Kryeministri turk, Binali Yildirim, përgënjeshtroi sot disa deklarata të medias perëndimore sipas të cilave Ankaraja është përqëndruar tek kurdët, në ditën e tretë të ndërhyrjes turke në Siri.
“Ose ata nuk dinë gjë mbi botën, ose puna e tyre përkon në raportimin e mashtrimeve të paturpshme”, kritikoi Yildirim, i pyetyr mbi një artikull të publikuar në të përditshmen gjermane, “Der Spiegel” të titulluar “Operacion turk në Siri: ISIS-i është një pretekst, kurdët janë shënjestra”.
“Misioni ynë është të garantojmë sigurinë e kufijëve dhe jetën e qytetarëve tanë. Informacionet jashtë kësaj janë vetëm një mashtrim”, deklaroi Yildirim.
“Ne do të vazhdojmë operacionet deri sa siguria e kufijëve tanë të garantohet 100% (…) dhe të kami larguar elementet e ISIS-it jashtë rajonit”, theksoi ai.

““Ose ata nuk dinë gjë mbi botën, ose puna e tyre përkon në raportimin e mashtrimeve të paturpshme”,”
dhe mashtruesi është “Der Spiegel”????
o na rrofsh topet!!
nëse e ka thënë “Der Spiegel”atëherë është 100% e sigurtë!!
është më e sigurta dhe më e paanshmia!!
për ju kanë qënë dhe janë kurdët prioriteti,ISIS është pjella juaj dhe tërë “atentatet”që ju ja mvishni ISIS,dhe ata asnjëherë nuk i kanë parnuar,janë tuajat!!
nuk jemi në kohën e genocidit armen!!sot çdo njeri e fakton në moment ngjarjen!