Tërë këtë javën e fundit një popull i tërë po ngrihet dhe po i jep zë vetes j. Po del në rrugë, po proteston pa frikën se dikush i fshehur mbas një dritareje në godinën e kryeministrisë, duke lëvizur perden tinëzisht dhe i frikësuar nga forca e tij, do të japë urdhër të qëllohet mbi të. Pa frikën se ndonjë snajpër, pas atij urdhëri, do të marrë shënjë ata që paqësisht protestojnë ndaj një vendimi që ende nuk është marrë.
Nuk janë shtatë vetë a dhjetë vetë siç shihnim në protestat e mëparëshme pas 21 Janarit dhe para 23 Qershorit, por janë pothuaj me qindra që po ngrenë zërin kudo në mënyrë paqësore dhe po marrin guximin të thonë fjalën e tyre kudo, para ambasadës amerikane (hera e parë kjo), para kuvendit, para kryeministrise, e në sheshe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Anipse në mes të tyre u futën edhe ca kukumjaçka, populli shqipëtar qe në gjëndje t’i nxjerrë nga rradhët e veta ato vrasës të ardhur në demostrim nën lëkurën e qaramanit të bezdisur, duke u ngritur kështu jo vetëm kundër ndotjes së ambientit nga prurjet e mundëshme të armëve kimike, por edhe për të ruajtur pastërtinë dhe ndërgjegjen e tij demoktratike nga mbetje helmuese e të rrezikëshme politike që vazhdojnë të përzihen duke ndërhyrë skuthtësisht në jetën e tij, megjithëse ai ju dha një JO të madhe dhe tepër të QARTË më 23 Qershor.
Por kjo nuk e prish faktin që shqipëtarët po ushtrojnë të drejtat e tyre me dinjitet pa frikën se jetojnë më në një diktaturë të zezë që do t’i vriste, që do të çonte policë të veshur civil në mes të tyre, që do t’i fotografonte dhe të nesërmen në vëndin e punës do t’ju duhej të përballoheshin me shantazhet që do t’ju bëheshin për humbje pune n.q.s. do të guxonin të dilnin në një demostratë të tillë përsëri. Përkundrazi, jua rrit edhe më shumë dinjitetin që ata e mbrojtën të vendosur me votën e tyre me 23 Qershor.
Janë mbase qindra milionë dollarë të përfshirë në këtë “katrahurë” armësh kimike që shqipëtarët mund të fitojnë. Por shqipëtarët po i japin të drejtën vetes të mohojnë pranimin e qindra milliona dollarëve që mbase do të mund të rregullonin një mbarëvajtje të momentit të ekonomisë të vëndit me një hap shumë më të shpejtë. Ata, në kuptimin e plotë të fjalës, po pranojnë të kalojnë përmes një rimëkëmbje më të ngadalshëme ekonomike që është më e vështirë për tu përballuar, dhe çfarë është më e rëndësishmja, ata po ngrenë zërin për një jetë më të shëndetëshme, për një Shqipëri më të sigurtë jo vetëm për jetën e tyre të sotme mbi tokën shqipëtare, por edhe të brezave që do vijnë më pas duke lënë mënjanë rehatinë personale të çastit duke i thënë qindra millionave një tjetër JO të madhe. Populli shqipëtar po lë egoizmin e mbijetimit të momentit pas kurrizit, po “shqelmon” të “mirat” e momentit, për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme të pastër për brezat që do vinë, dhe këtë po e bën me largpamësinë e një populli të kulturuar. Shqipëtarët nuk po pranojnë të kenë një përmirësim të menjëhershëm ekonomik, por po vlerësojnë më shumë atë që është më thelbësore për jetën e tyre. Dhe kjo tregon një ndërgjegjshmëri mjaft të lartë të një populli të edukuar dhe humanitar.
Populli shqipëtar po proteston dhe kjo të mbush me krenari. Këto demostrata nuk tregojnë dobësi të qeverisë së posa zgjedhur siç mundohen shumë zëra naivë, apo zëra të që vijnë nga errësira, ta paraqesin. Këto demostrata nuk tregojnë se qeveria po dështon. Përkundrazi, këto demostrata po tregojnë se demokracia më në fund ka ardhur në Shqipëri, se Shqipëria po merr frymë lirisht. Se Shqipëria zgjodhi në krye të vëndit një qeveri që i jep mundësinë e LIRISË së FJALËS duke hequr në mënyrë simbolike kangjellat e hekurit që rrethonin godinën qeveritare, duke i dhënë të drejtën të protestojë për të drejtat e saj. Shqipëtarët me votën e 23 Qershorit i dhanë të drejtën vetes të jenë një popull vital që mund të funksionojë normalisht në truallin e tij, që të ketë të drejtë të plotë në qeverisje jo vetëm nëpërmjet përfaqësuesve që zgjodhi, por edhe me zërin e tij të fuqishëm për t’i thënë ndal atyre vendimeve të qeverisë që ai mendon që janë në dëm të tij. Shqipëtarët i dhanë të drejtën vetes më 23 Qershor, që të jenë fuqi aktive në vendimet që merren për të.
Kjo që po ndodh nuk është dështim i qeverisë Rama, përkundrazi, është fitore e popullit shqipëtar që nëpërmjet qeverisë që zgjodhi, i dha fuqi të plota gjithashtu vetvetes.
Me këtë qeveri, populli shqipëtar i ka dhënë mundësi vetvetes të jetë Sovran me të gjithë të drejtat në truallin e vet, dhe këtë rradhë jo vetëm në letër.
Shqipëria po merr frymë lirisht më në fund, dhe po tregon se ka një popull që i di mirë të drejtat që i jep demokracia dhe di si t’i përdorë ato kur ka në krye një qeveri që e zgjodhi vetë pa ndërhyrje të forcave të errësirës, dhe të jetë një popull krenar e me kokën lart, që thotë haptazi me këto demostrime:
Jam antar i barabartë i NATO-s, dhe jo thjesht një numër plotësues i saj.

Eshte vertete Rilindje e ndergjegjes qytetare qe po mer vete ne duar fatet e veta pa u nxitur nga interesat politike partiake . Uroj te jete edhe ne vashdimesi keshtu. Sepse po u futen politikanet tane ne mes do te ndodhe si ne te kaluaren e afert. Kur diskutoheshin vetem vendet e plehrave tona ne kohen e NANOS ,Berisha beri namin duke kundershtuar, po keshtu per tecin e Vlores nuk la gurre pa levizur te mos behej ne kohen e Nanos dhe me pas kur mori pushtetin beri si i erdhi per mbare duke kerkuar edhe plehra nga jashte . Kam frike se edhe tani i meshon kesaj ideje vrastare duke shpresuar qe te kthehet ne pushtet dhe per dollaret te mare jo vetem Helmet e Sirise, por edhe te gjithe botes.Dhe ju siguroj qe e ben.
Nimfa – E para e punes fjala Anipse nuk egziston ne fjalorin shqip!
Se dyti, protestat ishin paqsore sepse nuk kishte nje te cmendur qe te shtynte popullin ne lufte, ti bente thirrje popullit te sulmonte institucionet, te therriste per rrezim qeverie. Kjo eshte diferenca midis 21 janarit dhe dites se sotme! U nxit populli per lifte, pa ndodhi 21 janari, jo e kunderta.
A e imagjinon cfare do te kishte bere Rama nese kjo puna e armeve kimike te kish ndodhur para 1 viti dhe qeveria e djathte te ishte sjellur me te njejten “trasparence” qe kjo e sotmja po sillet? Jam e bindur qe lideri yt do te cirrej deri sa te mblidhte grupin e gadishmerise per nje 21 janar te dyte!
PSE BETJEA E POPULLIT NUK ESHTE E “NDYRE” POR KREJT E SINQERTE.
Kete duhet ta kuptoje me ne fund edhe gazetari Mero Baze dhe te heqe dore nga kenaqesite mazokikste qe po i ben gazetes TEMA duke publikuar vetem komente dhe replika debile ne favor te editoriales se BOSIT te saj.
Ne nje kohe qe i madh dhe i vogel ne Shqypni eshte ngritur ne kembe per te mbrojtur fatin e Vatanit, ne nje kohe qe po shohim nje fenomen si RISI e mahniteshme e bukur ne vendin tone kur nuk eshte Klasa Politike, as Opozita ajo qe organizoi dhe nxorri njerezit, kryesisht te rinjte ne bulevard, Mero Baze ne kabinetin e tij sheh vetem ARMIQ KONSPIRATORE dashakeqas per qeverine dhe Edvinin qe jane te NDYRE, me PARANOJA dhe kane per qellim te prishin relatat e mira te vendit me SHBA-s. A eshte me te vertete keshtu? Mesiguri jo! do te pergjigjeshim shume vete, qe nuk i shikojne gjerat si Mero Baze nga kendveshtrimi i KONSPIRACIONEVE ENVERISTE. Sepse edhe me sy te thjeshte kur shikon protestuesit-studenta nuk te duken si agjente te ARMIQVE te KLLASES, as si llapaqene bllogjesh pa kurfare pozite qytetare sic i quajti Mero Baze ne nje editorial me pare. Atehere ne kete llogjike lind pyetja krejt normale:
PSE ESHTE KAQ AGRESIV DHE I PADREJTE MERO BAZE ME PROTESTUESIT?
Studentet i thone pushtetit;Ndal,Per fatin tone vendosim vete!Skilja plake,Sali Berisha nuhati eren e re te ndryshimit dhe shkoi te pervetesonte levizjen popullore,njashtu sic beri ne 90-en>Edhe atehere e perzune,por e gjeti nje vrime skilja,por kete rradhe e shporren me ze e me figure,e shporren njezeri,ja mbyllen te gjitha shtigjet nga mund te hynte skilja.Ne 90,nuk ia njihnin mire ftyren,nuk ja dinin maskat dhe skilja i hengri studentet nje nga nje,sot ja dine te gjitha edhe kuisjen e skiles edhe ulerimen e ujkut,Shporru Sali Berisha!Jam i sigurte qe kur ta mbyllin ne kafaz skilen,kur ti lidhin prangat per krimet ndaj ketij populli,asnje student nuk do te protestoje per vrasesin e studenteve te 90-es.
Ky fare Lisdushku eshte fatkeqsi qe nuk ndodhet ne ndonje klinike spitali per mungese memorje e shqip per te meta mendore !!! Ato viktimat e 90 tes te kishit marre mundimin dhe t”i emeronit se cilet jane ,studentat e cfare supozoni ,e viktimat e rene ne kufirin shtetror te 1990 a e dini sa jane e kush dha urdherin dhe pse ligji antinjerezor ishte hequr ????? Per vendimin e qeverise per helmet qe do te groposi te presim mbasditen se mos ndoshta mbrapset e thote jo e mandej ellozhet e lavderimet s”do te pushojne sa kohe te jete ne pozite !!!!
Rita …Rita mer manivelin dhe ndiz makinen , mesa duket ke kohe qe e ke lene pa pune dhe mos funksionimi per nje kohe te gjate ka shkaktuar rrjedhje lengjesh , mjafte toksike per gjinine mashkullore
Mendoj se ishte kjo fitore e Rilindjes, qe manifestoi si qeverisje liberalizim apolitik te frikes se shqiptareve dhe fitorja e dyte e shqiptareve ishte fakti qe populli i dha shpullen e fundit kriminelit dhe satrapit te fundit te Shqiperise (Sali Vrasesit), te cilin se bashku me kollovarin e tij te PD e te familjes e percolli me gisht ne…… goje e ne prapanice
Poshtersia nuk ka brire ,po ka veprime qe e tregojne. Nje veprim te tille te poshter pam
edhe dje nga BERISHA dhe Basha.
SI guxuan keta vrases te ulen mbi gjakun e 4 te vrareve me 21 janar,i cili ende nuk eshte thar. PO PER PUSHTET NE TE VRASIM,PO PER PUSHTET TE JU U QASEM,POR SHYQYR QE NUK NA DHAT DERRASEN……….. VRASES ………. VRASES…..
Te paska percelluar Rita-Mos je nga familja e Sali Bishes? Nuk ka helm me te rrezikshem se ju!
POpulli Shqiptar ka tradite te shkelqyer kur behet fjale per te marre situaten ne duart e veta.Qe nga Haxhi Qamili e deri tek 1997-98.Oburrani mblidhuni kunder Amerikes se po duan te na shfarosin!IDIOT
Nese do ti shohim thjesht si demonstrata ndaj nje te keqe qe kercenon vendin, duhet te gezohemi, pra populli rinor po zgjohet, po ndergjegjesohet, po behet i pergjegjshem. Po a eshte e vertete kjo? Deri ne keto momente kemi te bejme me nje popull qe ka dhene prova te shumta se eshte i papergjegjshem, si fjala vjen hedhja e plehrave vend e pa vend, mbajtja e papaster e mjediseve ku jetojne, shkelja e rregullave te qarkullimit, shkatrrimi i natyres, etj,etj. Te gjitha keto akte te papergjegjshme te bejne te mendosh se protestat jane te stisura, ne menyre qe qeveria shqiptare te justifikoje si brenda vendit, ashtu dhe jashte vendit, vecanerisht te partneret “jo” e saj.
Nese Edi Rama nuk do fusi ne burg Saliun, Lulin, Boden, Olldashin dhe Xhozin atehere pirdhi ne te politikes dhe shtetit te “RI”. Ne 23 vjet jane vjedhur miliarda dollare nga pasurite e ketij vendi dhe ndihmat qe i jane dhene Shqiperise nga komuniteti nderkombetar, Futja e tyre ne burg te shoqerohet me sekuestrimin e pasurive te tyre te familjareve te tyre, kthimi ne buxhetin e shtetit te parave te zhdukura ne kontot bankare jashte dhe brenda shtetit, si dhe nga apartamentet e blinduara ku ata fshehin cash-in. Edi Rama ke premtuar perpara elektoratit lufte kunder korrupsionit, filloje pra nga Sali Berisha i pari te shkoj ne BURG, do shohesh qe populli do te te votoje edhe 8 vjet te tjera.
Kujdes djema se ky eshte URJAHIPI i DIKENSIT te madh, po me nje ndryshim URJAHIPI i DIKENSIT ferkonte duart me djersen e neveritur kur bende ndonje prapesi ky URJAHIPI i PD buzeqesh me ckermitje kur vret dhe vjedh. Xhaja ka Kavaja.
Siguroj komentuesin-sen Vlora se nuk perdor manivelin per ndezjen e makines sime ,jo per ndonje gje por perdor celesin per ndezjen e motorit ,si dhe te deres !!!Sic duket akoma jeni me pronesim ndonje makine te kooperativave qe kujtoni e ,,,,,,,perdorni dhe manivelin dhe sot !!Eshte sa qesharake dhe tragjike reagimi i disave kur ju kujton nje kohe ,,,,disa krime monstruoze e te pakuptueshem per rinine e sotme ,,kur kujton e ve ne Balance nje epoke qe dhe pse filanit APO filanes si Vlora APO kush tjeter s”e njohin se nuk e kane jetuar eshte me e llogjikshme te lexoni historine e vertete te baballareve e gjysherve tuaj se sa te doni te ironizoni e me “manivele ” e “lengje kimike ” qe mjerisht i keni ne trute e juaja !!!
Edi eshte burre shteti! Te lumte! Protesten e drejte popullore donte ta shfrytezonte sala dhe luli. Historia e 1997 ka treguar se kur humb pushtetin sala, ai me cdo rast e menyre do t’i vere flaken shqiperise, (pas meje u befte kijameti). U kenaqa shume kur i debuan nga sheshi, Iken si qente me bisht nder shale. Edi u dha besim njerezive se qeveria nuk vret njerezit e vet. Edi vrau friken e njerezve per te protestuar. Jam e bindur se njerezit tashme do ta duan e do t’i besojne me teper. Sala dhe luli kete here dolen perseri me te diskretituar.
te gjithe shqiptaret duhet ti thone nje PO te forte dhjerjes se lulzim bashes e kryetarit te tij te gjithe te ngrihemi e ti dhjesim duke i konsideruar banjo publike te popullit shqiptar rrofte shqiperia rrofte populli shqiptar poshte kusaret e vrastaret
Jane te bashkuar pushtetaret tane ne vjedhje dhe nuk ia nxjerrin njeri-tjetrit. Basha PO TE KONTROLLOJE NDERTIMET NE KOHE TE EDIT DO TE SHOHE QE ASNJE NUK ESHTE NE PARAMETRAT E LEJES, PO BASHA PO ASHTU DO TE BEJE EDHE VETE DHE NUK IA NXJERR, POVETEM E SHAN NGAPA.