Jenifer Aniston drejt ndarjes nga i fejuari. Një mik i aktores është shprehur se askush nuk duhet të befasohet nëse ajo së shpejti bën të ditur ndarjen nga Justin Theroux. Edhe pse Jennifer po mundohet shumë që lidhja e tyre të funksionojë, burimet e afërta me aktoren thonë se entuziazmi i saj dita-ditës po ftohet.
“Ajo do të dëshironte që lidhja e tyre të funksionojë, por duket se ajo më nuk mund të bëj asgjë në këtë drejtim. Puna e shumtë ka bërë që ata të jenë vazhdimisht larg njëri-tjetrit. Dhe kur nuk janë bashkë, Jennifer bëhet dyshuese, prandaj vazhdimisht i telefonon dhe i dërgon mesazhe për ta kontrolluar”, ka deklaruar ky burim, për të shtuar se edhe refuzimi i Justin-it për të pasur fëmijë, ka ndikuar në krizën në lidhjen e tyre.
