Mbërrijnë imazhet e para që zyrtarizojnë riafrimin mes Anna Tatangelo dhe Gigi D’Alessio, falë ekskluzives “Chi”, e cila i përket publikimit që pritet të dalë në mes të tetort. Çifti ka qenë në Formentera për martesën e menaxherit të spektakleve Ferdinando Salzano. Përveçse kanë kënduar në duete dashurie për të martuarit, bashkëshortët ishin të shpenguar për t’i dhuruar puthje njëri-tjetrit.
Anna Tatangelo dhe Gigi D`Alessio janë një prej çifteve më të famshme italiane, të cilët pas disa vitesh martesë njoftuan ndarjen rreth një vit më parë. Çifti e bënë publike ndarjen me anë të një postimi në Instagram, ku kërkonin të repektohej privatësia e tyre.
Gjatë periudhës së ndarjes ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë edhe një djalë së bashku, kujdestarinë e së cilit e kishin të dy.
Por revista italiane “Chi”, që nga vera 2018, ka dhënë lajmin e shumëpritur nga fansat. Ajo ka publikuar disa foto, ku çifti është së bashku duke shijuar pushimet në krahët e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur, teksa janë fotografuar në Sardegnia.
v/l/ Dita

Kush jane keta te dy mer qe benkan lajm? Kujt i plasi se ca bojne Italjont!
Eshte shume poco . (Chi)
S’mjafton
pfff…
😉
Canzone Mia sei tu
https://youtu.be/h5FJcECuwkg
O gazetare kokloqe.Lajme vari trapin.Kush jane keta dhe me ca merren???