Anketimi i IMA: Cilët janë programet më të mira televizive

redaktor

Televizioni “A1 Report” është vlerësuar me çmimin “Televizioni informativ më i mirë” pas një anketimi online të realizuar nga Info Media Albania. IMA, një faqe/blog e specializuar në fushën e medias dhe televizionit, e themeluar në “Facebook” më 11 Tetor 2010.

Në portalin e saj online, Info media Albania ka zhvilluar një anketim me lexuesit për periudhën 22 Shkurt 2014 deri në datë 20 Mars 2014, lidhur me televizionit më të ndjekura, emisionet, si dhe artistët më të pëlqyer.

Nëpërmjet votave online InfoMedia Albania ka përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.

Emisioni “Urbanika” në Tv “A1 Report” është velrësuar me çmimin “Talk shoë më i mirë për 2014”. Ermal Mamaqi ka mundur të rrëmbejë dy çmime njëkohësisht atë si Personazhi mashkull i vitit dhe Personazh i social i vitit.

Ndërsa televizioni “Top Channel” ka mundur të fitojë si “Kanali më i mirë gjeneralist”. Programi Fiks Fare është shpallur “Programi më i Mirë Investigues”.

Talent shoë “Dancing ëith the Stars” është vlerësuar me çmimin “Programi i Vitit”, ndërsa varieteja “Apartamenti 2XL” është triumfues në kategorinë “Programi më i Mirë Komik dhe Satirë”.

Mira Kazhani është vlerësuar me çmimin “Spikerja më e Mirë e Lajmeve”, ndërsa Ardit Gjebrea ka rrëmbyer çmimin si “Producenti më i Mirë, Jo Vetëm Modë, Emisioni më i mirë Kulturor”. Këngëtarja e talentuar Elhaida Dani ka fituar në kategorinë “Best Albanian Act”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *