“Do shkojmë tek një familje”, Basha preket nga ‘gënjeshtra e bardhë’ e Nokës, mban fjalimin e zjarrtë

Rovena Cerka

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk ka rënë preh e mashtrimeve edhe të demokratëve.

Pas ankesave të herë pas hershme për “prerje në besë” nga Edi Rama në të famshmin 17 maj, sot Flamur Noka e ka gënjyer duke i thënë se do të vizitonin një familje.

Noka, së bashku me militantët e PD- së i kishin përgatitur një surprizë Bashës me një banderolë ku shkruhej “Mirë se erdhe Kryeministër”.

Kjo “dhuratë” e preku Lulzim Bashën.

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kamzës, mirë se ju gjej! Nga shpirti juaj buron thirrja e fitores, thirrja e ndryshimit! U nisa nga Paskuqani për këtu, Flamur Noka më tha do të shkojmë për vizitë në një familje. Dhe në fakt u përgatita për një vizitë në familje, por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill. Një familje e ndryshme në përbërje, me nëna të vuajtura, me gjyshe të cilat kanë sakrifikuar gjithë jetën për një ditë të bardhë, me baballarë që janë rraskapitur, fermave e minierave për të rritur fëmijët e tyre, me të rinj të Kamzës që i shoh në dritë të syrit dhe nuk kanë asnjë dyshim, asnjë dyshim nga të rinjtë e të rejat e Europës. Me studentë e student, të cilët kërkojnë mundësinë për të studiuar për t’u kualifikuar, për të punuar këtu pranë prindërve të tyre, pranë familjeve të tyre, me pensioniste e pensionist që pasi paguajnë faturat e kripura të energjisë dhe në faturën e ilaçeve, s’ju mbetet asnjë kacidhe në xhep. Me mijëra familje të hequra padrejtësisht të ndihmës ekonomike, për racizëm dhe diskriminim politik. Me dhjetëra dhe mijë familje të tjera të cilave nga ky shesh 8 vite më parë ju premtua legalizimi falas dhe u lanë në mëshirë të fatit e u braktisën pa pikën e përgjegjësisë nga dështimi që ju troket në derë për herë të tretë. 8 vite dështime, 8 vite papunësi, 8 vite përkeqësim, 8 vite në vendnumëro!” u shpreh Basha para simpatizantëve të tij. 

 

m.m/ dita

 

Share This Article
3 Comments
  •  ZGJOHU SHQIPTAR ZGJOHU!

    Hiqen shkollaret
    Promovohen gomaret !
    Goditen mendimtaret!
    Zerohen luftetaret!
    Lartohen tradhetaret….
    Ku po shkon o Atdhe ?
    Me keta dru me pre !
    Krahasoni keta gdhenj
    Shihni lisat e medhenj
    Kur ligjeronin korifej
    Si Nol Gurakuqi…
    E Avni Rrustemi
    Ku ishim ku jemi
    E ku do te vemi
    Njeqint vjet mbrapa
    Kuvendi plot trapa
    Hajdute zullapa
    Turperojne dhe lopen
    Fyejne dhe gomarin
    Bulldoge kryetaresh
    Zhytur ne korrupsion
    Bythelepires pa imane
    Te te parit padron!
    Ngrysen te mjere
    Gdhihen milionere !
    Shqiperia jone
    Sa keq te kane dhjere!
    Shqiptar zgjohu
    Zgjohu ose pallohu !
    E ka thene profeti Abraham
    Pararendesi i Epokes sone
    Cdo popull ne Bote
    Ka qeverine qe meriton!
    Sot me shume se kurre
    Nene Shqiperi
    Cdo grúa e burre
    Qe ti i jep gji
    Nje qellim motiv
    Qe pardje ishte vdekje a liri
    Qe dje ishte Liri- Demokraci
    Sot eshte Ligj e Drejtesi !
    Ky mesazh bucet qemoti
    Qe haka te shkoje
    domosdo tek i Zoti !
    Ndryshe jeta jone
    Do jete krejt koti !
    Zgjohu shiptar
    Zgjohu…. Zgjohu…..
    Zgjohu … o pallohu !

    Shkruar e botuar per here te pare me
    21 janar 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *