Ankesat për lotarinë, Ministria e Financave: Gabimi në sistem nga Posta

Saimir Lleshi

Deri më datë 25 janar, Ministria e Financave do të bëjë verifikimin e të gjitha ankesave që kanë bërë qytetarët lidhur me lotarinë e kuponit tatimor të zhvilluar më datë 15 janar.

Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur se ankimime ka pasur për ndarjen e çmimeve në kategoritë 3 dhe 4, që u korrespondojnë çmimeve të vogla.

Një Komision i Posaçëm po bën verifikimin e 500 zarfeve të fituesve me çmime të vogla, pasi për 11 fituesit e çmimeve të mëdha nuk ka pasur kontestime dhe sipas Ministrisë së Financave, rezultatet janë certifikuar.

Zyrtarët e Ministrisë sqarojnë se nëse gjatë verifikimeve, një fitues rezulton se ka pasaktësi, çmimi do të anulohet për këtë person dhe do t’i kalojë korresponduesit sipas listës së renditur, i cili gjithashtu do të shpallet vetëm pas kryerjes së verifikimit.

Sipas Ministrisë së Financave, pasaktësitë kanë ndodhur nga hedhja gabim në sistem e të dhënave nga punonjësit e Postës Shqiptare.

Ministria e Financave shpjegon se 11 fituesit e çmimeve të mëdha janë çertifikuar një ditë përpara zhvillimit të shorteut të çmimeve të vogla, pasi u kontrolluan 600 zarfa për të përzgjedhur shuma me të mëdha.

Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja që kjo pjesë e lotarisë u bë me regjistrim dhe jo live. Ndërsa hedhja e shorteut u bë live, citon Ora News.

Ministria e Financave deklaron se lotaria e kuponit tatiomor do të zhvillohet sërish, pasi qeveria të ketë nxjerrë edhe vendimin përkatës.

Share This Article
3 Comments
  • po si nuk bete nje gje tamam. qe me heren e pare e menderoset. ishte menduar se llotaria e kuponave do te sherbente si nxites per qytetaret qe te terhiqnin kuponin tatimor. por ne vend te nxitesit ky po shendrohet ne nje instrument dekurajues per qytetaret te cilet per te disaten here testuan seriozitetin e administrates per te impelemntuar reforma. VAJMEDET sic thote babai shterp i rilindjes

  • Si nuk paska parregullsi tek fituesit e medhenj. Fituesi i cmimit te pare kishte shpenzuar nga data 10 deri me 14 janar 73 milione leke. Te tjere kishin shpenzuar nga 20 deri 40 milione leke. Dhe kane mare nga 1000 deri ne 2500 kupona. Sikur te rrish vetem te presesh kupona per kater dite nuk arrin ti besh kaq. Po koha e shpenzuar per blerje ku eshte?

  • Zoti minister i Financave!
    Ne se ti e pranon APRIORI qe ne Shqiperi nje njeri i vetem paska bere blerje familjare per 45 dite 73 milion leke te vjetra,atehere ti qofsh!
    Mjere ne per kete minister!
    Minimumi i pergjegjesise profesionale si minister do te ishte :
    -HETIMI I PLOTE I TE GJITHA KUPONEVE TATIMORE te fitueses se vendit te pare!
    Me kete rast ti i ke dhene nje goditje te PA KTHYESHME qellimit per te cilin ju sajuat kete palo shorte,qe doli nje MASHTRIM I MADH!
    Ja edhe nje rast personal i imi,qe vlen per te hedhur poshte justifikimin tuaj:
    -Ne listen e fituesve kishte prej tyre 7-8 vete me sasi kuponash me pak se 50 te tille,bile per turpin tuaj kishte fitues edhe me 2 kupona dhe vlefte 25 mije leke!
    Nga ana tjeter ju pretendonit se do te perdornit MESATAREN E PONDERUAR midis sasise se kuponave dhe vleftes se pergjitheshme te tyre!
    Si mundet te jete fitues nje person me sasi kuponash 50 cope dhe vlefte 25 mije leke,ndersa une qe kisha ne nje zarf 62 kupona me nje vlefte prej 144 mije leke te reja NUK U SHPALLA FITUES???
    Te rrofte ponderimi,o minister gallate!!!
    Gjejeni vete zoti minister se ku eshte DREJTESIA juaj tek ky shorte MASHTRUES!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *