Angus Deaton fiton çmimin Nobel në Ekonomi

Ornela

Shkencëtari Angus Deaton ka fituar çmimin Nobel në Ekonomi.

Në arsyetimin e vendimit, i cili u shpall sot në Stokholm nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, veç të tjerash thekson se ky çmim prestigjioz iu dha “për analizat e tij të konsumit, varfërisë dhe mirëqenies”.

Angus Deaton është i lindur në Skoci dhe është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara.

Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole.

Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, ashtu si çmimet e tjera të Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.

Ky çmim ka vlerën e 975 mijë dollarëve.

Share This Article
2 Comments
  • Po cilat ishin zgjidhjet qe rekomandonte per varferine,se per pasurine e dine te gjithe formulen,qe iu dha ky cmim i madh.Me duket se varferia e pasuroi ate vete.Bota ka me shume te varfer se te pasur,ndaj kush zgjidh problemin e varferse meriton cmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *