Edhe më 2021 shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit. Kjo sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) në Barometrin e Ballkanit 2021.
Sipas rezultateve të anketës, 46% e të anketuarve në Shqipëri po konsiderojnë të largohen nga vendi.
Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon. Pas shqiptarëve, malazezët shfaqën dëshirën më të lartë për të emigruar me 45% të të anketuarve, Boshnjakët me 39%, Kosova me 32%, Serbia me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 27%, e cila kishte përqindjen më të ulët të e dëshirës për emigrim në raport me vendet e tjera.
Nga totali i të anketuarve nga Shqipëria, që dëshirojnë të emigrojnë, 68% synojnë vende të Bashkimit Europian dhe 25% Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po rritet, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.
Liria e lëvizjes për të zgjedhur vendbanimin dhe profesionin, një tipar dallues i globalizmit prej të cilit janë prekur edhe vendet e zhvilluara, po e përball Shqipërinë me pasoja fatale, boshatisjen e vendit.
Anketa e madhe e emigracionit vitin e kaluar zbuloi se nga viti 2011 deri në 2019 kanë lënë vendin edhe 360 mijë persona. Popullsia reale në vend nga 2.8 milionë, është diku te 2.4 milionë.
Fenomeni pritet të përkeqësohet prej efekteve negative të pandemisë COVID-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka lajmëruar se, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipëria, pritet të përballen me flukse të larta emigrimi për shkak të pandemisë.
Në një raport të vitit 2020, OECD konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000 deri në 2016.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2020, edhe pse në kushtet e kufizimeve ekstreme në lëvizje nga pandemia Covid-19, emigracioni neto (diferenca ndërmjet të larguarve dhe të kthyerve në vend) ishte 16 mijë e 684 persona. Gjatë vitit të kaluar u larguan nga vendi 23 mijë e 854 persona dhe u rikthyen vetëm 7171 persona.

Si ka mundesi as edhe nje perkujtim per 2 Korrikun?
Pse, ky lajm çfarë është?
Pikërisht sot, me 2 korrik, fiks 31 vjet pas 2 korrikut 1990, shqiptarët vazhdojnë të synojnë të ikin në mënyrë masive…
O Tani, ti qeke shume inteligjent, i merrke me mend gjonat simas sumes. Ma gjej pak ne artikull ku permendet 2 Korriku? DHe sidomos ku behet lidhja e ketij lajmi me 2 Korrikun e athershem?
Mos ja ka këputur kot me këtë 46% – mua më del që për 95% të më pak se 40% të shqipëtarëve që kanë ngelur pa u larguar, ky vënd është bër i mallkuar dhe duan të largohen edhe ata. Shkaku janë 5% të shqipëtarëve që ose janë patronazhistë të Gestapos së sapo krijuar të Edi Ramës dhe kanë në dorë dhe nuk duan ta lëshojnë kurr kusarqeverisjen e vëndit, ose presin, të rreshtuar pas menderes së korruptuar të Sali Berishës dhe Ilir Metës, në bandat partiake të PD dhe LSI, për të rimar, si dikur, kusarqeverisjen e vëndit duke ja rrëmbyer sundimtarit Edi Rama.
Ja pse i kusari i marrosur antishqiptari Edi Rama ka theksuar disa herë, me djallëzi dhe përbuzje për gjuhën shqipe, trafikimin e skllevërve nga Bangladeshi e gjetkë, duke e ditur mirë që shqipëtarët, në mënyrë të veçantë të rinjtë, që duan të martohen dhe të kenë mundësi të kenë një shtëpi të tyre, për të jetuar normalisht, gjë që nuk mund të bëjnë as njerën as tjetrën aktualisht , me punë të ndershme, qoft në sektorin privat , qoft në sektorin shtetëror, nuk kanë alternativë tjetër veçse të emigrojnë dhe do të emigrojnë të gjithë dhe……..
Edi Rama do të shënohet në historinë botërore si përbindshi që realizoj me kusarqeverisjen e tij spastrimin etnik të shqipëtarëve duke realizuar dhe tejkaluar edhe atë që kasapi i Ballkanit Millosheviç nuk arriti ta bënte me tanket dhe arkanët e tij vampirë në Kosovë dhe …….
të jeni të sigurt se ky horr është antishqiptari më i përbetuar që është çfaqur në skutat e errta të armiqëve të kombit tonë gjer më sot……..
prandaj duhet ndalur sa nuk është vonë……..
2 korrik 1990
shqiptaret nga syte kembet,
te iknin nga Rama i Pare Alia
2 korrik 2021
shqiptaret njelloj po largohen,
nga ky Rama i Dyte lemeria
O Popull i shumevuajtur ,
ne do qe vendin te gezosh,
rracen Rama nga pushteti,
perjete duhet ta shkelmosh!