Kryeinspektori i Mjedisit në Elbasan është shkarkuar sot nga detyra.
Shkarkimi i tij ka ardhur fill pas ankesave të banorëve të Bradasheshit në llogaridhënien publike që u zhvillua më herët përgjatë ditës së sotme në Elbasan.
Banorët shprehën shqetësimin e tyre përsa i përket ndotjes së ardhur nga Rafineria e Naftës dhe uzinat e kësaj zone.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
“Ministri sapo më njoftoi që Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Ndërkohë që dua t’i them Kryeinspektorit të ri që ke vetëm 1 muaj kohë. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftës në kanalet vaditëse, o ty dhe shefit tënd do të jem unë që do t’ju bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre”, tha Balla.
s.a/dita
