Inisiativa e kryetarit të ri të Bashkisë, për t’i dhënë fund kaosit në rrugët e Tiranës meriton mbështetje. Por po lind një problem që Erioni, edhe në emër të fëmijërisë së tij të varfër duhet ta shmangë… Në emër të “shtetit” dhe të “rregullit” bashkia ka nisur t’u “tregojë vendin” edhe ambulantëve të rrugës që punojnë për bukën e gojës dhe shitësve të gazetave. Por të varfërit që mbijetojnë ndershëm nëpër trotuare nuk mund të spastrohen në emër të “estetikës”…
Një fqinjë e pallatit ku banoj më qahej dje se policia bashkiake nuk e lejonte të punonte. Si do t’i ushqej fëmijët e mijë kur burrin e kam pa punë! – ankohej. Dhe shtoi: Unë votën gjithmonë për PS e kam dhënë! Me një karrocë të vogël shet, tek “Liqeni”, nga ato petullat që na pëlqejnë të gjithëve.
Një nga ato punët e ndershme që mbeten, në këto kohë të vështira, mënyra e vetme e mbijetesës për jo pak njerëz. Edhe sikur të kesh votuar për PD-në – i thashë, askush nuk ka të drejtë, në emër të asnjë shteti apo rendi, të ta heqë të drejtën e shenjtë të nënës dhe prindit, për të ushqyer dhe mbajtur familjen. Dhe i premtova se do të bëja ç’ishte në dorën time, që ajo të shpëtonte nga ai hall që është më i madhi në botë për çdo prind. Ky shkrim është në vazhdën e atij premtimi.
***
Që në krye të herës dua të nënvizoj se e mbështes nisiativën e Erion Veliajt, kryetarit të ri të Bashkisë, për t’i dhënë fund kaosit në rrugët e Tiranës. Eshtë e shëmtuar, e padurueshme, poshtëruese për qytetarët madje shpesh, dhe e rrezikshme për jetët e tyre, ajo grabitje e panginjshme e trotuareve nga ndërtime a zgjerime me leje apo pa leje. Prona private është e shenjtë por e tillë është edhe e drejta publike.
Asnjëra nuk mund të fryhet në kurriz të tjetrës. Sepse po të lejosh pronën private të gllabërojë, trotuaret përse të mos e lejosh të gllabërojë edhe rrugët? Ndaj kudo ku një hapësirë është e domosdoshme për publikun, prona private duhet të kompensohet me çmimet e tregut por nuk mund të hajë atë që është e nevojshme për publikun. Shkurt, mbështes nisiativën e Veliajt që në Tiranë të ketë, më e pakta, 2 metër trotuar pranë çdo rruge.
***
Por ndërkaq, shikoj se po lind një problem jo i vogël. Në emër të “shtetit” dhe të “rregullit” bashkia ka nisur t’i “tregojë vendin” disa ambulantëve të rrugës që punojnë për bukën e gojës. Njerëz të punës që nuk e shëmtojnë Tiranën. Madje e nderojnë atë. Janë gështenjëpjekësit, misraxhinjë, kokoshka-bërësit a petullashitesit për të cilët vajtonin dikur nga Migjeni e deri te Qemal Stafa. Nuk shëmtojnë se kanë vendosur të jetojnë me punë.
Dhe puna e zbukuron njeriun, apo jo? Nuk bëjnë vjedhje, mashtrime e korrupsion. Dhe as Tirana dhe as shteti, nuk zbukurohen duke i spastruar ata nga rruga sikur spastrohen plehrat. Shëmtimi i qytetit janë “bencat” e zinj të korrupsionit apo “tuaregët” e shtrenjtë të mafias që vërdallisen ogurzinj dhe të paprekshëm.
***
Nëse spastrojmë trotuaret nga dikush që i bie një mjeti muzikor për ca monedha, a nuk është për qytetin një bukuri më pak? Po i njëjti mëkat është edhe nëse i spastrojmë nga ata individë që me një karrocë të vogël me kokoshka apo një mangall misrash a gështenje, përpiqen të mbijetojnë. Eshtë si t’i bësh luftë virtytit të punës. Eshtë të luftosh nisiativën private për mbijetesë. Nisiativën e ndershme.
Dhe ta luftosh atë ashpërsisht kur ende nuk ke mposhtur inisiativat kriminale të trafiqeve mizore dhe njerivrasëse?! Eshtë e gabuar të pengosh nisiativën për kafshatën e bukës, sa kohë shteti dhe tregu nuk ka afruar një alternativë më të mirë. Eshtë e gabuar, edhe ekonomikisht por edhe nga pikëpamja humane.
Shteti nuk mund të rivendosë dinjitetin duke luftuar evazionin te gështenjëpjekësi, në një kohë që dhjetra e qindra milionë vidhen nga evazioni i bizneseve apo nga korrupsioni në tendera e dogana. Nuk do qe rilindje e shtetit por një vitrinë, një fasadë e rreme e pafuqisë së tij për të luftuar evazionin qindramilionësh atje ku ai fshihet me të vërtetë.
***
Sa të ketë shtet do ekzistojë rreziku i degradimit të tij në një mekanizëm të ftohtë, pa empati për njeriun madje, edhe kundër njeriut. Ndodh shpesh që burokracitë, në “amokun” për të arritur objektivat e buxhetit publik i turren njeriut duke mos kuptuar se po veprojnë në kundërshtim me misionin për të cilin janë krijuar dhe paguhen nga njeriu. Por një shtet që i kundërvihet njeriut është absurd, i pakuptimtë, është një monstër.
Sepse shteti është një shpikje e njeriut, një mjet që njeriu të zgjidhë hallet e veta dhe jo të shndërrohet në një hall për njeriun, një makinë në ingranazhet e tmerrshme të te cilit bluhet njeriu. Eshtë absurde që shteti t’i pengojë njeriut të marrë, me punën e tij, atë thërrime, atë pjesë që natyra, sikundër thoshte dhe Naim Frashëri, nuk ja mohon as edhe zogut. Aq me tepër kur as shteti dhe as tregu nuk janë në gjendje të ofrojnë as punë tjetër dhe as ndihmë.
E kujt do i duhej një sakrifikim i kafshatës së fëmijëve dhe familjeve në emër të estetikës urbane?
***
Një luftë kundër evazionit apo kaosit urban që zhvillohet duke kundërvënë artificialisht nevojën për mbijetesë të një shtrese qytetarësh me interesin publik, nuk mund të mos degradojë në praktika që janë cinizëm në rrafshin e mardhënieve humane por edhe një gabim në rrafshin politik.
Puritanizma të tillë urbanë i marrin të keqen deri edhe bolshevikut Lenin që, në një moment, edhe pse kishte bërë një revolucion kundër pronës kapitaliste, kur e pa se punët e ekonomisë ishin keq dhe rendi i ri socialist nuk po funksiononte, ju kthye përsëri ekonomisë kapitaliste dhe tregut privat me të ashtuquajturën politikë të NEP-it. Kur ja deshi interesi politik, Lenini i shmangu (edhe pse përkohësisht) dogmatizmin dhe ju kthye kapitalizmit.
A na lejohet të jemi “dogmatikë urbanë” në një moment kur vendi vuan nga papunësia kronike? Për shembull, a do qe me vend që në këtë kohë bashkia e Durrësit të mos lejonte shitësit ambulantë nëpër plazhe? I keni parë si shkojnë e vijnë, pa prerë nëpër vapë, si Sizifi, të ngarkuar me llojshmëri mallrash, frutash e lëngjesh.
Ndoshta ndonjë pushues bezdisej nga thirrjet si: Erdhi rrushi! Për vete jo. Madje më bëri me gaz një kushëri i ardhur nga Franca kur tha: A e di cili është ndryshimi i Francës me Shqipërinë. Në Francë shkojmë ne te “Carrefour” ndërsa këtu vika “Carrefour” te ne!
***
Tavolinat dhe karriget e kafeneve që kanë pushtuar trotuaret duhet të tërhiqen, pra duhet t’u tregohet vendi. Por, ndërkaq, ka ca punëra që e kanë vendin në trotuar. Që kanë lindur bashkë me qytetin dhe do të vdesin bashkë me të. Lustraxhiu, për shembull, e ka vendin në trotuar.
Njerëzit nuk mund të shkojnë te tregu me shumicë për të lustruar atje këpucët. Dhe lustraxhiu nuk shëmton se është pjesë e “arkitekturës” klasike të një qyteti apo e rrugëve të tij. As edhe nuk pengon. Ai thjesht, lustron! Njerëzit nuk mund të shkojnë në treg as për të blerë një qeskë me petulla, një kaush me fara kungulli a luledielli, me gështenja të pjekura apo një misër të pjekur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shitësit e gazetave. Vërtet, shumë nga ata shesin në pika të improvizuara shëmtueshëm me kuti kartoni.
Por nuk mund të spastrohen në emër të “estetikës” sepse krijon shumë probleme. Jo vetëm për individët që mbijetojnë me atë punë. Por deri edhe me lirinë e shtypit. Nga që nuk mund të ketë liri shtypi nëse nuk e shpërndan atë. Sado të shëmtuara qofshin pikat e shitjes së gazetave sot, detyrë e bashkisë është t’i zbukurojë dhe jo t’i spastrojë. Gjithsesi këto zanate a punëra mund t’i sistemosh. Madje edhe t’i taksosh.
Por vetëm simbolikisht. Sa për të edukuar pagimin e taksës nga qytetarët. Sepse është alogjike që shteti t’ju marrë para atyre njerëzve dhe familjeve mbi të ardhurat nga një punë pa të cilën, ai duhet të harxhonte shumë më shumë për t’i mbajtur me asistencë. Por nuk është vetëm logjika ekonomike. Eshtë edhe empatia njerëzore. Shteti, që në thelb është tërësia e qytetarëve, nuk mund t’i heqë qytetarëve, madje në emër të shtetit apo luftës kundër evazionit, kafshatën. Edhe një bashki nuk mund të demonstrojë një cinizëm të tillë.
Aq më shumë kur kryetari i saj i ri, nuk e harron kurrë atë djalin e vogël që me një dedikim aq fisnik, shiste dikur fiq për të ndihmuar familjen!

Bukur!
Dhe Erioni ka deshmuar qe di te degjoje.
Si banor i rruges Komuna e Parisit sot pasdite vura re me kenaqesi te madhe qe policia bashkiake ka rrethuar godinen mbi trotuar te shkolles Kristaq Rama dhe shtesa e saj qe ka bllokuar mijera banore po cmontohej.
Bravo Erion, po edhe keto qe te thote ky autor i Diotes se respektuar duhen degjuar.
Shitesit ambulante dhe sidomos ata te gazetave nuk e shemtojne rrugen perkundrazi i japin gjaleri dhe jete.
Jane shemtuar?
Ndoshta, por edhe ata nuk dalin nga qejfi. Nese do kishin nje mundesi tjeter nuk do ta benin.
Sherimi i kesaj nuk eshte heqja zvarre nga rruga por minimizimi i varferise.
Po pse vertet e besoni qe erioni shiste fiq ?
Sbesoj se ka kaq budallenj ne shqiperi.
Po pse Erioji paska lind i kamur o shok?
Gjith brezi i Erjonit ka ber gjithcka per mbijetes
Brezi i Erionit nuk ka bere asgje per mbijetese, sidomos ne lagjen ku e ka pasur shtepine Erioni. Te gjithe femijet aty loznin bilardo gjithe diten, ose e kuqe e zez ne kompjutera nga mengjesi ne darke. Kurse Erioni ngaqe nuk e njeh realitetin shqiptar kujton se mund te genjeje kaq paturpesisht, e te hiqet si i pervuajtur.
Nji here ben sikur ka kaluar malin me kembe, pastaj i hipen zetorit pastaj shet fiq.
Na vinte per te qeshur e per te qare kur Lul Basha thoshte qe kishte punuar cdo lloj pune, perfishre DJ ne hollande tek Arjan Cani.
Por paska edhe me keq se Luli.
Normal, sepse edhe Luli edhe Erjoni u katapultuan ne PS pa asnje kontribut, por vetem se ishin ushtare te kryetarit.
Prandaj edhe Erjoni nuk morri dot as votat e gjithe socialisteve, qe preferuan me mire Bojaxhiun sesa nji Lul te dyte. PS po merr rrugen e Lulizmit.
Clironi PS nga Rama.
Nuk jan t gjith nga ata q lozin bilardo. Po ekzagjeron dhe pergjithson m duket.
Une nuk e njoh Erjonin dhe nuk kam nnplan ta njoh se jetoj sh larg Shqiperise.
Po i perkas atij brezi dhe them me siguri t plot q kemi ber lloj lloj historish per t patur ndonje lek n duar
Cfare lagje ke qene ti shoku? Pa shko pyet nji here nga lagja e erionit ne mes te tiranes. A njef ndonji me shpi mrena ne tirane qe shet fiq? Te gjithe jane nga fshatrat ose periferia.
Ateher skishte pun per te rinj dhe te dush ti. Apo e ke fjalen me heq ndonji pasqyr makine. Vec kamarier dhe roje ka pas Tirana. Edhe kamarier mezi punonin Tironsit. Ta ka thon mir ky shoku Erioni mashtron si Luli. Edhe kryetar bashkie u be si Luli me votat e Likes.
Ik e ha fiq, o Fiqo. Po pse te gjithe halabak si puna jote kane qene qe luanin bilardo e kompjutera? Pse ne qe punonim tek fabrika konservave duke qeruar qepe ose neper fusha duke mbledhur prodhim gjate pushimeve te veres cfare ishim? Pune quhet te qerosh qepe apo te mbledhesh fiq. Ti duhet te jesh nga ato 40 e ca vjecaret qe jetojne akoma me mamin dhe babin sepse nuk e “rrujte” kur ishe I ri.
O pikpytje . Dukesh qe larg qe je staf i Erionit. Edhe rrenat i ke fiks si Erioni. Te te vij zor qe i quan halabak ata qe ishin neper bilardo. Se ai brez ashtu u dogj sepse skishte pune.
Halabak ishin ata politikane qe e lan pa pune ate brez dhe njelloj po ben edhe Rama. Ato fabrikat e konservave dhe qepet kur i qeroje me Erionin? Se asokohe trecereku i njerzve ka qen pa pune. Prandaj merrnin malin te shkretet.
Edhe tani qe flasim gjysma jemi pa pune. Rinia eshte edhe me shum pa pune. Kurse ti ordiner qepet i ke pare vetem ne restorant. Dhe paguesh me leket e socialisteve qe jan edhe sot pa pun. Se ne krye jan ven koqe fiku si puna jote.
Jep doreheqjen se nuk je socialist. Boll sajove histori me fiq e me qepe.
Un kam 20 vjet jashte mor gamor, se e kuptova me tipa si puna jote nuk behet kurre ai vend. Une Erionin nuk e njoh personalisht, por kam aq mend te kuptoj kush do me punu e kush do me vjedh.
O pikpytje. Genjeve per qepet, normal qe genjen qe je jasht. Paske 20 vjet jasht ti ordiner? Po ateher kur punove ne shqiperi ti ? Ne vitin 1995? Ne 1995 fusnin te gjith leket ne piramida e spunonte asnjeri? Kurse ti punoje mblidhje prodhim ne fabrika. Haha. Ne fabriken e Sudes punoje? Ik more ordiner po jep dorehqejen. Se shqiperia nuk behet se vejne ordinere ne krye si puna jote. Te pakten te ishe socialist. Erioni te punoje dhe un si socialist ja dhash voten time se na e kerkoi Majko. Por mjaft me ato rrenat me fiq e me qepe. Tirana vujti me Lulin dhe duhet nji njeri qe te punoje tani e jo rrena e komente ne forume.
Ore ater nuk shiste njer fiq, por vetem banane dhe cokollata hilal. Mos e ka pasur fjalen per banane dhe jo fiq.
ne krye te rruges medar shtylla ishte nje kioske gazetash gjysem e rrenuar.
e kane hequr keto dite.
dje ne mengjes pashe qe mes gropes se mbetur nga heqja dhe baltes se krijuar nga shiu, ajo palaka e gjore qe punonte atje kishte dale prape.
kete here pa cati mbi koke, por me nje tryeze perpara ku kishte vendosur prape gazetat mes baltes.
mire eshte te shmangen keto pamje se aq sa na gezojne syte kur deboni nga ruga maskarenjte e babezitur te lokalevge qe zene parkimet dhe trotuaret, aq na dhembin kur shohim keto drama varferie njerzish te moshuar e hallexhinj
paska ngel andrea pa ngren petulla..
hall i modh nuk e sheh..
po c jane keto budallalleqe
ne vend te mbeshtesni njeriun e punes e sulmoni ate.
jeni bere te padurushem si gazete
ore kico pse kam nje pershtypje qe nuk e ke lexuar shkrimin fare?
kicoooooo,kico more,ku vate mo,te hengshin qente
Ore kafshe, po ku keni pare juve qe pa leje mjedisore, pa u rregjistruar si bisnes, te dalin njerezit rrugeve dhe te shesin cfare te duan me pretektin se nuk kane cfare te hane? Te ikin tek zyra e punes e te punojne. Turp per keta qe e quajne veten gazetar dhe inkurajojne informalitetin.
Leje mjedisore ai qe shet petulla dhe geshtenja ???
Ma vaaaa.
Ore problemi qe ngrihet ketu nga Dita me t drejte ka t bej me themelet e se majtes: Nga do nis shteti? Nga varfanjaku? Apo nga i kamuri? Nuk ka t bej vetem me bashkin e Tiranes. Ndeshkoni njher Saliun, Boden e kompani, gjwni celsin e sujsesit ekonomik dhe shifni pastaj qe kta t petullave as do ken deshur me dal rrugve si arixhinj
njeriun e punes po mbeshtes..ate shitesin e vogel ambulant qe mban familjen.
Erjoni eshte njeriu I pordhes,, e mban gjithe Tirana.
Vertet Erioni ka shitur FIQ,por kryetari i Partise se tij dhe kryeministri Rama ka MJELE LOPEN E BLLOKUT SOCIALIST dhe nuk i thone kot qe “BARK NGOPURI NUK IA DI BARK PANGOPURIT!!!
Eshte KRIM SHTETEROR FASHIST qe t’i presesh buken e gojes nje fukarai dhe te tolerosh qindra HAJDUTE E KRIMINELE bqe kane grabitur pasurite kombetare ne emer te pushtetit mizor apo DREJTESISE SE PA DREJTE!!!
Jo bre Kico nuk po e sulmon njeri Veliajn po i kujtojne ca gjera te vockela qe ai mos ti haroje
Shkrimi eshte I goditur dhe sakte ju pershendes gjithashtu besoj se edhe Kryetari do mbetet I kenaqur per menyren se SI ja ke kujtuar .
Nuk arrita ta lexoj deri ne fund shkrimin,por sa kuptova ajo gruaja me karroce qe ju merrni si shembull eshte ne hall si shume shqiptare te tjere,por puna e erion veliajt nuk eshte qe te ule papunsine ne shqiperi,kjo eshte pune e qeverise,e shtetit,veliaj eshte kryetar bashkie dhe Duhet me bo punen e vet mire,Duhet me mbrojt ata qe paguajne taksa,ata qe shesin petulla ne dyqan dhe i paguajne taksa shtetit,sigurojne pensionin e puntorve,kete pune ka kryetari i bashkise.bravo ,n.q.s.eshte keshtu.per te papunet Duhet te mendojne qeveria per te rrit asistencen,ndihmat sociale.Veliaj jep llogari per vete Jo per punen e qeverise.Jam i djathte,por puntorin e ambiciozin e respektoj,i djathte po jo me berishen,se berisha ska ide,
shkrimi eshte plotesisht i drejte . Edhe per ambulantet duhet menduar. Eshte e vertet qe per llustraxhiun,geshtenjapjeksin, misraxhinjte kane shkruar njeres te nderuar nga Migjeni e Qemal Stafa. Keta ambulante vendin e kane ne tortuar, po nuk jetojme me ne ato vite ku zanatxhinjte si kepucare , qeleshepunues apo ku di une , kishin nje barage. Sot eshte e mira qe 4apo 5 llustraxhinje mund te marrin ne dyqan me qera ne ane te tortuarit ,e te punojne ,ashtusi kishte edhe ne kohen e komunizmit. Mund te ndertohen gabina estetike e te vendosen ne vende te caktuara per keto artizane….. rrugezgjidhja nuk mungon .Apo te shesin edhe ne orare te caktuara duke ruajtur sidomose pastertine ke vendi i punes e jo te marrin lepushkat e misrit rruget e Tiranes. Petulla shiten edhe me karroca levizese ,apo me tabaka si geget dikur, po ishin me uniforme te bardhe,te rruar e qethur ejo me nje ok zhul ………….. JAM DAKORT QE TE GJENDET NJE RRUGEZGJIDHJE,pasi edhe populli ka nevoi per keto lloje sherbimi…..
shkrim ,qe edhe ne cdo presje ka kuptim te forte !
realiteti eshte ,se sot per sot,nuk mund te vendosesh estetike trotuaresh,kur ke nji popull komplet te uritur !
sic e thote dhe autori i shkrimit,ata nuk po i mban as me asistence dhe as me ndonji lloj ndihme tjeter,pra ,leri te ushqehen.
po deshe te besh estetike trotuaresh ,ka shume pune per te bere para tyre.
ose ,vendosni nji tarife tatimi simbolike,sikur dhe 10 lek ne dite ,sa per tu kulturuar nga ana tatimore ,por mos i perzini ,dhe ti detyroni te vjedhin apo te vrasin !
LERINI AMBULANTETTE LIRE TANI PER TANI,DHE MERRUNI ME PESHQIT E MEDHENJ !
Bravo z.Stefani, jam shume dakord me ju! Le pastaj qe ne te gjithe qytetet e medha te botes ka nga te tille shites dhe nuk I leviz njeri.
Eshte poshtersi te goditesh te ndershmin dhe te varferin, kur ferkon Zamirat dhe Ulajt, dhe kur doganat e tatimet jane qindra milione dollare grope prej tyre dhe miqve te tyre ne qeveri.
Po arrihet kufiri I cnjerezores me kete kryeminister arrogant e te paafte. Le qe eshte po aq I korruptuar sa dhe ai tjetri. Se do thoni ca lidhje ka ai me bashkine, po a nuk na that ” po votuat Erin zere se me keni votuar mua????”
Erdhi dita ime.edhe bar do hame po kapitalizmin do e ndertojme.hahaha
Tek i vetmi artikull a kryeartikull qe nuk jam dakort me shkrimberesin!Mos lajthit deri ketu z.Stefani!Shkojme drejt Europes e jo drejt Turqise!Nuk behet shteti me kanoçe e misra e fiq!Keta ambuante qe si Ju edhe une u qaj hallin le te liçensohen per aktivitetin e tyre te paraqiten sa me hijeshem konform rregullave per nje ambulator e le te shesin edhe geshtenja e mistra siç i ka patur dikur kryeqyteti ne kohen e “diktatorit” siç e quani Ju ambulatoret e sotem te kapitalizmit modern!E mbeshtes Kryebashkiakun e kerkoj prej tij te mos e ndale kete aksion deri sa ç’do gje te futet ne shinat e nje shteti me kollona te regullta.Kjo do ishte kerkesa me e drejte per nje kryebashkiak qe tregon se ka deshire te punoje e qe Andrea i mistrave apo i geshtenjave kerkon ta pengoje.Keta shites geshtenjash e misrash z.Stefani i gjen vetem ne Shqiperine postSaliniste,ne Maqedoni,ne Bosnje ,Malizi ndonje vend tjeter!Gradaçiela ,vila ka kudo tashme ne bote edhe ne Burundi e Etiopi por mungon njeriu,ndaj edhe ketu le te fillohet te ndertohet njeriu e pasketaj geshtenjat e misrat!Me respekt nje admirues i mendimit Tuaj te lire e te guximshem ne kontribuimin e ndertimit te nje shoqerie te emancipuar nen kulture e dije!
drejt evropes shkon or Les, po pupullin e ka lene te haje me kanace ashtu si dhe lahet me kanace.
Varferia ka vetem nje kure, jo te kuqte e buzeve por investime ne interes te ekonomise.
Problemi eshte qe investimet vene ne xhep te Likes-Sales, dhe Edushit,
Erjoni eshte qehajai I ri, faqendritur qe vjen verdalle lart e poshte te beje fresk per Edin dhe kamzhik per te varferit.
More lesi nuk eshte as turqi as bosnje shqiperia por eshte nje vend ne detrese . Ate njeriun qe kerkon ta krijosh ai krijohet me rritjen e mireqenjes Une jeyoj ne france e gjithandeje ndeshesh me shites te tille ne plazh bulevarde deri tek tour e eifelit . Prandaj mos u mundoni te pirdhni me larte se bytha i thone francezet
Nje gje po ju theme nuk me pelqen fare seç ben kjo qeveri me prishje e shkaterrime te shtepive lokaleve nuk i ka ardhe koha per llukse te medha shqiperise . Mos u mundo ti vesh buze te kuqe e krem asaje qe ka nje muaj pa u lare gomari jo vetem qe sbehet kale kursi po as shala e kalt nuk i shkon
Secili komentues shkruan me dore ne zemer ashtu siç mendon, por prisni Ukun e Salukut,qe Erionin dhe Andrean i qorton sepse mendja vetem tek Sali shpellari i shkon, sepse vetem ai uleret dhe cilindo qe nuk jep ryshfet e shqyen e kafshon.
Mir e ka ky i artikullit,ka dhe njerez qe punojn e sduhen larguar ashu por shteti kshu vendoset me rregulla.po sikur te dalim te gjith tashi ne ndonji cep rruge duke shitur geshtenja ?..puna eshte se kjo qeveri smund te vej rregulla si ne evrope por pa asnji uzine ose fabrik qe punon ne vend.kto gjera duhen bere lesho e terhiq dicka ne menyre te balancuar hap vende pune e mbyll kto pune rrugesh, jo dil me pushk ne dor ehiqtegjith nga rruga,ose po je shtet jepi ndihm te bollshme sociale.edhe pseme dhimbje po ca rregull duhet ven se perndryshe kurr sdo vij njeri tek ne te investoj them kompani serioze,sepse kavende tetjera rreth neshqeofrojn kushte shum me te mira e lira.problemi eshte qe ne tiran duhet prishur gjysma se eshte ber tamon te keqen e afganistanit.
Po te gjitha shkollat e rruget e shqiperise te gjithe qeveritaret u Kane vene emrat e gjysheve, te baballareve, po si nuk ju Vjen turp more e bête shqiperine te gjithe tuajen. Jo more zoterinj shqiperia eshte e gjithe Shqipetareve. Emrat e rrugeve duhet te jene me numra , e Jo emrat e baballareve tuaj, sikur ata Kane bere vezen e kuqe. U shofshit ishalla, ju rafte e keqja e madhe. Edhe bamir topi prandaj u bashkua me ps qe te ruaje emrat e rrugeve qe ka vene te gjyshit e babait, sikur ai ka bere ndonje trimeri.
Nuk eshte e vertete qe nuk ka ne vende te tjera ambulante qe she’s in, mund te shkoni ne Los Anxhelos ne plazhin Santa Monika e do te shihni si vijne per te shitur fruta, pije e shume gjera te tjera.mos Thoni qe nuk ka ne vende te tjera, ne Greqi gazeta e petulla
Me kete shkrim e katranose ate qe ke mbrojtur o gasetar.
Ndryshe, sic mendon ti, me nje torbe, canister,preher….pastaj thase….arka, fuçi….do t’i kesht plot rruget.
Apo prish arka e bej kanaçe.
Keshtu mendon se eshte me mire e do mbrosh varferine???
Po do tu bihet kokes ore ketyre hallexhinjve se dora e ashper e udheheqesit tone legjendar edi rama do te tregoje se ketu po behet shtet….brimsilda tek tatimet miliona euro mosrealizim, spiropicka nje peseçe euro per nje vit, pastruesja e lojrave te fatit miliona me garat me qen ne te gjithe vendin, zgerdalla beqja lek nga ilacet, dyshja ben kinezi-damjan gjiknuri nuk dihet ku i kan llogarite ne qipro, tahiri vogel dru nga kokaina.
O i zgjuari Andrea,o mecmi Andreja,po te shesim te gjithe ne tortuar dhe te ti kalosh ne xhade qe te shtypi makina,sa MIRE.
Dua rregull,por dua edhe misra e petlla,dua te paguhen taksat por dua qe te shesin ne rruge dhe te falimentojne ata qe paguajne taksat……..
Dua dafllak,por e dua te rruar…..
Po mos u merzit o Stefanaq se ca dite do te zgjase edhe kjo fushat,do te zihen edhe trotuaret nga karriket dhe fshataret dhe ne nuk do kemi se ku do kalojme.
Ka rendesi qe shkolles kristaq rama i erdhi radha per tu prishur,se nuk ja mbante bytha njeriu te afrohej aty,tani do kemi trotuar perkohesisht deri sa ta zaptojne fshataret apo petllat e stefanaqit.
Tirana bie era fshatar stallash qe nuk dine dhe nuk duan te dine se ceshte rregulli dhe pastertia dhe jo te dine se ceshte kultura dhe estetika.
Jepi misra hibrid dhe petlla me vaj qe kundermon ere te qelbet.
Keshtu eshte kur ne krye ka qene nje shpellar qe ngpoi barkun me buke per here te pare kur erdhe ne konvikt dhe hoqi breket e leshit.
Mos flisni budallalleqe, edhe ne mes te Londres ne Covent Garden, gjen geshtenjapjekes qe jane me license. Shteti nuk i shfaros te tilla profesione se eshte e padobishme dhe çnjerezore. Eshte tjeter pune masat qe merren qe kto punera te behen me parametrat apo standartet e duhura. Dhe artikulli i Andreas kete sugjeron! Bravo Dita!
Te vetmet “veti pozitive” qe i vishte Andrea Stefani ne fushaten elektorale per zgjedhjet e kryetarit te bashkise se Tiranes, Erionit, ishte cilesimi “i ri dhe energjik”.
A thua se te qeverisesh mire qenka kusht i domosdoshem qe te jesh i ri dhe energjik ?
Perqindjen me te madhe te krimeve ne gjithe boten, e bejne te rinj te pa formuar e te pa rahur nga jeta e “energjite” mund te jene me kahje pozitive, por edhe negative.
Partia qe e perzgjodhi per kryetar bashkie te kryeqytetit, djaloshin Veliaj, erdhi ne pushtet me kujen e varferise e papunesise se madhe qe kishte shkaktuar “Saliu” e me premtimet se do te bente cmos qe ne nje kohe te shkurter do te punesonte “300 mije” te papune e do te zbuste varferine.
Ne keto fakte duhet te perqendrohej “analisti” Andrea Stefani e jo te merej me shitesen e petullave.
Nuk luftohet varferia me shtet policor duke denuar te varferit e duke shtuar numurin e te pa puneve. duke bere “aksione me goditje te perqendruara” te stilit enverist..
Nga qeverisja duhet te shohim qe se pari te evidentohen shkaqet qe e sjellin kete varferi e papunesi, te gjenden ruget optimale me efekte afatgjata per zgjidhjen e tyre, e mandej kur te kesh kryer detyren tende per te cilen je zgjedhur qe te qeverisesh, e mandej te kujdesesh qe te “lyesh” floket e krehur e te lyer me brilantine.
E cmund te ndryshoje tek “qerrozi” koke palare e me dregeza, krehja e lyerja me brilantine ?
Ja ja preve mundesine e vetme per te mbijetuar me punen e “paligjeshme” plakes qe shet petulla ne ambiente publike, por cdo te behet me femijte e ketyre qindra “keqberesve” nese i le pa pune ? Do te kalojne ne veprime kriminale si hajdute e deri ne vrasje.
Djaloshi i ri “energjik” Erion Veliaj e ka filluar punen nga bishti e jo nga koka.
Me dhune kerkon tek qytetaret e varfer pjese e shout te tij propogandistik se po ben “mrekullira”.
Cdo te besh ti o djaloshi energjik si kryetar bashkie per te gjetur zgjidhjet ne pastrimin e “zhulit” ne kryeqytet e jo t’ju a lesh kete barre qytetareve qe paguajne taksa per kete pune, qe “vullnetarisht” pa pagese, te bejne punen tende.
Kur me politikat tende, te kesh krijuar vende te reja pune, te kesh ndertuar ambiente tregtare te perqendruara e te kontrolluara, eshte ministria e shendetesise ajo qe do te perkujdeset te ndaloje tregetine e paligjeshme te ushqimeve e produkteve te tjera ne ruge, si per ruajtjen e higjenes se mallrave te tregetuara, ashtu edhe per higjenen e rugeve publike.
Trajtim i mrekullueshem. Per mua, natyrisht. Une nuk flase per ata dembela qe pertojne te lexojne, apo qe kane nje maç te zi ne vend te zemres…
Një artikull interesant goditur , por nuk mund të pajtohem me idenë që një i njerkës dhe tjetri i nonës , që këtu fillon abuzimi si në çdo qytet të botës ka shitës ambulant por janë të kontrolluar dhe me numër se nuk mund të ketë çdo trotuar ambulantë shitës se nuk je në plazh por në kryeqytet .
Këtë mendim kam , ju faleminderit.
Erjoni=Xhino
Edi = Maliqi
Andrea = Prifti
I mbani mend nga filmi perrale nga e kaluara?
jam shume e kenaqur nga lirimi i tortuareve se thyen brinjet kur kalon , dhe pse i kane dyqanet
nxjerin kutit e gjithe ambballazhin sa veç nje atlet mund të kalojë,
por per ambulantet si e ka gjithe bota, me tregje ditore qe te ushqehen dhe ata qe se perballojne dyqanin dhe me vjen shume keq per ata qytetar qe duan akoma te mos vihet rregull.
Fshateret qe shesin prodhimet e tyre nuk duhen ndaluar, ose te behet nje treg ne cdo lagje dhe te shkojne te gjithe te tregu. Per sa kohe qe nuk ka treg me tezga ne lagje duhe lejuar te shesin fshataret se shkojme dhe blejme ndonje gje bio te ata. Kurse per tatt qe kane zene trotuaret dhe shesin kafe te lirojne sa me shpejte do ishte mire.
Nuk ka zgjidhje pa sheruar VARFERINE.
Nuk ka qetesi pa bere DREJTESI.
DELETED
Sakte Andre,
Erioni nuk duhet ti harroj fiqte neqoftese ka shitur.Nuk del njeri nje rruge te shesi nen presionin shteteror per te shitur neqoftese nuk e detyron mbijetesa.Po te kish nevoje Erioni sot do dilte te shiste.
Shitesit ambulante I kam pare nje vendet me te bukura dhe ne rezortet me moderne te botes nga Amerika nje lindjen e larget e ne Karaibe.Bile ne Havai me beri pershypje moria e ambulanteve mbasditeve deri ne mesnate.Ne Ora 5 te mengjesit rruget ishin krejtesisht te pastra.
U them femijeve kujtoni rrugen ku keni kaluar dhe ndihmoni te varferit per nje jete me te mire.Kete I them dhe Erionit.Mos ndiq piktorin ne mardheniet me njerezit se piktori e ka pase gjithe jeten bythen ne pambuk.Piktori nuk e di cfare eshte varferia dhe eshte nje kafshe politike qe si Saliu Po kafshon popullin e vet.
Z.STEFANI e lexoi me etje,ngre probleme te mprehta per aktualitetin RRUMPALL ne shqiperi.Por ne kete vend mbisundon INFORMALITETI i skajshem,ku opozita me te drejt bertet per parat e pa mbledhura nga taksat.Te gjithe shitsit ambulant me tezga duhet te taksohen,por ne vendin e caktuar nga bashkia,jo kuturu,ku te munden.Kjo do ishte rrumpalla Basha-Sali.Veliaj di ti zgjidh gjerat.
kundrejt nje takse simbolike qe me teper eshte takse prenotimi, ambulantet te lejohen te shesin ne cepa ku nuk pengohet levizja e kalimtareve. Ne struktura te posacme, qe te mos shihen me kutira dhe tela apo ristela kuturu. Nje tip “stoli” qe nuk te vret syte… diku ne cep te lulishtes, ne nje ndonje kryqezim por jo vend e pa vend sepse shpresa per keta njerez nuk duhet te degradoje ne ato te ardhura modeste por tek nje asistence dinjitoze apo rroge normale duke hapur fronte pune. Edhe ne kohen e Enverit, kishte kinkalerira…por ama shkriheshin mire me profilin urban.
E pergezoj zotin Andrea Stefani per artikullin e shkruar plot vertetesi dhe dashamiresi,ashtu sic pergezojme Kryetarin e ri te Bashkise se Tiranes,zotin Veliaj per ato punera te mira qe po ben per qytetin e Tiranes dhe popullin e tij.Te gjitha c’ka nenvizon me te drejte zoti Stefani jane plotesisht te drejta.Mjaft mire e vendos theksin ne luften kunder evazionit ndaj multimilionereve dhe bandat vjedhese te shtetit dhe popullit si dhe luftes kunder korrupsionit masiv ne cdo fushe te ekonomise,politikes dhe jetes sociale ne Shqiperi.Me te drejte i mbron ai tregtarucet e kafshates neper rruget dhe sheshet e Tiranes(megjithese tregtareve te vegjel te fruta-perimeve mbi banake e arka e kuti ambalazhi neper trotuaret buze rrugeve te Tiranes duhet t’u ndalohet sa me pare shitja,sepse kioskot dhe arkat e tyre zene me pa te drejte trotuaret dhe rrezikojne jeten e qytetareve dhe femijeve te tyre duke i detyruar te ecin ne rrugen ku kakojne makinat.Nder te tjera ata shpesh kthehen ne manipulante te cmimeve te produkteve bujqesore qe i blejne nga shumica shume me lire nga c’i shesin;ashtu ata demtojne pa te drejte tregtine e ndershme nga dyqanet e rregullta qe paguajne taksa dhe energjine elektrike dhe te cileve u pakesojne klientelen dhe fitimet e ndershme te tyre!).Por te gjithe te keqiat e tilla e kan nje burim dhe aresye te perbashket:ekonomine e dobet dhe papunesine galopante.Sigurisht po te kish pune shitesi apo shitsja ambulante nuk do te merreshin me me ate pune qe i detyron te digjen gjithe diten ne diell apo te lagen e ftohen nga shiu dhe era.Jo me kot populli yne ne kesi rastesh perdor thenien e tij “Fukarallek,maskarallek!”
Varferia dhe moszhvillimi ekonomiko-financiar, keqadministrimi apo vjedhja e shtetit dhe pasurive kombetare nga rrufianet politike dhe mafiozet e hajdutet multimionere qe mbeshteten nga politika dhe mosndeshkueshmeria e krimeve nga mos zbatimi qellimkeq i ligjeve dhe rregullave te shtetit,etj. jane burimi i te gjithe te keqiave,emruesi i perbashket i kesaj gjendjeje te rende ekonomike,sociale e morale te shoqerise se sotme shqiptare,pra te fukarallekut dhe maskarallekut!
Tirana,ne menyre te vecante,ashtu si e gjithe Shqiperia,ka nevoje per pasterti,rruge e trotuare te shtruara,parqe dhe vende te clodhjes se popullates se tyre,por para te gjithash kerkojne zhvillim ekonomik,kerkojne ngritje uzianash e fabrikash,pra vende pune per t’u siguruar qytetareve nje jetese te shendoshe e te kulturuar, arsim e shendetesi,forcim te moralit dhe sjelljes qytetare dhe si pasoje nje ulje te ndjeshme te korrupsionit,kriminalitetit,evazionit masiv lart e poshte,pra edhe zhdukjen e kioskave dhe shemtirave tregtare qe kane zene trotuaret e kryeqytetit e ne shume qytete te tjera.
Kryetari i ri i bashkise se Tiranes ka nje zemer bujare,shpirt krijues e prej fitimtari,por edhe mundesira me te medha mjetesh financiare nga qeveria por mbi te gjithe edhe nga te ardhurat nga taksat dhe sherbimet.Ne analize te fundit ai ka avntazhin se eshte nje kryetar i dale nga nje parti ne pushtet,e cila nuk mund te mos e ndihmoje dhe t’i dale perkrah per punera te mira e plane te dobishme per qytetin dhe popullaten e tij.Ne kete drejtim ai besoj ka mbeshtetjen e shumices dermuese te popullsise se Tiranes por edhe te shtypit e opinionit publik,te cilet,sic ben sot gazetari e analisti i mirenjohur Andrea Stefani,do te mbeshtetin ate ne kryerjen sa me mire te detyres se tij te larte si me levdata por edhe me ndonje verejtje apo kritike dashamirese.
Bashkim Pitarka
Pensionist
….Dikur nje njeri me emrin…Karl Marks, thothte,…..populli para se te merret me politike, fe, apo ndonje aktivitet tjeter,….duhet te ….haje buke….Dhe qe te hash, duhet te punosh,…dhe qe te punosh duhet te kesh,…PUNE…..
….Dikur nje njeri me emrin…Karl Marks, thothte,…..populli para se te merret me politike, fe, apo ndonje aktivitet tjeter,….duhet te ….haje buke….Dhe qe te hash, duhet te punosh,…dhe qe te punosh duhet te kesh,…PUNE…..Se pastaj POPULLI, te dhjet,…portokalline, fene dhe BE-ne,…partine dhe ne fund,…Shqiperine…..
PËRGJIGJIUNI
Ksarl Marksi ka thene ndryshe,o ameriko!
Ai ka thene:
-“NJERIUT PARA SE T’I KERKOSH TE MERRET ME POLITIKE,DUHET T’I JAPESH PUNE EDHE STREHIM!!!
Te dyja keto ne SOCIALIZEM kishte kompetence t’i jepte Keshilli i Lagjes,ndersa sot ne KAPITALIZMIN gjoja DEMOKRATIK,keto kompetenca nuk i ka as….. QEVERIA!!!
Ketu fillon e mbaron qellimi HUMANITAT apo KRIMINAL i dy sistemeve politike!!!
Ky eshte mallkimi i permbysjes te sistemit ne 1990! Mallkim qe do ju ndjeke per 500 vjet! Tani beni vetem gam gam se asgje ska per te ndryshuar. Na mbyten “teoricienet e zgjuar” bashke me gazetarucin e shkerdhatokracise A. Stefani, por realiteti nuk pjerdh shume per pordhat e juaja, por krijon boten ndermjet fakteve te asaj bote qe ju skeni cti beni me dhe ku Ju sju mbetet me gje tjeter, vecse ti fryni kosit!
As Veliaj qe ben sikur po vjen nga marsi, nuk ben gje tjeter vecse imiton shefin e tij nje nga kontribuesit kryesor te kaosit dhe anarshise shqiptare pas viteve 1990!
Z. Veliaj shiko, se mos ka mbetur ndonje bunket i xhaxhit akoma pa kthyer ne muze, ku mund te fusni atje brenda keta fshatare qytetarrre, qe rrine mes te vapes per te shitur gjerat e kalbura te kohes suaj te kalbur, se tirana sot ska me toke per njerzit por vetem kioskat e betonit dhe tezgat e kohes suaj te primitive!
Edhe Andrea Stefani e paska kuptuar se nuk ka “Rilindje”por RINGJALLJE E SE KEQES?
Po me pelqeka sot,me kete artikull qe ka shkruar.Po me pelqen me shume se e ka mare vesh se sa vjedhin e grabisin politikanet,pushtetaret e PS dhe LSI.E ka mare vesh se doganat dhe tatimet pjellin ato makina lluksoze,e paska kuptuar qe ky popull,po ripet deri ne kocke,e paska kuptuar se e ardhmja e shqiperise nuk vjen me nga kjo klase e degraduar politike e majte dhe e djathte.
ATEHERE CILA ESHTE RRUGA PER TE SHPETUAR SHQIPERINE O ANDREA????
A ke ndonje mendim? Keto te gjitha i dime,e po i vuajme mbi shpatullat tona,qe vidhet pa hesap edhe kjo dihet,qe nuk drejtesi,edhe kjo u mesua dhe nga vendet Afrikane,se jemi ne degradim si komb,edhe kjo po çudit Europen,atehere si do ruajme lirine,si do ringjallim shpresen se edhe ne Shqiperi jetohet? Di te na thuash ndonje te re,ndonje program,inisiative,perplasje,REVOLUCION?? PO PRESIM TE TE LEXOJME PER MENDIMET E NJE GAZETARI QE NUK KERKON LEMOSHE.
Zgjidhjen e kemi te gateshme:
E ka percaktuar Karl Marksi:REVOLUCIONI PROLETAR!!!
Nuk ta fal pushtetin borgjezia po nuk e rrezove!
Ja u mblodhen 1 milion vota per ta rrezuar kriminelin Berisha dhe e rrezuam,por beme vetem ….NJE VRIME NE UJE!!
Sistemi politiki qe kemi pranuar apo DHUNUAR te pranojme te heq nje SHTYPES dhe t’a zevendeson me nje SHTYPES te vri!
Populli prap nuk fitoi gje vec …MASHTRIMIT!!!
Iku nje … mashtrues KRIMINEL dhe erdhi nje …..MASHTRUES KARAGJOZ!!!
Populli prap ne …SUME e ka!!!
Nje shkrim i panevojshem sidomos ne kete kohe kur nje kryetar i ri Bashkije perpiqet te vere rregull mbi territorin. Tregetaret ambulante, me ndihmen e Bashkise duhet te gjejne vendet e tyre te pershtateshme dhe ne perputhje me kushtet higjeno-sanitare. Keto Andrea i injoron, prandaj bie ne anesi.
thone qe po shkojme ne Evrope po erdhi prape koha e xhelepit me duket.
Qehajai Veli aj I ka hyp vetja ne qef te beje freskun e Beut Edi Rami,.dhe tjua marre shpirtin varfanjakeve, qe per hir te vertetes ja shemtojne qytetin qe me aq mund e djerse e ka bojatisur piktori.
Qeneri- thote beu- kur sjeni ne gjendje te hani si njerez (te pushtetit) -vdisni ose vidhni.
Ka dy rruge: o ne hale , o ne politike
O “PARTIZAN” qe e thoni Ju,e thone e mijera te tjere e qe e pranoojne nje jete tjeter edhe miliona njerez,kjo dihet,por a ka mendere qe keto fjale ti thote Andrea Stefani,Mustafa Nono,Fatos Lubonja,edhe disa te tjere kjo eshte çeshtja.
Menyra si kane shitur keta njerezit ne rruge deri tani eshte shume e shemtuar dhe pa dinjitet edhe per vete ambulantet. Erioni ka te drejte qe po pastron trotuaret. Por them qe bashkia duhet te ndertoje kioska druri te bukura, te lehta ku te shiten gazetat, ose geshtenjapjekesit etj. Edhe keta njerezit vazhdojne vete punesimin dhe nuk jane fare ne diell e ne shi. Dhe tregtimin e fruta perimeve ta disiplinoje dhe perqendroje ne disa pika kryesore ne Tirane. Sgurisht edhe keto te bukura dhe me shije sepse jemi ne evrope. Duhet te kete arkitekte qe japin ide si te behet me bukur dhe funksionale qyteti.
Te lumte Andrea, keta “trima” merren me te vegjelit, te pafuqishmit. S’kane bythe te lirojne trotuaret nga zaptuesit e vertete se marrin rryshfet. Ky Veliaj ne nje interviste sikur ju lutej pushtuesve qe te lene te lire vetem 2 m trotuar, pjesen tjeter le ta zene. Ai nuk tha qe per pjesen tjeter do taksohen. Turp, heqin ndonje zgeqe te vogel. Ketu ne lagje, rr. I. Tonini, nje lokal ka zaptuar te tere trotuarin, dhe nuk e cau bythen as heren e pare kur Rama beri ca prishje.
Andrea e ka drejt,-shteti duhet te garantoje minimumin jetik,pastaj te beje spastrime gjithandej dhe nuk mund te beje te paditurin k/bashkise,duke mos e pare ne kompleks situaten,se fundja edhe ai pjese e politikes shteterore eshte.Ne artikull,nuk duket gjekundi sharja apo fyerja e kryetarit,perkundrazi lavderohet dhe i njihen meritat e punes,vetem i kujtohen detyrimet qe ka bashkia e shteti per te siguruar minimumin jetik te shtetasve te vet te ndershem e puntore,si dhe i rikujtohet per te disaten here,berja zap e birbove qe s’e pjerdhin shtetin e qe jane ortake me qeverine.-Artikull i nevojshem,pavarsisht se i vonuar,-Andrea mos e fut më koburen në këllëf.
Ore.. po ai qe shet ne dyqan e paguan taksa e qirara…nuk ka te drejte te punoj.. nuk ushqehet ai..?vetem keta te rruges jane gjynah..?po ne kur te kalojm..?duhet te kalojme mbi pras e qep dhe te ikim ne pune..?
Ai komentuesi i pare eshte dhe autori shkrimit.Ai po e thote qarte.Prish ndertimet abuzive,qe bllokojne rruget,pa leje,me leje,hap sheshet dhe leri ambulantet se me rrota jane,Neser po te duash i perzen me nje fershellime bilbili.