“Antagonisti”, një film-dokumentar për Gramoz Pashkon

redaktor

Mbrëmjen e së mërkurës “Antagonisti” pati shfaqjen e tij premierë në Kinema Millenium. Filmi dokumentar i regjisorit Roland Sejko, ndërtuar mbi skenarin e Armand Shkullakut, nuk ishte thjesht një homazh në dhjetë vjetorin e vdekjes së Gramoz Pashkos, por një moment reflektimi për të kuptuar rrjedhën e historisë së Shqipërisë post-komuniste, do t’i drejtohej regjisori të ftuarve, të afërmve, miqve, politikanëve të majtë e të djathtë dhe përfaqësuesve të medias.

Mbi rrëfimet e bashkëshortes Mimozës, Genc Rulit, Preç Zogaj, Spartak Ngjelës dhe shokut të fëmijërisë Bashkim Shehu ishte ndërtuar portreti i intelektualit dhe politikanit Gramoz Pashko.

Një rrëfim për jetën e tij personale, njohja dhe më pas martesa me Mimozën, motrën e Genc Rulit, mbrojtja që i bëri Ismail Kadaresë pas largimit të tij nga Shqipëria, përfshirja në lëvizjen studentore të fillim viteve ’90, hyrja në politikë, përplasjet me Sali Berishën dhe aksidenti fatal, ku humbi jetën ai dhe i biri Rubensi.

Share This Article
4 Comments
  • Nuk paskeni pasur pike meshire per ne, shqiptaret qe kerkojme te besojme diku?!
    Vazhdoni akoma me metingjet false si Ceku i Bardhe i viteve te para ’90?!

    Por jeni te pasinqerte edhe me veten tuaj, keni marre ca para dhe paskeni bere nje film privat, familiar: eshte e drejte e familjraeve te kujtojne e nderojne njeriun e tyre, ashtu sic ishte, sic jetoi per veten dhe per ta; aq me shume kur bashke me Gramozin humben edhe birin e tyre…
    Ndjese pacin, se jemi njerez te gjithe…

    Por njeriu publik s’mund te mos pergjigjet per rolin e pasojat e kesaj dukje publike.
    Gramos Pashko eshte modeli se si nuk duhet te ngjizet e te shpaloset individi qe pretendon te mbahet e te mbetet intelektual, politikan dhe aq me pak elitar…

    Mbase, se pari ngaqe aty, pikerisht ne bodrumet e Pashkove, u ngjiz femija i vdekur i demokracise shqiptare, sic e quajti Kasem Trebeshina.
    Kuterbimit te krimeve iu bashkua hija mashtruese e “pluralizmit”, komunizmi nderroi dukje, thuaj si ne Rusi e Kine.

    Keta individe ne mision te pasinqerte ndaj shqiptareve, arriten te thirren ne intervista deri edhe tek Bota e Lire, te Zeri i Amerikes, gje qe mbylli syte e shpreses se ky vend mund te behet normal ndonje dite.

    Pashko eshte simboli i qarte i shtirjes dhe shitjes, megallomanise boshe, egos per karriere me cdo kusht, deri edhe ne dalje tribunash shovene ndaj shqiptareve, te krimit te pandeshkuar prej ligjit.
    Pikepyetja mbetet gjalle tek ata qe u bashkuan me Pashkon kunder Sali Berishes, por qe me ne fund, ne gjallje e ne dekje te Pashkos u kthyen tek Berisha…dhe serish mbajne fjalime per Pashkon…!
    As dv Prec Zogaj, nuk e shpjegon, as e fsheh dot kete. Gjer edhe prania e Ismail Kadarese ne kete bodrum nuk rrefehet dot e tera. Helena shfaq ca shishe qumeshti pas ballove te neteve me zima te zinje ne ate bodrum, por edhe kohe e Kadareve shkrimtare del e pamjaftueshme…

    Kuterbim bodrumesh, dmth

    Po gjene mire, film dokumentar eshte. Le te jete aty.

  • Nuk flitet keq për të vdekurit……Por unë do të kujtoja me dhimbje ata mijra shqiptarë të vdekur si pasojë e , terapisë shok, çekut të bardhë, fillimi nga zero , teori të propoganduara nga ,,delja e zezë ,Pashko, teoricieni i shkatërrimit të Shqipërisë .Hipokrizia mediatike dhe injoranca nuk janë shkak për të falsifikuar të vërtetën.Pas 26 viteve të liberalizmit anarkik , çfarë do të hanin shqiptarët në se mbi 1 milionë nuk do të kishin marrë arratinë për të mbijetuar.

  • tw ishte gjallw, tw na tregonte cduhet treguar…

    Do kthehem w Atdhe.atw film kushtuar Gramoz Pashkos, unw do ta doja “FAMILIES PASHKO” sw pari, ta shoh e tw kujtoj sw pari vitet e mia tw fwmijnisw mw tw Parwt e Atij fisi krye luftws atdhetare,nga Pais Vodica,sa i biri Josif Pashko,njw nga Pionierwt drejtues tw ekonomisw shqiptare tw pas luftws,deri Ministwr ndertimi.Po mbi tw gjithw gjyshe Lenin qw e ka rritur Gramozin djalw, si kimetlli.Ashtu si prindwt e Mimozws si “mimoza’, me atw gjysh Pwllumbin e gjyshe Fatime, qw lindwn atw djalw kimetlli, Gencin, qw do bwhej petagog sa “pionier” i lwvizies Demokratike, (fatkeqwsisht jo realizuar endwrrat e njw populli pwr Demokraci tw vwrtetw krerwt e saj); qw sot ndoshta wshtw ligwshtuar,pwr mos realizimet demokrtike tw vwrteta.Nuk do ta kwtw harruar thwnien: Bwmw o baba tw tw ngjaj” sa “Pema bie nwn pemw”.
    Gramoi njw pasardhws nga ajo famile i predispozuar pwr mbrodhwsinw e vwndit, ndarw nga jeta nw kulmin e punws Tij, ndoshta “ZHGWNJIMI” deri ambicia, i mori jeten. I pwrjetshwm kujtimi tij. Njeriu sw pari nderohet si NJERI. Ai s’u la tw jetonte tw bwnte ‘rrokadwn”.
    Faleminderi realizuesve tw kwtij filmi,qw mendoj, do kene bwrw dicka jashtw interesave poiitike.se “brumin e kanw pasur.”
    ( Mos mi merni fjalwt pwr “VDIS PA TW TW DUA”)
    Gramoz Pashko shkoi VIKTIMW.
    Autorwt i dwnoftw zoti.
    Nwnw Pashako D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *