marrë dy fitore, ndërsa Anglia katër

1 TROFE

Gjermania e ka fituar vetëm një herë Euro U21 kur kanë mundur 4-0 pikërisht Anglinë në finalen e 2009-ës të luajtur në Suedi

5 HUMBJE

Kjo do të jetë gjysmëfinale e nëntë për Anglinë në nivel U21 dhe rekordi i tyre është 3 fitore, 5 humbje

Anglezët, nga ana tjetër, janë në kërkim të titullit të tretë në Euro U21 pas dy triumfeve të arritur në 1982-in dhe 1984-ën.

Për sa i takon formacioneve, Anglia do të luajë me skemën e zakonshme 4-2-3-1, me Abraham që pritet të kthehet në fushë nga minuta e parë, për të udhëhequr sulmin.

Mbrapa tij do të jetë Redmon, i mbështetur nga Baker dhe Gray. Edhe këtë herë çelësat e mesfushës do t’i dorëzohen Ward-Prose. Gjermania do të përgjigjet me të njëjtin modul loje, me talentet Gnabry, Meyer dhe Weiser që do të luajnë mbrapa krahëve të sulmuesit të vetëm Stelke. Arnold dhe Dahoud do të jenë udhehëqin mesfushën.

Spanjë-Itali

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e dytë e Euro U21, e cila do të luhet në orën 21:00, në “Cracovia Stadium”. Do të jetë si një finale e parakohshme e kompeticionit që po zhvillohet në Poloni.

Spanja do të paraqitet në këtë sfidë si skuadra favorite jo vetëm për të fituar këtë ndeshje, por edhe të gjithë turneun. Spanjollët, në fakt, kanë dominuar Grupin B, duke siguruar kualifikimin me tri fitore të marra në tri ndeshje.

Lojtarët e Celades kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe në radhët e tyre ka shumë lojtarët cilësorë. Ndeshja debutuese e “Furive të Kuqë” në

këtë turne ka qenë mbresëlënëse, me një fitore 5-0 të regjistruar kundër Maqedonisë. Në vazhdim kanë ardhur edhe dy fitore të tjera kundër Portugalisë, e mposhtur me rezultatin 3-1, dhe Serbisë, e mundur 1-0.

Formacionet e mundshme

Spanjë (4-1-2-3): Arrizabalaga, Bellerin, Mere, Vallejo, Gaya, Llorente, Denis Suarez, Saul Niguez, Asensio, Sandro Ramirez, Deulofeu.

Itali (4-3-3): Donnarumma, Conti, Rugani, Caldara, Barreca, Pellegrini, Gagliardini, Benassi, Bernardeschi, Petagna, Chiesa.

Përballë tyre do të jetë Italia, e gatshme të bëjë gjithçka është e mundur për ta vazhduar aventurën europiane.

Ndryshe nga kundërshtarët e tyre, lojtarët e Di Biaggios kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale vetëm në ndeshjen e fundit të grupit kundër Gjermanisë, që është mundur me rezultatin 1-0 falë një goli të Bernardeschit.

Ajo fitore i ka siguruar italianëve vendin e parë në Grupin C, me gashtë pikë të grumbulluara. Italia dhe Spanjë janë përballur disa herë të tjera në finale ne nivelin U21, siç ka ndodhur në 1986-ën, 1996-ën dhe 2013-ën.

Spanja ka fituar në 1986-ën dhe 2013-ën, por Italia ka triumfuar në 1996-ën. Gjithashtu, këto janë dy kombëtaret më të suksesshme në historinë e Euro U21 me 9 tituj në total: 5 për italianët, 4 për spanjollët.

9 TITUJ

Italia dhe Spanja janë dy kombëtaret më të suksesshme në historinë e Euro U21: 5 tituj për italianët, 4 për spanjollët

3 FITORE

Në tetë përballjet e mëparshme, të dy ekipet kanë marrë nga tre fitore dhe dy barazime

4 VITE

Ndeshja e fundit mes këtyre dy formacioneve ka qenë finalja e Jeruzalemit, e luajtur 4 vite më parë dhe që është fituar 4-2 nga spanjollët

Për sa i takon formacioneve, Spanja duhet të konfirmojë skemën 4-3-3 të përdorur deri tani. Marco Asensio dhe Gerard Deulofeu do të luajnë në krahët e Sandro Ramirez.

Në krahët e mesfushës duhet të aktivizohen Sual Niguez dhe Denis Suarez, ndërsa në qendër pritet të shohim Llorente.

Edhe Italia pritet t’i besojë skemës 4-3-3, edhe pse nuk mund të përjashtohet mundësia që Di Biaggio të kalojë te moduli 4-4-2, që i jep skuadër më shumë ekuilibër, siç është parë edhe në ndeshjen kundër Gjermanisë. Petagna dhe Bernardeschi duhet të udhëheqin sulmin, ndërsa çelësat e mesfushës do t’i besohen Gagliardinit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *