Pas një puhize normaliteti në realitetin shqiptar përgjatë zhvillimit të zgjedhjeve, një anormalitet tjetër duket sikur do na shoqërojë gjatë kësaj vere të nxehtë. Jo pak personave u ka lënë një shije aspak të mirë dalja pa kursim i Kryeministrit të Shqipërisë dhe vazhdimi i kursit të anijes së vet kundër rrymës të detit të madh popullor. Edhe pse disave, gjithmonë e më pak siç rezultoi dhe nga zgjedhjet e fundit, ndoshta u pëlqen kjo muzikë, duhet thënë se kjo nuk është çështje shijeje por përgjegjësie istitucionale.
Qëndrimi në detyrë e Kryeministrit në ikje nuk shihet prej sistemit, si një e drejtë sesa si një detyrim për të siguruar vazhdimësinë institucionale të aparatit shtetëror. Është kjo periudhë që në shtetin e së drejtës njihet si “mandati në hije” i çdo organi ende në detyrë. Pikërisht pra natyra e ndryshme e mandatit të ekzistencës së ekzekutivit i kërkon atij të funksionojë vetëm në folje, pra që makina shteterore mos të fiket por jo të përshkojë më shtigje të reja.
Për juristët ky është një koncept shumë i thjeshtë, sepse ndodh sa herë që kompozimi i një organi nuk është ende i perfeksionuar. Kështu qeveria e emëruar nga Presidenti por jo e miratuar ende nga Parlamenti merret vetëm me çështjet e përditshmërisë institucionale, pikërisht ajo që quhet “administrimi i zakonshëm”. E njëjta gjë vlen kur mandati i qeverisë përfundon, por ajo vazhdon të jetë ende në detyrë. Flitet për qeveri me mandat në hije, sepse mandati nënkupton një raport besimi, dhe ky besim ndaj qeverisë jo vetëm që ka mbaruar, por është goditur prej një vote plebishitare mbarëpopullore.
E thënë shkurt ky Kryeministër dhe kjo qeveri nuk përfaqëson më as formalisht qytetarët shqiptarë e për këtë arsye duhet të sillet thjesht si një administrator i thjeshtë “pro tempore” i aparatit shtetëror. Kështu ai nuk mund të mbështetet më në nenin 100 apo 102 që i japin të drejtën për të konceptuar dhe përcaktuar drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, por vetëm ato të karakterit administrativ, si do ishin kryerja e pagave, rrogave, mbikqyrja e disa organeve të tjera etj.
Vendimi i fundit mbi të drejtën e shtetësisë, përbën njërën prej momenteve më domethënës të vrazhdësisë anti-istitucionale të këtij anti-modeli demokratik. Ky akt ka një karakter të fortë politik dhe është në radhë të parë objekt i aktivitetit legjislativ primar dhe jo atij dytësor shprehur prej Këshillit të Ministrave. E drejta e shtetësisë si e drejtë themeleore kushtetuese nuk mund të ngushtohet apo zgjerohet me një akt juridik të çfarëdoshëm pasi mbi të ekziston një rezervë kushtetuese dhe ligjore, dhe është Parlamenti i ri që duhet të ndërmarrë këto hapa me një mazhorancë të cilësuar si e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 81.
Shpesh herë, të thuash gjëra kaq të thjeshta rezulton të jetë e vështirë, sepse interlokutori ndërton gjithë skemat e mendimit të tij diametralisht në kundërshtim me të vërteta kaq të dukshme. Për këta persona që nuk ndjekin dot një linjë llogjike të thjeshtë reflektimi, mjafton të ndalojnë e të të bëjnë disa krahasime me vende të tjera me demokraci të afirmuar.
Hedhim sytë tek fqinjët tanë italianë apo grekë në fillim dhe të gjitha eksperiencat perëndimore në këtë drejtim. Qeveria në ikje e Montit, edhe pse në kohë të gjatë në detyrë sepse qeveria e re nuk po formohej dot, nuk ndërmori asnjë akt më përgjegjësi politike, pikërisht sepse fatura e saj do paguhej nga aktorë të tjerë. Ose mjafton të kujtoni që përgjatë gjihtë asaj kohe që qeveria greke në hije, Kryeministri grek (ose ai italian) as nuk doli fare nëpër media jo më të mbajë fjalime e të formulojë propozime për gjithë kombin. Nuk dua këtu të zgjatem me eksperiencën kushtetuese angleze apo franceze ku sjellja e aktorëve istitucionalë është e ngurtësuar jo vetëm në norma por në zakone kushtetuese qindravjeçare.
E jona mundohet të jetë një ligjëratë normale të një shteti të së drejtës, por problemi është se në këto tetë vite, ky model qeverisjeje që nuk ka dashur kurrë të ndërtojë një shtet të së drejtës por ka funksionuar vetëm nëpërmjet ulërimave dhe premtimeve groteske. Nëse disa prej njerëzve me pak memorie u “mallëngjyen” prej fjalëve të largimit të Kryeministrit në ikje, nuk do ju duhej shumë për t’iu rikthyer pamjet e rëndomta që e shoqërojnë këtë personazh kudo. Votimi mbarëpopullor nuk u drejtua vetëm ndaj personit të tij por dhe ndaj mënyrës së qeverisurit të tij personale, ku mbledhjet e Këshillit të Ministrave shndrroheshin në tribuna ku u jepeshin “mësime shpirtërore” mbarë shqiptarëve.
Por cili është “mësimi” i fundit që ky iu drejtoka këtij populli. Nëse në foltoret e tija gjithmonë ka four për arritjet e mëdha dhe fitoret historike të qeverisë së tij, gjithashtu dhe përgatitja e fushatës ka qenë po ashtu madhështore, normalisht do të lindte pyetja e përse-së së kësaj shuplake popullore. Leksioni i fundit që ai do ti japë popullit këto ditë është se ky popull nuk e meritoka ose të paktën nuk e kuptoka në vizionin e tij këto 23 vite që fabrikon ëndrra për të. Por një person që i ka ngecur ora dhe kalendari në një regjim totalitar nuk mund të japë dot leksione demokracie. Një leksion të tillë mund ta japë vetëm një popull që nuk ka humbur kurrë shpresën tek demokracia. Ky leksion, sot i dhënë prej popullit shqiptar, duhet të dëgjohet qartë jo nga ata që rrethojnë arkitektin e rrënojave por nga ata që besojnë vërtet në domosdoshmërinë e ndërtimit të një partie të djathtë vërtet europiane. *(PhD in law)

Ai tha se do te iki,por nuk iku eshte nate per nate me ne ne tv.
Ai tha se do te iki ,por eshte ne mbledhjet e Qeverise dhe po ngre rrogat e pensionet!!
Ai tha se do te iki,por po jep akoma konçensione!!!
Ai tha se do te ki ne plazh per te thyer rekordin e notit,por eshte me kostum e kravate te kuqe!!!
Ai tha se do te iki ne Hollande si Nano ne Vjene,por nuk ka shtepi atje,Luli nuk ja jep!!!
Ai tha se do te iki te luaje me niperit e mbesat,por iku Sadija dhe la trumcaket ne shi!!!
Ai tha se do te iki, iki,iki…, por nuk po iken??? Na gjeti belaja sepse ai nuk iken. Vete e tha, vete s`e tha. Si do te veje halli i tij??? Ai nuk iken,nageli si rrodhja neper kembe.
POPULLI i tha: IK! IK! IK! IK! IK!!!……por ai nuk iken.nuk iken nuk iken.ë.ë.ëëë.PSE???!!!
Se asht prej mali ku burri asht si guri, e tha do rri dhe 35 vjet ne kal? Prit se vetem 5 kane kaluar.
Saliu vetem zvarre iken. Prisni sa te beje pucin e radhes. Do Zoti se ka me ere gjaku. Harruat qe ky kryeminister, vetem nga cadrat e shiut ne 21 Janar u tremb dhe vrau 4 vete. Po tani qe e kane zbritur nga kali e mendoni cpo ndodh me kete mjeran qe nuk di te eci ne asfalt. I merren mend, nuk mund ta besoje, shqip nuk mund te kuptoje. Fjalen ik e kupton rri, e ka degjuar 4 vjet me pare nga LSI. I njeh mire politikanet po mundohet ti bleje. Thone se ka cuar gjithe leket per te ndertuar nje Shqiperi ne det, si Palmat ne Dubai, ku te shpallet mbret.
Saliu e kupton shume mire qe eshte rrenuar, rrezuar nga kali i shtetit. Cfare mandati ka Ai, parlamenti qe e votbesoji nuk ekzioston, si republike parlamentare kujt i jep llogari Saliu. Zhelezfina eshte spikere e karrikeve dhe e tavolinave pa deputet, ky eshte absurdi. Zgjedhjet u bene me 23 qershor qeveria e opozites se djathte do te drejtoj edhe 2.5 muaj deri me 9 shtator, pa mandat, pra drejton pakica e opozites se djathte. Qeveria e re do te formohet dhe do te mandatohet pas betimit te deputeteve, pra kalon nje kohe me shume se 2,5 muaj, per te larguar qeverine aktuale. Saliu ka marre revansh dhe po lidh kontrata me pasurine e shqipetareve , ploteson dhe shton organikat me sahan lepisit e tij, doganat dhe tatimet inekzistente, kane hapur traret dhe po mshin xhepat se nuk i u mjaftuan 8 vjet vjedhje, makuteri dhe po con drejt zerimit arken e shtetit duke thelluar borxhin. Te gjitha keto jane antidemokratike, per te vene ne veshtiresi qeverine e re te se majtes dhe neser ky anti shqipetar te sulmoe te majten per mos fuksionim te shtetit dhe per paaftesi. Sali Berisha nuk do te kaloje kaq paq e lehte. Ky revansh qe ka marre pas 23 qershorit po ja thellon me shume gropen ku ka rene. Populli qe te shporri do te gjykoje edhe per keto veprime inatcore prej halabaku, je sojsez dhe edepsez i lindur.