Anti-Informaliteti, lirohen 10 mijë metra katrorë plazh në jug të vendit

J L

Vazhdon aksioni kundër informalitetit, qëllimi i të cilit është lirimi i hapësirave publike,  zaptuar në mënyrë të paligjshme në plazhet shqiptare.

Kësaj herë, aksioni është shtrirë në Ksamil, Himarë, Vlorë e Divjakë ku janë liruar 10 mijë m2 plazh si dhe janë proceduar 6 pronarë biznesesh, 5 në Qarkun Vlorë dhe një në Divjakë, nga të cilët 5 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Gjithashtu, është proceduar edhe n/kryetari i Bashkisë së Sarandës Jorgo Mitro, pasi nuk ekzekutoi vendimin për të liruar një sipërfaqe të plazhit publik prej 600 m2 në Ksamil.

Më konkretisht, në Ksamil janë liruar 10.000 m2 hapësirë publike, ndërsa u procedua K. I., 35 vjeç. Nga ky operacion janë bllokuar dhe sekuestruar 1185 shezlonë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlonëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës.

Në Himarë gjatë kontrollit në Jal është proceduar G. S., 47 vjeç, administrator i biznesit sepse nuk lëshohej kupon tatimor, kishte mungesë dokumentacioni dhe ushtronin aktivitetin pa kontratë qiraje nga Bashkia Himarë.

Ndërkohë në Vlorë është proceduar L. M., 52 vjeçe dhe E. N., 38 vjeçe administrator, pasi në bizneset që ata administronin në  lagjen “Ujë i Ftohtë” kishte mungesë dokumentacioni dhe pa kasë fiskale.

Edhe në Divjakë u procedua E. A., 38 vjeçe administratore për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve, si dhe mangësi në dokumentacion, duke mos deklaruar të ardhurat e duke mos paguar sigurimet.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vazhdojeni kete aksion ne gjithe Shqiperine se plazhet jane pushtuar nga horrat. ka ndodhur pushtimimi dyte i vijes bregdetare te Shiperise pas 1939 , dhe kjo ndodhi pas viti 2000 ,ne sy te popullit shqiptar dhe populli eshte dorzuar se kete radhe pushtuesit ishin shqiptaret , te fortet e lagjeve , dhe te qyteteve qe gjunjezuan bashkite, perdhunuan policite bashkiake,,,, a e dini se tek Apollonia Durres prane pistes nje zone me shesllone dhe me nje lokal me kashte dhe pa asnje kusht higjeno- sanitar pa leje dhe pa asnje penges e ka nje horr nga Fushkruja qe ska asnje lidhje me plazhin , dhe vjen cdo vit dhe ben ligjin aty,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *