Rrugët e Ankarasë u kthyen në lumenj të vërtetë pasi kryeqyteti turk u godit nga rrebeshe të paprecedentë shiu.
Pamjet e burrit që e përdor makinën si dërrasë sërfi mes furisë së ujrave të rrëmbyer, bënë xhiron e botës brenda një kohe të shkurtër, duke u kthyer në imazhin e përmbytjeve të pazakonta e tejet të rrezikshme.
6 persona rezultojnë të jenë lënduar deri tani nga kushtet ekstreme të motit.
Mamak'ta gerçekleşen sel felaketi sonrası
Aşocağımızda pişirilen 10.000 kişilik çorba vatandaşlarımıza ikram ediliyor, Afet Müdahale Merkezi personelleri, 2 öncü araç ve Genç Kızılay gönüllülerimizden oluşan 50 kişilik ekip ise sahada 00:00'a kadar hizmet vermeye devam edecek. pic.twitter.com/8P1ms3xGYY
— Türk Kızılayı Ankara (@kizilayankara) May 5, 2018
Meterologët prisnin që reshjet e dendura të shiut pasditen e së shtunës të zgjasnin më shumë se tre orë, por e gjithë sasia e parashikuar e tij ra brenda vetëm 9 minutash, duke sjellë një situatë të vërtetë kaosi në lagjen Mamak.
Banorët e saj janë kthyer në dëshmitarë të skenave dramatike të shpëtimit të drejtuesve të automjeteve, që kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre.
Qeveria turke po punon për të vlerësuar e mundësisht lehtësuar disi barrën e dëmeve, që besohet të kenë prekur më shumë se 160 makina e 25 biznese.
Për kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, kjo valë përmbytjesh është një fatkeqësi natyrore e niveleve të paregjistruara ndonjëherë më parë.
Shirat sipas ekspertëve nuk do të ndalen këtu, por pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës.
a.s/dita
