Antarët e KQZ-së së re, zbardhen emrat e propozuar nga PD dhe PS në Komisionin e Posaçëm

time

Komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re është mbledhur pasditen e sotme.

Gjatë kësaj mbledhje Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin.

Sakaq, përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. Ndërkohë, Partia Socialiste i ka skualifikuar Hysen Osmanin PD-së.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *