Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të dërguar në Komisionin e Venecias paketën “Anti-Shpifje”.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit, duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.
Mesazhi i Bashës:
Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.
Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian. Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. #MOSnaPREKfjalën
o.j/dita

Dhe Edvin Escobar D’Rama ju pergjigj Bashës:”Edhe ti mos ma prek drogën,se vetem Erion Braçen dhe Gramoz Ruçin
nuk keni fotografu deri tani nga gallataxhinjt e rilindjes duke u fry me drogë .T’kishit qenë te paster ju demokratet e
kishit dorzu te gjith mandatin e Deputetit,por s’keni bythe se keni fryke se ju rras te gjith ne burg si shullazin,shokun
e saimirit”.