Ankesa e amerikanëve: Shqipëria, shumë e shtrenjtë

Dita

Biznesi ankohet se barra e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria.

Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford në një intervistë për Top Channel thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme.

“Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford.

Sipas tij, taksat e larta janë pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është konfuzuese.

“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.

Crawford thotë edhe, se ndryshe nga vendet e rajonit, politika e taksave në Shqipëri nuk njeh qëndrueshmëri.

“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.

Sipas tij, klima e paqartë dhe taksat e larta në Shqipëri kanë larguar shumë investitorë të huaj.

“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht.”

s.a/dita

 

Share This Article
12 Comments
  • Ky eshte perfaqsuesi me I keq amerikane qe ka ardhur ne Shqiperi. More zoteri perse paguaj 5 dollare per te kaluar nje tunel 1 Milje te gjate dhe te mos paguaje ai qe do te kaloje 200 km ne Shqiperi? Perse mua me ikin gjysma e te ardhuareve me taksa dhe ti u thua Shqiptareve ndryshe? Kesaj I thone bej si them une se keshtu me intereson, dhe mos bej si bej une se keshtu e kam interesin qe shoqeria te polarizohet ne ekstrem.

      • Futu ne tunelin e aeroportit te Bostonit dhe e meson mire, me sa duket te paska pare ty Amerika dhe jo ti Ameriken.

        • Pa kalo uren qe lidh michiganin me wiskonsin paguan 50$ dhe i thua faleminderit dhe mos flas per chikagon pastaj ose virginia new york ohio indiana illinois pastaj vetem me parku makinen ne chikago minimumi eshte 30$ dhe po gjete vend dhe ju qaheni per 5€ bjerini nga qafa malit qe ti thuash cfare i bera vetes

          • Rruget qe permendni ne Amerike jane ndertuar nga koncensionar sebashku me ambjentet e pushimit,me mbikalime e nenkalime per banoret e zonave qe kalojne ne rruge alternative pa pagese.Ne shqiperi behet fjale per koncension mirevjedhjeje se rrugen shqiptaret do ta paguajne jo per 30 vjet por sa te shlyhet borxhi i Saliut.Eshte nje takse Majko e re.

      • Eshte jo e drejte te thuash qe pse njerezit paguajne perdorimin e nje autostrade eshte takse (nuk eshte takse) dhe qe nuk mund te ndertoshn nje hotel me 5 yje per nje toll ne nje rruge. Ka shume rruge qe duhet te paguash toll (pagese perdorimi) ne Amerike dhe Amerika eshte e mbushur me hotele me 5 yje. Nuk eshte argument. Secili te paguaje taksat ose tollet e tij. Rruga duhet mirembajtur. Nuk mund te taksohen te gjithe qytetaret e nje vendi per te mirembjatur nje rruge. Pagesa nga perdoruesit (toll) eshte me e llogjkshmja. Qytetaret nga Kosova mund te vijne me autobuz dhe te paguajne nje pagese me pak se 30 euro per 50 pasagjer. Ju lutem te jeni me specifik dhe te mos nderhyni ne punet e qeverise dhe te nje shteti. Mjaft me qarje te pafundme. Jep nje shembull specifik dhe merru me gjera te rendesishme dhe jo te percipta. Te gjithe ata qe bejne biznes ne Shqiperi po i shikojme qe po mbushin xhepat. Mos u beni lakmiqare dhe makuter. Doni fitime 100%. Nuk ka te tilla. Mos u perpiqni te perdorni ambasaden per perfitime 100%. Taksat jane te njellojta per te gjithe dhe tolletv vetem per perdoruesit.

  • Keto jane jehona e ulerimave dhe borijeve qe u fryn , me te dyja bullcite , malokeria me shpellarin serb te Vicidolit ne krye , kunder qeverise dhe Edi Rames ! Pse nuk flet biznesi per korrupsionin marramendes te doganave , ku rrjedhin me qindra milione cdo dite , nga ato qe duhet te futen ne buxhet ?! Bizneset nuk flasin , sepse ndajne ne mes “tarifat” doganore me vampiret e doganave , qe vazhdojne edhe me me pasion te hane , jo si miu , por si ariu , kete burim jetik te financave te shtetit ! Ne gjendjen qe ndodhen doganat , Edi Rama , ose eshte i pa afte per te zgjedhur njerezit dhe mbajtur nen kontroll te plote ato , ose eshte i perfshire vete ne ate vorbull . Ndryshe , nuk ka si te shpejgohet fakti , qe nuk ka ndryshuar absolutisht asgje , nga makuteria e PD-se dhe LSI-se , pavaresisht zhurmuesve e mjegulle se qellimeshme qe perpiqen te mbysin realitetin .! Interesant eshte , se si nuk del nje keshilltar i vetem i Edi Rames , t`ia coje ne vesh kete gjendje dhe te vene alarmin me urgjencen me te madhe ! Jane keta qe do ta bejne kurban Edi Ramen dhe do ti kthejne ne nul reformat e tij !

  • Ma plasi bytha se ikin keta. Ju vetem biznes nuk beni.shkaterruat nje fushe te tere naftembajtese, shkoni dhe ndikoni tek kryeprokurori per tju favorizuar dhe e mohoni etj etj. Modeli me i poshter i te berit biznes

  • Ky duket se eshte nje zedhenes i Elez Biberajt ! Si spjegohet fakti qe , jane me qindra ata italiane (pa folur per austriake etj. )qe vijne pleqerohen ne Shqiperi ? ! ! !

  • Ambasada Amerikane njoftoi para disa ditesh ,qe
    te mos paguajne seksere per marrjen e vizave per
    ne SHBA ?! Cudi! Perse nuk ndalon punonjesit e vet
    ambasada qe jane te lidhur me sekseret ? Ne kete
    rast ambasada Amerikane sikur u ben thirrje seksereve qe te vazhdojne punen si edhe me pare!

  • Ambasada Amerikane njoftoi para disa ditesh ,qe
    te mos paguajne seksere per marrjen e vizave per
    ne SHBA?! Cudi! Perse nuk ndalon punonjesit e vet
    ambasada qe jane te lidhur me sekseret ? Ne kete
    rast ambasada Amerikane sikur u ben thirrje seksereve qe te vazhdojne punen si edhe me pare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *