Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot një studim mbi “Demokracinë shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme”, nga doli se vështirësitë ekonomike zënë vend kryesor në vëmendjen e qytetarëve, duke zbritur më poshtë tema që lidhen me politikën dhe rajonin.
Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 për qind të qytetarëve ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal.

Edhe në këtë studim zbulohet përsëri një dëshirë e madhe për emigrim.
Vetëm 5% e të anketuarve thonë se jetojnë shumë mirë, rreth 40 për qind se bëjnë një jetë mesatare, dhe 33 për qind jetojnë në kushte të këqija. Prandaj mbi 60% thonë se janë gati të largohen nga Shqipëria, nëse iu jepet një mundësi.
Sistemi gjyqësor është ai që ka pikët më të këqija në këtë studim: rreth 73% e të anketuarve thonë se gjykatat nuk garantojnë drejtësi, 67% e tyre pohojnë se një gjyq mund ta fitosh dikë në gjykatë ose në politikë, ndërsa 75% e qytetarëve në gjykatë duhet të paguash që të fitosh.

Megjithë skepticizmin dhe perceptimin negativ për keqfunksionimin e institucioneve, shkollave dhe spitaleve, pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e lartë. Mbi 70% janë gati të votojnë për të ndryshuar diçka, edhe pse 40 % e tyre e dinë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të drejta. Vetëm 18% e qytetarëve do t’i bojkotojnë zgjedhjet, ndërsa më shumë se gjysma e gjithë të anketuarve mendojnë se pas zgjedhjeve situata ekonomike nuk do të ndryshojë, madje do të përkeqësohet.

Sipas këtij sondazhi të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, për parlamentin dhe qeverinë e re qytetarët kërkojnë që të rregullojnë me përparësi funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, të luftojë varfërinë, të punësojnë sa më shumë të rinjtë, të rregullojnë gjykatat dhe pronat, sepse vetëm kështu mund të përshpejtohet ecja e vendit drejt Bashkimit Europian.

As edhe nje te vertet kto dhoj anketimesh nuk kane.Kudo ne bote po te behen afersisht te gjith thon te njejtet gjera.Sa te besueshme ishin ne komunizem aq jan edhe sot e ksaj dite.Ne komunizem ne lagje kishim dyqanin e fruta perimeve i ushqimores dhe veshmbathjeve.Tesh i kemi nja pesdhjet.