Anija Oriku bllokon në Egje gomonen me 52 emigrantë

DITA Online

 

Anija e Rojës Bregdetare Shqiptare “Oriku”, gjatë mbrëmjes së djeshme,  ka zbuluar në detin Egje një gomone me 52 emigrantë me kombësi siriane, irakiane, afgane dhe palestineze.

Pas bllokimit të gomones me të cilën po udhëtonin emigrantët, të 52 persona në bordin e mjetit lundrues janë imbarkua më anijen “Fronteks”.

Gomonia është zbuluar nga radarët e anijes “Oriku” rreth 1.2 milje larg bregut.

Në gomonen me 52 persona, 19 prej tyre ishin fëmijë. Burime zyrtare pranë Rojës Bregdetare bëjnë me dije se mjeti lundrues ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt Ishullit Kios.

Pas ndalimit të tyre, emigrantët janë shoqëruar në portin e ishullit Kios, ku janë dorëzuar autoriteteve vendase.

Njoftimi i Rojës Bregdetare:

Ne oren 23:15 ora lokale ne koordinatat 38 14,6N dhe 26 12,5E nga radaret e anijes Oriku u zbulua nje gomone me emigrante ne distance 1,2 milje nga brigjet turke duke lundruar me kurs drejt ishullit Kios. Menjehere nga anija jone Oriku P-132 jane marre masat per njoftimin e komandes se grupit te gatshem te Natos SNMG2, rojes bregdetare turke dhe njesive te Policise Kufitare te BE Frontex.

Gomonia eshte mbajtur nen vezhgim deri ne mberritjen ne rajon te anijes se Frontex. Anija Oriku se bashku me anijen e Frontex MAI 1104 ne oren 23:45 filluan operacionin per ndalimin e emigranteve dhe marrjen e tyre ne bordin e anijes se Frontex ne koordinantat 38 14,5N dhe 26 07,6E.

Ky operacion perfundoi me sukses ne oren 00:42 duke imbarkuar te sigurt ne bordin e anijes se Frontex per regjistrim dhe verifikim nga autoritetet 52 emigrante nga te cilet 19 femije, 8 gra, 25 burra perkatesisht te kombesise 24 siriane, 20 irakiene, 7 afgane dhe 1 palestinez. Gjate operacionit jane marre te gjitha masat per sigurimin e jeteve njerezore, si rezultat nuk kemi patur persona ne uje,te zhdukur, demtuar apo humbje jete. Emigrantet u shoqeruan per tju dorezuar autoriteteve ne portin e ishullit Kios.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *