Ankimimi për heqjen e lejes së drejtimit, gjykata i jep të drejtë policisë

Dita

980 padi për kthim të lejes së drejtimit të automjetit janë rrëzuar për vitin 2014 nga Gjykata Administrative.

Këto padi janë cilësuar si të pabazuar në ligj dhe prova duke i dhënë kështu të drejtë policisë rrugorë në heqjen e lejes së drejtimit të gjithë atyre drejtuesve që shkelin rregullat.

Gjatë muajve të parë të këtij viti mësohet se janë depozituar rreth 50­60 padi në muaj për kthim të lejes së drejtim numër ky i reduktuar ndjeshëm me një vit më parë. Për këto padi sëfundmi po praktikohet vendim i formës së prerë duke i lenë fjalën e fundit Gjykatës Adminsitrative dhe duke mos i kaluar në apel për ankimim, raporton “AS”.

Në Gjykatën Adminstrative punohej me sistem manual të regjistrimit të dosjeve dhe hedhjes së shorteut për gjyqtarët, gjë kjo e ndryshuar prej janarit të 2015 me futjen e sistemit elektronik. Përdorimi i Sistemit “ICMIS” synon të përcjellë transparencë dhe objektivitet për të gjithë ata që ngrenë padi pranë kësaj Gjykate.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *