Anijet ilire dhe figurat e mitologjisë së detit

Bora Basholli

MOIKOM ZEQO

(Figura e gjarprit Kadmik në bashet e anijeve ilire)

Detaria ilire është një subjekt i madh.
Anijet e quajtura lembe dhe liburnide janë të njohura si emërtime të veçanta në terminologjinë e detarisë botërore të antikitetit.

Arkeologët shqiptarë nuk janë marrë fare me këtë subjekt, madje edhe disa rafigurime numizmatike të anijeve ilire nuk i kanë analizuar fare.
Pse anijet tregohen në monedhat ilire të labeatëve (rreth liqenit labeat – dmth i Shkodrës), daorësve etj?
Si zbukurim ornamental?
Jo, ato kanë kuptim substancial.
Anijet tregojnë simbolikën e flotës si përparësi ushtarake tek ilirët, por edhe kultin jetik të miteve detare, që lidheshin me hyun Redon.

Ilirologu i shquar Aleksandër Stipçeviç ka treguar një vëmendje të madhe për anijet ilire dhe kërkon të gjejë kuptimin e figurave përfaqësuese mbi bashet e anijeve ilire. Stipçeviçi ka botuar në 1973 një studim për këtë tematikë në përmbledhje studimesh realizuar nga Instituti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Zarës, fashikulli 20.

Stipçeviçi nuk është arkeolog i fushës, por njohës erudit i bibliografisë arkeologjike.
Ai ka bërë një sintezë të plotë dhe të admirueshme mbi Ilirët, që e ka botuar edhe në italisht shqip dhe në anglisht.

Ai kundërshton tabutë helenocentriste dhe romakocentriste dhe bën përpjekje edhe për një shtjellim teorik të qytetërimit ilir sipas të dhënave të autorëve antikë dhe të dhënave arkeologjike, që në shekullin e XX patën një dinamikë zhvillimi.
Sipas Stipçeviçit gjarpri është një kafshë ktonike e hyjnizuar tek ilirët.
Të dhënat për një panteon ilir janë të fragmentuara dhe nuk lejojnë një kodifikim dhe klasifikim përfundimtar, ose shumë të mëvetshëm.

Por Stipçeviçi e ka bërë megjithatë një hulumtim pionieri edhe në rrafshin mitologjik.
Figura mitike e gjarprit është arketipale në shumë popuj dhe qytetërime të lashta, por tek ilirët ka patur një parapëlqim të thellë dhe jo vetëm mitik, por edhe historik dhe artistik.

Gjarpri ktonik i takon tokës, por gjarpri është edhe kafsha e mjediseve të dyfishta: e tokës dhe ujërave.
Atributi ktonik është më gjenetik, atributi detar është, për mendimin tim, jo më i vonë, por përafërsisht i së njëjtës zanafillë të një njëkohësie shumë të largët.

Që bashi i një anije mund të formësohet si gjarpër, me kokën e kthyer nga kuverta, apo edhe kiçi në të njëjtën mënyrë, kërkohet që konstruktorët e anijes të krijonin një strukturë lundruese lehtësisht të lëvizshme, herë me bash dhe herë me kiç, dallimi midis bashit dhe kiçit nuk është shumë i qartë, për arësye se ne nuk e dimë nëse këto lloj anijesh kishin hyun Aimon, nga ana tjetër kuptohet se këto lundronin me anën e remave, me forcën e krahëve.
Nga ravijëzimet miniaturike të anijeve në monedha nuk del qartë karakteri velor, nuk dallohet as direku, ku mund të funksionalizoheshin velat e erës.

Anijet ilire në të vërtetë duhet të kenë patur vela dhe direkë, përveç remave, se ndryshe nuk do të kuptoheshin ekspeditat detare të mbretërve ilirë deri në brigjet greke, sidomos në kohën e Teutës, që pushtuan edhe qytete bregdetarë greke.
Nuk mund të shpjegohet një lundrim kaq i gjatë me anije deri në jug vetëm me anë të remtarëve, pa shfrytëzuar fuqinë shtytëse të erërave.

Vetëm kështu mund të rindërtojmë idenë e një dije navigacioni tek ilirët e detit.
Natyrisht detarët ilirë janë orientuar nga yjet, kanë lundruar jo shumë larg brigjeve, por duke i parë brigjet gjatë lëvizjes.
Hambari jo shumë i thellë i këtyre anijeve natyrisht është shfrytëzuar për mbrojtjen e amforave të ujit të pijshëm dhe të ushqimeve si dhe të armaturës, ndoshta edhe për fjetje.

Ilirët duhet të kenë patur disa kantiere ndërtimi të anijeve, vendi më i përshtatshëm ka qenë Shkodra dhe liqeni labeat.
Materiali drusor vinte nga pyjet e mëdha bregdetare, që janë shfrytëzuar për ndërtimtari anijesh edhe nga venedikasit e bregut të përtejmë edhe në kohën mesjetare.

Le t’i rikthehemi motivit grishës të kultit të gjarprit tek anijet ilire.
A.Stipçeviçi e përqendron analizën në pyetjen e mëposhtme.:A kanë pasur anijet ilire bashin në trajtë gjarpri?

Në vitin 1971, arkeologu shqiptar Bep Jubani zbuloi në lokalitetin Çinamak afër qytetit të Kukësit, në Shqipërinë verilindore, një monedhë të panjohur të Ilirëve të vjetër.

Në anën e përparme të kësaj monedhe është rafiguruar një burrë i panjohur me një kësulë me rreth të gjerë të tipit iliro-maqedon (kausia), ndërsa në anën e pasme figuron një anije ilire, në të cilën dallohen mirë remtarët.
Përmbi dhe ndën anijen lexohet mbishkrimi LABIATAN – emri i fisit të njohur ilire Labeate (Labeates), i cili i ka pasur selitë e veta rreth liqenit të sotshëm të Shkodrës.

Duke e inkuadruar shfaqjen e kësaj monedhe në rrethanat politike të viseve ilire jugore dhe duke e krahasuar atë me monedha të tjera të prera nga Ilirët në atë kohë, B.Jubani ka arritur në konkluzionin se kjo monedhë e Labeatëve është prerë pas vitit 168 para e.s., pra pas rënies së kësaj pjese të bregdetit ilir ndën pushtetin romak dhe në kohën kur shfaqet një monedhë tjetër e ngjashme me emrin e një fisi tjetër ilir – Daorësve.

Gjetja e monedhës labeate ka një rëndësi të shumëanëshme për historinë e Ilirëve dhe veçanërisht për numizmatikën ilire, por këtu ne do të merremi shkurtimisht me një detaj që i ka shpëtuar vëmendjes së B.Jubanit, po ashtu si edhe vëmendjes së numizmatikëve të tjerë që kanë shkruajtur mbi monedhat e njohura më parë ilire dhe iliro-greke me figurën e anijes ilire.
Është fjala për trajtën e bashit në anijen e rafiguruar, apo në anijet e rafiguruar në monedhat e tjera ilire të njohura deri tashti.

Në fakt, në ekzemplarët e monedhës labeate që porsa u zbuluan në Çinamak shihet fare bukur se bashi i anijes së rafiguruar kishte trajtën e një gjarpri.
Kjo e dhënë, natyrisht, nuk mund të na çudis, sepse do të kishte qenë shumë më e çuditshme sikur anijet ilire të kësaj treve mos të kishin pasur në bashin figurën e kësaj shtaze.

Megjithatë përpara se të zbulohej monedha labeate nuk mund të thuhej me siguri se çfarë shtaze ishte ajo që qe rafiguruar në anijet ilire që shohim në monedhat e fiseve të tjera, qyteteve dhe mbretërve ilirë.

Që lundërtarët labeatë zgjodhën si shtazë të tyre mbrojtëse pikërisht gjarprin, jo vetëm që nuk është diçka e çuditshme por është edhe e vetmja gjë e mundëshme.
Në fakt, gjarpri, pikërisht në këtë pjesë të bregdetit ilir ka qenë nderuar si totem i fisit, që në sistemin mitologjik të Ilirëve të atëhershëm ka pasur një vend qendror.
Qendra rreth Liqenit të Shkodrës, ku Labeatët kanë pasur selitë e tyre, i përkiste asaj cope relativisht të vogël të bregdetit ilir në të cilin sipas P.Melas dhe Plinit jetonin “Illyrii proprie dicti”.

Sipas legjendës që na kanë regjistruar autorët antikë, Ilirët e muarrën emrin nga Yllyrios-i hero eponim i fisit, i biri i Kadmos-it dhe Harmonias.
E gjithë kjo përrallë mitologjike është e lidhur me gjarprin.
Kadmosi dhe Harmonia para se të vdesin u shndërruan në gjarpinj dhe në këtë trajtë vazhduan të jetojnë në Fushat Elize, ndërsa vet Illyrios-i, porsa lindi, u mbështuall nga gjarpri, i cili i dha një fuqi magjike.

Linguistët modernë e venë gjithashtu emrin e Illyriosit në lidhje me gjarprin duke e derivuar emrin e tij nga një fjalë që don të thotë gjarpër.
Veç asaj të shumta janë të dhënat arkeologjike, filologjike, mitologjike – mbi kultin e gjarprit tek Ilirët dhe gjithashtu të shumta janë mbeturinat e këtij kulti në folklorin dhe artin e popujve ballkanikë të sotshëm, veçanërisht tek shqiptarët.
Rëndësia e madhe që ka pasur gjarpri në besimin e Ilirëve ka qenë edhe më parë një element që çonte në konkluzionin se bashet në trajtë gjarpri që shiheshin në rrafigurimet e njohura të anijeve ilire në monedhat ilire paraqitnin realisht gjarprin dhe jo ndonjë shtazë tjetër.

Në favor të tezës se anijet ilire kanë pasur bashe në formë gjarpri po përmendim edhe një të dhënë që tashti, pas zbulimit të monedhës labeate, merr një rëndësi të veçantë.

E kemi fjalën tek shprehja “drakontepheon” për detin Adriatik, të cilën e gjejmë në veprën “De magistratibus rei publicae Romanae”, Lib. I, cap. 46 të shkrimtarit bizantin të shekullit VI Johannes Laurentius Lydos.
Këto kuçedra (gjarpërinj) që mban deti Adriatik nuk mund të jenë veçse anije që lundrojnë mbi ‘të dhe që bashin e kanë në trajtë gjarpri.
Nuk do të jetë vetëm një rastësi që një liburne e stacionuar në Aleksandri të Egjiptit të mbante emrin “Draco”.
Megjithëse nuk mund të pohojmë me vendosmëri që emri i kësaj anijeje romake ka lidhje me faktin se i përkiste tipit liburn, pra një anijeje që përpara ardhjes së Romakëve në bregdetin ilir lundronte në Adriatik me bashin në trajtë gjarpri, prap se prap e vemë në dukje këtë rast, sepse është anija e vetme me këtë emër që L. Casson-i përmend në veprën e tij shumë të plotë mbi anijet e lashta.

Ka të ngjarë që si reminishencë të këtyre gjarpërinjve që lundrojnë nëpër Adriatik mund të marrim edhe pohimin e kronikanit Spalatin të shekullit XIII, Shën Thoma Arkigjakoni – zakonisht i orientuar mirë në legjendat dhe gojëdhënat nga e kaluara e bregdetit Adriatik lindor – sipas të cilit fenikasi Kadmi “qui depulsus regno venit in Dalmatiam, factusque pirata sevissimus ceepit quasi lubricus anguis per mare discurrere”.

Me konstatimin e faktit se anijet e rafiguruara mbi monedhën e Labeatëve i kishin bashet në trajtë gjarpri, nuk i është dhënë, ndërkaq, një përgjigje e plotë pyetjes.
Është interesant të përmendet këtu rasti i anijeve vikinge, të cilat kanë gjarpër në bashin dhe që për shkak të ngjashmërisë me gjarprin që lundron nëpër det quheshin drakare (Drakkars – kuçedra) dhe snekare (Snekkars – gjarpinj).

Mendimin që deti Adriatik epitetin “drakontophoron” ta ketë marrë pikërisht për shkakun se anijet ilire kishin mbi bash një gjarpër, e kanë shprehur edhe përpara nesh autorë të tjerë. Krh. L.Vojnović,” Histoirie de Dalmatie,” Paris 1934, vol. I, f.14; R. Ferri, vend, cit., faqe 420.

Sepse pos rafigurimit të anijeve ilire mbi monedhën e Labeatëve, ku gjarpri shihet kjartë, dhe rafigurimit të këtyre anijeve mbi monedha të tjera ilire ku është vështirë të identifikohet me siguri shtaza e rafiguruar, ekzistojnë edhe disa rafigurime të tjera anijesh ilire, të cilat në mënyrë evidente nuk i kishin bashet në trajtën e kësaj shtaze.
E kemi këtu fjalën në radhë të parë për rrafigurimet shumë të skematizuar të anijeve të gravuara mbi ndën-gjunjëzat (kallçinjt) e gjetura në Glasinac (lokaliteti Ilijak).
Mbi dy ndën-gjunjëze të gjetura në një varr të pasur princëror janë rafiguruar katër anije (nga dy mbi çdo ndën-gjunjëz), në të cilat shihen kjartë bashet në trajtën e një shtaze për të cilën mund të thuhet me siguri se nuk është një gjarpër.
Shtazët që janë rafiguruar mbi këto ndëngjunjëze u ngjajnë shumë shtazëve që figurojnë në bashet e anijeve që shohim mbi një stele të gjetur në Novilara pranë Pésaros në Itali.
Këto shtazë kanë gjithashtu “brirë” (ka të ngjarë të jenë veshë) si ato të ndëngjunjëzave të Glasinacit.
Dhe ndërsa shumica e specialistëve që kanë shkruajtur mbi këto stela nguron të përcaktojë llojin e shtazës, F.Behn shpreh mendimin se këto anije kanë pasur bashin në trajtë dashi.
Vetë rafigurimi mbi stelën lejon mundësinë edhe të interpretimeve të tjera, por duhet pranuar se ky mendim nuk është pa baza, sepse dihet se dashi tek Ilirët ka qenë një shtazë kulti.
Megjithatë neve na duket se do të ishim shumë më afër së vërtetës sikur në bashet e anijeve të rafiguruara mbi stelat e Novilaras dhe në ato të rafiguruara mbi ndëngjunjëzet e Glasinacit të shihnim figurën e një kali, – një shtazë që ka pasur një rëndësi të madhe në besimin e Ilirëve dhe kulti i të cilës, siç na njoftojnë shkrimtarët e vjetër, ka qenë i lidhur me detin.

Arkeologët që kanë shkruajtur mbi stelën e Novilaras kanë shprehur hamendje mbi përkatësinë e anijeve që po ndeshen këtu midis tyre.
Undseti, Orsi dhe disa të tjerë kanë menduar se skena mbi këtë stele paraqet një betejë detare midis banorëve vendas të Picenumit nga njëra anë dhe Fenikasve ose Grekëve nga ana tjetër.
M.Hoernesi, ndërkaq ka paraqitur tezën shumë bindëse sipas të cilës anija armike që lufton kundër asaj të Picenumit ka qenë nga bregu i përtejmë i Adriatikut, d.m.th. ilire.

Fakti që anijet me bashe të tillë shfaqen edhe mbi ndëngjunjëzet e Glasinacit do të mund të konsiderohej si një vërtetim i faktit se anijet ilire në pjesën veriore të Adriatikut, ku nuk ekzistonte kulti i gjarprit, kishin mbi bashin një shtazë tjetër, ndoshta pikërisht kalin.
Sidoqoftë mund të pranojmë tezën e Hoernesit mbi iliricitetin e anijes së stelës së Novilaras, sepse edhe rrafigurimet e anijeve të Glasinacit kanë pikërisht të njëjtën trajtë si ato të anijeve që ndeshen në skenën e stelës.

Një rafigurim tjetër anijeje e kemi mbi një pllakëz nga Drozori i Likas.
Edhe mbi këtë pllakëz është paraqitur një betejë detare si mbi stelën e Novilaras, por anijet janë rafiguruar në mënyrë aq skematike sa që nuk ka mundësi të identifikohet shtaza mbi bashin.
Mbetet akoma të thuhen disa fjalë mbi bashet e anijeve të rafiguruara mbi disa monedha të tjera ilire.
Pos monedhës labeate, anije janë rafiguruar edhe mbi monedha të qyteteve Skodra dhe Lissos, të mbretit ilir Genthios, siedhe mbi monedha të fisit të Daorësve që kanë banuar rreth lumit Neretiva.
Trajtën e disa shtazëve të tjera, gjë nga e cila mund të nxirret konkluzioni se bashe në trajtën e një gjarpri kanë pasur vetëm anijet e pjesëve ilire jugore, ndërsa ato të Adriatikut verior mbanin figura kali ose ndoshta dashi mbi kiçet ose bashet.

Rrafigurimet e anijeve mbi ekzemplarë të tjerë monedhash ilire (të monedhave të Skodrës dhe Lissosit, të fisit të Daorësve dhe të mbretit ilir Genthios) nuk janë për ne aq të kjarta sa të mund të përcaktojmë llojin e shtazës që është rafiguruar mbi bashet e tyre.
Megjithatë, tashti për tashti, pas gjetjes së Çinamakut, mund të konsiderojmë me plot të drejtë se edhe këta bashe kanë pasur trajtën e gjarprit.

***

Tërë thelbi i arsyetimeve të mësipërme e shtyjnë Stipçeviçin të paraqesë krejt të bindshme tezën se anijet ilire ishin me bashe me figurën e gjarprit.
Ai flet për kultin e kuajve që ilirët i flijon hyut të detrave.
Po a ka lidhje midis kultit të gjarprit me kultin e kalit, a krijohet një sintoni mitike e përbashkët.
Kësaj pyetje Stipçeviçi nuk i përgjigjet, sepse edhe nuk e shtron fare.
Mos vallë edhe pyetja në vetvete është e sforcuar?
Po a ka shpjegime më bindëse?

Për mendimin tim figura totemike e gjarprit lidhet me mitin e heroit fenikas Kadmit që i martuar me Harmonian shtegtoi në Iliri pranë liqenit të Lyncestëve, ku lindi djalin Ilir, që u bë eponim i fiseve ilire.
Mbas vdekjes në fushat eleziane, siç tregon Ovidi tek “Metamorfozat” Kadmi dhe e shoqja u kthyen në gjarpërinj hyjnorë.
Në pafkën e Selcës (shekulli III para erës sonë) paraqitet Kadmi si gjarpër mbrojtës mbas figurës së kalorësit ilir.
Nuk është vënë re ndërkaq që gjarpri del nga një mjedis ujor ku duket edhe figura e një peshku, pra vërtetohet ndërlidhja e Kadmit Gjarpër si mbrojtës i ujërave.
Dihet se bregdeti ilir ruan disa legjenda se në brigjet dalmatike të Rizonit, apo edhe në Vjosë të Shqipërisë, siç thotë Stefan Bizantini në sh. VI, gjoja ruheshin monumente mbivarrore për kujtim të heroit Kadmi.

Nëse kulti i Kadmit qe kaq i fuqishëm në Rizon ahere kuptohet pse anijet ilire kishin bashe me figura gjarpri. Anijet kështu paraqiteshin me identifikimin e veçantë, duke mbajtur në bash, formën zoomorfe të Kadmit.
Njësimi me gjarprin ka karakter totemik, mbrojtës, apotropoik.
Pra anijet ilire mund të quhen edhe Kadmike sipas një gjeanologjie mitike.
Së fundi tërheq vëmendjen se në monedhat ilire, poshtë figurës së anijes është përherë figura e një delfini, që herë herë jepet me bisht të gjarpëruar.
Pse delfini?
Ç’përfaqëson delfini?

Delfini është simbol i hyut të detrave, gjitari detar më i parapëlqyer dhe shoqërues.
Delfini i takon ujërave të kripura, jo të ëmbla.
Kulti i ujërave është një tërësi kultesh, një regjistër hyjnish lokale, që lidhen me hyun qëndror.
Delfini tregon se hyu qëndror lidhet më tërësisht me detin, pra deti ka një përparësi të padiskutueshme.

Ka mbetur pa një studim kryesor thalasokracia ilire, më saktë ajo që quhet Thalasokracia liburne, që të paktën deri në epokën arkaike në shekullin VIII para erës së re zotëronte edhe vetë Korkyrën.

Dalim kështu në detsundimin ilir si dhe tek institucioni i piraterisë ilire, që Artur Evansi e vlerësonte me mprehtësi, si formë e veçantë ekonomike e kohës.

Stipçeviçi në këtë rast ngacmon idetë e dijes dhe le të hapura shumë shtigje.( 1983)

Share This Article
3 Comments
  • Z. Zeqo, ju falenderoj për shkrimin informues e kulturor.
    Më falni për kërkesën por jam shumë kurioz të di mendimin tuaj : në çdo debat për prejardhjen e shqiptarëve nga ilirët, prova më e madhe që kanë fqinjët tanë, është se ne nuk kemi fakte të shkruara që rrjedhim nga ilirët. Duket shumë e çuditshme që një popull aq i zhvilluar si ilirët nuk kanë pasur shkrime në gjuhën e tyre, kur fqinjët e tyre grek e romak jo vetëm shkruanin por kishin edhe gërmat e tyre, dhe po aq e habitshme është boshësia historike qindra vjeçare midis ilirëve dhe arbërve. A mund të themi ne me siguri të plotë që rrjedhim nga ilirët kur me ta lidhemi vetëm se disa fjalë e po ashtu disa emra të qyteteve ilire shpjegohen me gjuhën shqipe ? Sepse nëse arsyetojmë kështu, pas 10 shekujsh kur historianët të gjejnë varret e tanishme me emra si Armando, Xhon, Luçiano, Muhamed, Islam, edhe emrat e vendeve si Elbasan, Pasha Liman, Gjirokastër etj, atëherë do të gjykojnë që këtu ka qenë tokë turke, greke, italiane sepse këto emra shpjegohen vetëm me gjuhën e tyre. Pse humbi emri ilir ?
    Ju falenderoj nëse bëni një shkrim shpjegues, mgjth niveli im i arsyetimit është i ulët.

  • Fjala gjarper vjen nga gjuha anglishtja viper,ashtu sic vijne :
    Mishi nga Meat
    Flamur nga Fllug
    Shpirt nga Spirit
    Mendje nga Mind
    Shkurt nga Short
    Ruge nga Road
    Pidhi nga Pusy
    Prift nga Priest
    Ha nga Hanger,uritur.
    Uje nga Uoter
    Sy nga See you
    Mushkonje nga Moscito
    Pjeshke nga Peach
    Liqen nga Lakete dyja nga Limni Greqisht
    Ashtu sic eshte (este) Peshku nga Pesca italisht,nga psari Greqisht.
    Shtet nga State,Qitet nga Cita italisht,te dyja keto fjale nuk jane GrekoIlyre se ata i thonin Kratos Shtetit dhe Polis Qitetit deeeeeeeeeri tek Osmanet qe Kostandino-Polis turkiallvanosat e quajten Stamboll apo me keq Kostandinopoje!
    Vazhdojne nga fjalet e Gluhes (Glosa) angleze qe kurre nuk ka qene prezente si Shtet pushtues ketu ne Ballkan sic ishte Italia,Turqia,Sllavet.
    Theatron e bete Teater pse?Perke?
    Si i thonin Ilyret Armikut perpara se te pushtohej Epiri nga Romaket!
    Mos te mendoj ndonje turkoallvano se Romaket “vodhen” Gluhen e bukur “Ilyre” dhe fjalet Amiko (mik),armik.
    Kendon nga Kantare
    Vjen nga Vini,Vidi Vici.
    Erdha,Pashe,Fitova.
    Erdhe vjen nga greqishtja,Irtha erxome.
    Nga Anglishha,me qindra fjale kush i mori se kjo Gluhe eshte e re.
    Vetem nga Greqishtja ja 45 mije fjale.
    Vazhdojme me Anglishten.
    Vdes nga Deth
    Varros nga Barry
    Mengjes nga Morning
    Dite nga Day
    Darke nga Dark
    Moter nga Moter
    Flamur nga Fllug
    Bukur nga Buatiful
    Semundje nga Sickness
    Shkence nga Sience
    Teuta nga Thetis nena e Akilit ashtu si me Teater Thea-tros,Axileas jo Akili etj.
    Hape deren nga Open the door etj etj etj,ecetera.
    Ilyret ishin krenare qe ishin Greje te Epirit,kete e thote edhe (and) Marin Barletti qe ne jemi Epirote dhe bijte e Zeusit,Athines,Poseidonit,Aleksandros qe Greqisht do te thote Alex-Androa mbrojtes i burrave,Alexiptotos qe do te thote greqisht Mbrojtes i renies d.m.th Parashute.
    Motra e Aleksandros Thesalo-nika do te thote “Shqip” Fitore (Viktore) e Thesalise.
    Babai i Tij Fil-Ipos do te thote Mik (amiko) i Kalit.
    Ipo-potamos do te thote kali i lumit.
    Pyetja eshte per turkoallvanosat qe cdo te thote Patriote Patridha?
    Kur shumica e nje populli (popola) katandiset te kete Emra,Ndergjegje,Festa qe tregojne dashurine dhe respectin per Sulltanin Arabe,atehere me falni por nuk jetoni ne kete Planet.
    Kadmos nga Finiqi ne Liby zoti Zeqo erdhi dhe ndertoi Thiven ne atdheun e Tij.
    Sipas Platojit,Elladha eshte shtrire si nje bretkoce gjate gjithe detit Mesdhe qe nga Pyles tou Irakleos qe sot eshte Gjibraltari deeeeeeeeri be Persi,Persopolis dhe Indi.

    • Ilir (free Man - per tja perkthyer atyre qe nuk e kuptojne fjalen ne shqip (gjuhen e folur/popullore)) says:

      Te nderuar lexues,
      A kuptuat gje nga brockullat e ketij psikopatit qe nuk e ka idene nga lidhet gomari e as denjon te lexoje se cthone shkrimet qe te pakten te nxere dicka. Po shkruan ne shqip aq shume brockulla qe thua tani shqipja paska rrjedhur nga Anglishja kur dihet qe anglishtja e sotme nuk i ka me shume se 600 vjet jete. Pra nga budalliqet e veta e nxjerr qe nese nji gjuhe evropiane ka lidhje kaq te madhe me nji tjeter dhe kur njera (Alb) cilesohet nga shkencetaret si gjuhe e vjeter dhe tjetra e re (Engl) do te thote qe relativizmi vjen nga e vjetra te e reja jo anasjelltas. dmth te pakten per ata qe kane dy pare mend arrijn te kuptojne qe e reja vjen pas te vjetres dhe meqe kane kaq shume ngjashmeri do te thote qe gjuhe te tjera europiane paskan lidhjen me shqipen e rrjedhin prej saj dhe jo lidhje me gerrrrrqishten (persishten e prodhuar ne evrope para 400 vjetesh\katharevusan) sipas gomarlliqeve qe tenton te nxjerresh nga mendja jote ti i vetquajturi pellazgos. prandaj here tjeter kur nxjerr teza dhe gomarlliqe nga goja mendoi njeher para se ti shkruash sepse nga nje koment ne tjetrin te vijne pas koke e te godasin e thone hej Hajvan sapo the te kunderten. dhe nji keshille te fundit. mos ngaterro fene me nacionalitetin. rri ca dite larg papuse dhe fillo arsyeto se ca te ben ty o grek o shqiptar, pra zgjidh e mer se nuk mund te jesh te dyja bashke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *