Jam me ty Zamira Durda në këto çaste. Të përfytyroj ulur në kolltukun në qoshe të shtëpisë së thjeshtë që ke, e ku në mur vazhdon të shohësh ngultas fytyrën njomshtake të Edisonit tënd dhe fëmijës më të njohur për gjithë shqiptarët. Sepse vitet kalojnë, por ai për ty mbetet akoma i vogël sikurse është te kornizat e fotografitë anembanë shtëpisë.
Dhe në një monolog me veten, me mendimet që të hyjnë e të dalin në kokë, sheh Edisonin, e ndonjëherë hedh sytë nga ekrani i vogël i televizorit për të parë turmën e protestuesve poshtë dritares së kryeministrit.
Ti si nënë, më mirë se kushdo aty te ajo turmë njerëzish, e kupton më së miri frikën e tyre për atë që mund të ndodhë nesër. Por, ndërsa kalon sytë nga Edisoni i vogël te televizori mendon me vete: si nuk arritën kurrë të mblidhen kaq shumë për Edisonin tim dhe jetët e 26 qytetarëve të vrarë në Gërdec!!! Mendon se të lanë në baltë në përpjekjet dhe rropatjet e tua dyerve të gjykatave, prokurorisë, kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi. Atë drejtësi që rrëshkiste si ngjalë e ikte labirintheve dhe skutave ligjore të lëna enkas pikërisht nga ata politikanë, e pikërisht për të shpëtuar veten e tyre e familjarët e tyre. Nuk arrite ta gjeje. Pas vitit famëkeq për ty dhe gjithë të afërmit tuaj në vitin 2008, pra fiks pas tetë vitesh, duket në një farë mënyre se u dorëzove, edhe pse the se asnjëherë nuk do t’i lije përpjekjet për ta kërkuar të vertetën deri në fund.
Tani, qëndron para ekranit. Dëgjon përgjigjen e kryeministrit Rama se i ka thënë “Jo” futjes së armëve kimike për demontim në Shqipëri dhe reagimit aq të gëzuar të qytetarëve dhe organizatorëve të shoqërisë civile.
E drejtë ajo që mendon për mungesën e organizimit të tyre; por po aq e vërtetë edhe fakti se ti je një grua me zemër të madhe, madje edhe shumë e fortë. Edhe ti personalisht je shumë e kënaqur që të paktën, në një rast, shoqëria civile, qytetarë e të rinj u bënë bashkë për të njëjtën kauzë. Tani mendon realisht: shpresa nuk humb asnjëherë. Ndoshta ku i dihet: aksioni i tyre i radhës mund dhe duhet të jetë rikthimi i drejtësisë për 26 të vrarët e Gërdecit, në një histori të paprecedentë korrupsioni shtetëror.
Nuk do të ketë konsolidim të shoqërisë civile në Shqipëri, nëse nuk do të ketë impenjim real të saj për çështjet e ngritura vit pas viti, secili në fushën e vet, secili në mënyrën e vet. Protesta tre ditore përpara godinës së kryeministrisë dhe në sheshet kryesore të të gjitha qyteteve, të paktën dha një leksion të madh për politikën: duhet mbajtur fjala, pushteti është i popullit. Dhe populli, i gënjyer edhe më parë, ka kërkuar drejtësi. Zamira duhet të mbështetet në këtë moment, për të vërtetën e madhe të Gërdecit.

Po te mos kishte ndodhur Gerdeci nuk do te kishte protesta per armet kimike.Shoqeria civile te mos fshihet si urith pra krimineleve katunare dhe te marre poza heroizmi para intelektualeve qytetare.Kodardet e dijne qe Edi Rama nuk vret.
Jam shume dakort me komentin tuaj,Po te mos kishte ndodhur Gerdeci nuk do te kishim kete proteste kaq te madhe.
te paskan perzene nga shqiptarja moj?!
Te falemnderit Anila, shkrim shume i bukurdhe i goditur.
SHQYPTARET NUK DUHET TA HARROJNE GERDECIN.
Sic ka vepruar deri tani politika, media, analistet famoze, drejtuesit akoma me famoze te pudrosur te studiove TV me kravata dhe oroloxhe qe kushtojne sa nje pallat shumkatesh. Asnje nga keta KOKA te intelektit kombetar nuk eshte kujtuar deri me sot te bejne nje pyetje fare te thjeshte:
PSE SHBA NUK MORREN PERSIPER PJESEN E TYRE TE FAJIT PER GERDECIN?
Askush ne vendin tone nuk eshte kujtuar te pyese dhe te gervishi sado pak:
PSE SHBA NUK DEMSHPERBLEU FAMILJET E VIKTIMAVE TE GERDECIT?
Ne vend qe t’i pergjigjen kesaj pyetje thelbesore per maredheniet midis popujve tane po fillojne te dalin analiste si Baton Haxhiu dhe shume te tjere qe po trumbetojne me nje PO! tejet cinike kauzes nonsens te Edi Rames per te bere servilin e John Kerry-t per dislokimin e armeve te llhatareshme te Asadit ne Shqypni. Histerine me servilizmin proamerikan e filloi Mero Baze qe pasoi me nje shkrim nga Andrea Stefani, Ilir Kullen e disa te tjere qe historikisht kane qene idhtare te deklaruar te Edi Rames dhe per kete arsye kishin nje fare justifikimi per te “lemuar” apo me sakte per te “mprehur” editorialet e tyre per te zbutur sadopak kete gomarllik-budallallik te LIDERIT socialist Edi Rama. Dhe kjo me nje qellim fare te kalkuluar: Per te ruajtur REJTINGUN e zgerlaqur te Edvinit si pasoje e papergjegjshmerise se BOSIT qe shqyptaret e zgjodhen pa medyshje me shumice derrmuese per te zhvilluar ekonomine dhe per te rimekembur prodhimin vendas. Kjo eshte nje gje normale qe idhtaret-analiste te kryeministrit tone ta perkrahin ate ne momente te veshtira. Por nga ana tjeter u beme deshmitare te nje komedie groteske kur analistet ARMIQ te terrbuar te Edi Rames ne fushen politike dhe ate personale si Henri Cili, Alfred Lela por me teper ish gazetari i Enverit dhe sigurimsi i Partise se Punes Fahri Balliu, BOSI i Gazetes 55 i dolen ballehapur kauzes me nje PO! kategorike depozitimit te LHL-ve te Asadit ne vendin tone me argumenta nga me te ndryshmet duke filluar nga PASTRIMI dhe HIGJENIZIMI i popullates nga PASTRUESIT nderkombetare si SHBA dhe OKB deri tek argumentat per BIZNESE FAMOZE si shanse te humbura qe sipas shume gjasave do te hapnin 300 mije vorre ne vendin tone dhe jo 300 mije vende te reja pune sic premtoi Edi Rama kohe me pare.
Tani pas pilafit ka dale edhe analisti famoz kosovar Baton Haxhiu qe te futet ne vorbullen e diskutimeve per te vajtuar si kukumjacke pylli dhe per te bere REZIL shqyptaret e pandershem karshi planeve te SHBA per te HIGJENIZUAR shqyptaret me LHL-te e Asadit ne dobi te kauzes Internacionale te Paqes Boterore. Ne shkrimin e tij Batoni prej Kosove disa here permend kontributin e madh qe SHBA-s i kane dhene kauzes shqyptare dhe asaj kosovare, qe askush sot nuk e mohon, por kjo ndihme e te MADHIT per te VOGLIN kalon ne plan dytesor kur I MADHI kerkon ta beje te VOGLIN grope septike te Botes per interesat e nje zyrtari ambicioz sic eshte ne rastin konkret Sekretari i Shtetit John Kerry. Ka shume shembuj ne histori kur zyrtare te larte te SHBA kane abuzuar me detyren e tyre ne dem te interesave te kombeve te te varfera dhe kur keto kombe nuk kane ditur te mbrojne interesat e tyre kane perfundiar si “kokoshi ne nje thele”.
Dihet historikisht sa tragjike ka qene grabitja qe ju be hindianeve te Amerikes duke i mbyllur ata me force dhe dhune ne getot e posacme per ta ne shkretetire.
Dihet edhe sa lufte e gjate i duhej popullsise me ngjyre ne SHBA te fitonte te drejtat e tyre me kapucinjte e KU-KLUS-KLANIT.
Dihet lufta e gjate dipllomatike midis Meksikes dhe SHBA per ujin e lumit Kolorado, qe amerikanet e kane kollofitur totalisht per interesat e tyre nacionale duke lene meksikanet matane kufirit pa asnje pike uji.
Por me mire se te gjitha keto shqyptaret e dine historine e tyre te Gerdecit qe Baton Haxhiu mesa duket e ka harruar nga frymezimi internacionalist proamerikan. Gerdeci ishte shprehje CINIKE e administrates amerikane per te marre persiper pjesen e tyre te fajit ne kete masaker me permasa te llahtarshme. Ishin 300 milione USD te financuara nga Pentagoni per firmen private “SALIU&SON”, jo per zhvillimin e Shqypnise sic flet Baton Haxhiu, pra ishin keto LEKA qe bene te mundur menxyren e Gerdecit. Kur te gjithe prisnin demshperblime per kete krim nderkombetar shkaktuar nga mafia me pushtet e Sali Berishes, por e financuar tinzerisht nga administrata e Bush Djalit, ne Tirane zbarkon Kondoliza Rajs me detyre per te pergenjeshtruar ALARMIN qe kishte dhene Sekretari i Ambasades per implikimin e zyrtareve te kesaj ambasade ne aferen mafioze te Gerdecit. Keshtu Kondoliza e Bushit e taposi DJALLIN amerikan te Gerdecit ne shishe duke mos i paguar asnje kacidhe familjeve te viktimave. Bushi iku dhe erdhi Obama, sic iku Withersi dhe erdhi Avrizuja, por askush nga media jone kombetare nuk u kujtua te pyese amerikanet:
PSE U TREGUAN KAQ TE PAMESHIRESHEM DHE CINIKE ME VIKTIMAT E GERDECIT?
Mbase analisteve dhe gazetareve tane nuk i plas fare per Gerdecin dhe viktimat e tij, sic nuk i plasi fare Kondolizes se Bushtit qe e quajti Gerdecin si nje krahine ne Afganistan kur bombat amerikane bien gabimisht mbi nje fshat te humbur dhe ne vend qe te vrasin talebanet e keqinj groposin femije dhe njerez te pafajshme pa piken e pendimit. Por Gerdeci i ka bere shume te ndjeshem dhe te kujdesshem shqyptaret, prandaj edhe i dolen me nje JO! kategorike LHL-ve te Asadit.
Amkthin Zamires ja heq vetem prangat ne duart e Berishes & CO…
Anila Basha “eshte me Znj. Durda ne keto caste”.!!!
Te besh nje artikull ne gazete, eshte njera gje. Te keqtrajtosh dhe percudnosh dhimbjen e nje nene me fraza boshe si keto te Anila Bashes, eshte nje gje tjeter. Askush nuk mund te marre persiper “te perfytyroje” dhimbjen qe ndjen nje nene qe ka humbur femijen e saj nga bombat e djalit te ish Kryeministrit. Nese vertete dikush “e perfytyron” ate dhimbje,,,atehere ai reagon ashtu sic i takon atyre qe kane patur rastin te ndjejne afrimin e katastrofes.
Une nuk marr persiper te bej nje deklarate sesa persona kane mbeshtetur Znj Durda ne keto vite te tmerrshme, por te jeni e sigurte se nuk kane qene shume. Nuk e kane mbeshtetur sepse jetonin me friken e atij qe vret njerez ne bulevard.
Nese dikush kerkon qe tragjedi te tilla te mos ndodhin me ne kete vendin tone, ai apo ajo shkruan nje artikull ku kerkon nxjerrjen para drejtesise e atyre qe shkaktuan keto plage. Kjo eshte ndihma e vetme e vonuar qe shoqerija shqiptare do ti jepte familjes se Znj. Durda. Per te bere kete gje, nuk ka nevoje as per fotografine e saj ne momente vajtimi e as per “perfytyrime”.
loja e LHL eshte nje loje kokamcefi qe dikush shoqeria civile si pararoje dhe PD ne qender gjithmone lakmitare mer te marre pushtetin e lidhur kjo dhe me deshiren e fqinjeve qe shqiperia te mos futet ne europe bene qe te mos kemi krebilitetin dhe te thyejme urat e mirkuptimit me USA kjo gje per dike do te kete shpagim dhe te shohim dhe te jetojme per te pare se si te pa moralshmit dhe kriminelet qe deri dje ishin rrotull parlamentit tani jane brenda ne parlamet dhe te gatshem per te bere cdo gje per te marre pushtetim (mundesine per te vjjedhur dhe shitur cdo gje te ketij vendi ) do te marrin shpagim si dhe PS me nje midikritet te pa pare tregoi se pushtetin nuk e fiti por ja dhuruan dhe kam pershtypjen se ata qe ja dhuruan shume shepej do tje marrin
duhet qe ndergjegja kombtare te fitoje jo shoqeria civile nen usheqen e PD qe eshte bere me lakmine e saj per pushtet vegel ne duart e fqinjeve kete duhet te demaskonte PS ne te kundert nuk do te jete e gatshme dhe ne gjendje te qeverise pasi e para qe duhet te beje te kishte nje program te mire percaktuar per rekrutimet ne administrate dhe kudo qe te krijoje munde3si per te thithur njerzit me klas nga aspekti intelektuual dhe profesional ne te kundert do te jemi gjithmone duke then nje shans i humbur
Do te beja nje koment direkt per shkrimin dhe autoren duke i kujtuar dicka te cilen ndoshta e kane bere pa dashje apo nga Uria per te shkruar dhe shitur pallavra e gjithashtu duke marre dokumenta nga prokuroria e korruptuar e INA HAXHI LETA RAMA.
Ju qe beni sikur ju vjen kaq keq per Zamira Durden, a keni reflektuar ndonjehere se cfare drejtimi i keni dhene procesit?
A jeni ju qe Intervistuat Delijorgjin per te bere Mea Culpa para gazetes se ishte i pafajshem?
A jeni ju qe me shkrimet e juaja bete punen e prokurorise se korruptuar dhe me pas gjykatave te Saliut per ta cuar procesin ne kete rruge pa kryeku u denuan vetem hallexhinj qe nuk kishin lidhje me ngjarjen dhe i kane katandisur familjet e tyre me keq se ajo e Zamira Durdes se i kane lene pa buke e pa baba se RIDVAN HADO, Alaudin MALAJ, Eduard Halimi zbatuan porosite e Berishes dhe Bamir Topit (te mos harrojme), per devijimin e ketij procesi qe eshte bere qesharak tashme me keta viktima te “fabrikuara” me zor.
A jeni ju qe nuk ngritet fare zerin kur 2 Sekretaret e pergjithshem te Mediut dolen pa faj?
Komandantet pergjegjes: pa faj?
Shkelzeni dhe Mediu vazhduan te pasurohen dhe u bene me te pasur!!
Pse e bete kete loje? A do ta vazhdoni ? apo do te lejoni qe shoqeria civile te beje ate qe beri e tha te verteten…
Ju faleminderit.
Z., Anila tek shqiptarja.com ke botuar lajmin se jane bere gati 40 kamiona me arme kimike drejte shqiperise te lutem ku jane/????????????