Anjeza Shahini ftohet nga Mbretëresha e Anglisë

redaktor

E veshur elegante dhe me klas, kështu është shfaqur Anjeza Shahini në mbrëmjen e datës 8 dhjetor 2015, në pallatin “Buckingam Palace”.

Artistja ka qenë e ftuar në një ndër pritjet më të rëndësishme të vitit që mbajnë monarkët britanikë, në pallatin “Buckingham”, një mbrëmje në nder të diplomatëve.

Këngëtarja shqiptare ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, Paul Edward Conolly, ky i fundit diplomat britanik, që ka shërbyer pranë Ambasadës Britanike, në Tiranë.

Pjesëmarrës në këtë pritje kanë qenë dhe çifti mbretëor, Princi William dhe Dukesha e Cambridge, Kate Midelton. Nga sa shikojmë nga fotot e postuar nga Anjeza në profilin e saj në Instagram, artistja jonë është kujdesuar që në këtë mbrëmje të ketë një pamje elegante dhe fine.

Anjeza dhe bashkëshorti i saj, u martuan në muajin shtator në një ceremoni shumë intime në Toskana të Italisë.

Share This Article
5 Comments
  • Lajmi i saktë është: I shoqi i Anjezës merr pjesë sipas protokollit në një mbrëmje të organizuar prej Institucionit të Mbretëreshës. Ndër të tjera Anjeza, për shkak të lidhjes familjare, ka pasur mundësinë që të përjetojë një mbrëmje alla mbretërie Britanike ku siç duket edhe në foto ka bërë maksimumin që të duket sa më klas. Eksperiencë mjaft interesante por asgjë më tepër.

  • PO ANJEZA ESHTE 100 HERE ME FANTASTIKE ME ARTISTE SE BURR I VETE. …SHQIPTARJA ESHTE PER NE HOLLIVUD … DHE LERINI ME XHELOZINE …BRAVO DHE FELICITATION ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *