Prof. Marenglen Kasmi
Antifashizmi mbetet pa dyshim një nga vlerat më të spikatura të historisë moderne që bashkoi shumë popuj, madje edhe ideologji diametralisht të kundërta, për t’iu kundërvënë rrezikut më të madh të shekullit XX, siç ishte Nazizmi dhe Fashizmi.
Gjatë Luftës së Ftohtë koncepti i antifashizmit u ridimensionua, por nuk u vendos asnjëherë në dyshim. Ndryshe ndodhi pas përfundimit të saj, kur në disa vende ish-komuniste, si edhe në Shqipëri, po diskutohet për vlerat e antifashizmit, duke synuar rehabilitimin politik dhe historik të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit. Koncepti i bashkëpunimit me pushtuesit nazifashistë është thjeshtuar, duke e justifikuar atë si fenomen kryesisht me qëndrimin dhe prirjet antikomuniste si edhe me nacionalizmin, ndërkohë që shpjegimi i këtij fenomeni kërkon një trajtim më të thelluar historik.
Së pari, duhen vlerësuar arsyet, shkaqet dhe pasojat që pati ky veprim për popullin shqiptar. Në periudhën 1939-1944, në Shqipëri si edhe gjetkë në vendet e pushtuara u shfaqën disa kategori bashkëpunimi me pushtuesit. Le të ndalemi te dy më kryesoret:
Kategoria e parë ishte ajo pjesë e shqiptarëve, e cila e mirëpriti pushtuesit e huaj, duke u bërë pjesë e strukturave qeverisëse të vendit që u krijuan nën diktatin e tyre. Këtu, duhet të bëjmë një diferencim ndërmjet pushtimit italian dhe atij gjerman. Nëse politika pushtuese italiane u shoqërua me ideologjinë fashiste dhe fashistizimin e vendit, çka u konkretizua me formimin e Partisë Fashiste Shqiptare, pushtimi gjerman i Shqipërisë kishte karakter ushtarak, por jo ideologjik.
Kategoria e dytë përbëhej nga grupimet politike dhe fisnore, të përfaqësuara kryesisht nga Balli Kombëtar dhe disi më pak, Legaliteti. Sikurse dihet, Balli Kombëtar qysh me krijimin e tij e deri në fundin e veprimtarisë së tij politike, përfshi edhe periudhën e pasluftës, kur veproi në emigracion, nuk arriti asnjëherë të kristalizonte një qëndrim të unifikuar politik, por u karakterizua nga mosmarrëveshjet brenda tij, të cilat reflektonin ndjeshëm në politikën e kësaj organizate. Kjo u shpreh qartë që gjatë luftës, kur grupi i të moderuarve nuk arriti dot asnjëherë të dominojnë në frymën e përgjithshme të organizatës, e cila nën drejtimin e Mit’hat Frashërit ishte për bashkëpunimin me gjermanët, ndonëse fillimisht bashkëpunimi fshihej nën petkun e neutralitetit. Sigurisht që ky veprim nuk motivohej nga ndonjë ideologji e caktuar, por bazohej mbi një oportunizëm të theksuar politik.
Është krejt e natyrshme që si Partia Komuniste ashtu edhe Balli Kombëtar, sikurse ndodh edhe sot në jetën politike, aspironin për të ardhur në pushtet. Ajo çka i dallon ato nga njëra-tjetra është rruga që ndoqën në zbatimin e programit të tyre. Nëse Partia Komuniste e shikonte antifashizmin, pra luftën kundër pushtuesit si detyrën më emergjente dhe pas çlirimit të vendit të aspironte për pushtetin, Balli Kombëtar ndoqi një politikë tjetër, atë të bashkëpunimit me pushtuesin, me qëllim asgjësimin e PKSH nga ushtria gjermane dhe shndërrimin e Ballit Kombëtar në një faktor të vetëm politik që gjatë luftës.
Parë në këtë këndvështrim dhe nisur nga teoria e BK se, “gjermanin po nuk e ngacmove, nuk të nget”, “gjermanët nuk janë pushtues, por kalimtarë” dhe që “rreziku më i madh vinte nga mali”, kuptohet lehtë edhe ngjizja e teorisë së të ashtuquajturës “luftë civile” që artikulohet ndonjëherë sot. Ironia e këtyre parullave qëndron në faktin se nëse gjermanin nuk e ngacmonin në gjithë frontet, as ai nuk kishte ndërmend të ngacmonte njeri! Për Hitler-in nuk kishte asgjë më komode se “pushtimi paqësor” i gjithë botës. Po ashtu, pas dështimit në Stalingrad në mars 1943, gjermanët ishin kalimtarë në të gjitha frontet, sepse ishin mbi udhë e nën udhë duke u tërhequr drejt Berlinit.
Sa i përket “luftës civile”, përkrahësit këtë teori kanë të drejtë në vlerësimin e thjeshtuar që i bëjnë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për ta ajo ishte e tillë, përderisa Balli Kombëtar kërkonte me çdo kusht asgjësimin e kundërshtarit politik me forcën e pushtuesit. Dhe kaq e madhe ishte kjo dëshirë, e cila kamuflohej si ahera edhe sot nën petkun e antikomunizmit, saqë nuk i ndalte asgjë të bënin jatak te pushtuesi gjerman dhe të luftonin përkrah tyre, me shpresën se do të përfitonin nga organizimi i tyre i përsosur ushtarak prusian.
Gjithsesi, sikurse thamë edhe më sipër, mes këtij grupi duhen bërë diferencime. Por ajo që mund të thuhet pa ngurrim është se Mit’hat Frashëri dhe pasuesit e tij mendonin se, sido që të vinte puna, përsëri ata do të ishin në krye të vendit, qoftë në mënyrë të vetëkuptueshme si vazhdim i traditës drejtuese, qoftë edhe nëse Aleatët do të kërkonin dikë për t’u marrë vesh pas luftës. Çka ata nuk kuptuan ishte se, si pasojë e bashkëpunimit me gjermanët, ata u shndërruan që gjatë luftës të papranueshëm si për bashkëkombësit e tyre ashtu edhe Aleatët.
Një arsye tjetër për bashkëpunimin me pushtuesit përbënte edhe mungesa e përvojës demokratike në Shqipëri. Zogu qoftë si president, por edhe si mbret drejtonte në mënyrë autokrate. Shumë përfaqësues të elitës së vjetër, por edhe intelektualë të tjerë ishin përndjekur, dënuar, internuar, por edhe vrarë prej tij. Mungesa e demokracisë së prekshme, e kryqëzuar me rritjen e lëvizjes komuniste i shtonte premisat e bashkëpunimit me pushtuesin. Kjo gjë ishte e pritshme nëse vlerësojmë prejardhjen e tyre, kryesisht nga shtresa e lartë feudalo-borgjeze e kohës. Përveç faktit se ideologjia komuniste nuk përkrahej prej tyre edhe si pasojë e barazimit të shtresave shoqërore që ajo synonte, së bashku me statusin, atyre u rrezikohej edhe prona. Kështu që, Hitler-i ofronte një zgjidhje për ta. Po ashtu edhe modeli shtetëror i Gjermanisë, me një udhëheqës të fortë në krye e impresiononte shumë këtë kategori. Tanimë janë studiuar fazat në të cilat ka kaluar bashkëpunimi me Gjermaninë nacionalsocialiste në gjithë Europën Juglindore. Fillimisht, në vitet 1939-1941 shumica e këtyre vendeve e pranuan ekspansionin hitlerian. Ndryshimi vjen me betejën e Stalingradit në fillimvitin 1943. Si pasojë, nga bashkëpunimi kalohet në një gatishmëri të hapur për të luftuar kundër gjermanëve.
Ndryshe në Shqipëri!
Pavarësisht sinjaleve të forta që vinin nga fronti kryesor i luftës, por edhe politika aleate, pas një hezitimi paraprak elita shqiptare nuk ngurroi të hidhej në krahët e bashkëpunimit me gjermanët. Sikurse u theksua qysh në fillim, ky bashkëpunim nuk kishte një bazë ideologjike, por konsistonte më së shumti në shpresën se me ndihmën e gjermanëve do të mund të likuidohej Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare e drejtuar nga komunistët. Disavantazhi politik i tyre ishte se ata kërkonin një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë e Hitlerit, por nuk e shikonin këtë veprim si një varësi apo marrëdhënie koloniale. Në fakt, Hitler-i dhe bashkëpunëtorët e tij e konsideronin pikërisht të tillë. Në këtë kontekst, rreshtimi hapur i Ballit Kombëtar në krahët e pushtuesit i kategorizoi ata qartazi në anën e gjermanëve. Madje, duke djegur bashkë me ta fshatra gjatë Operacionit të Dimrit dhe atij të Qershorit, duke terrorizuar qytete e duke ekzekutuar edhe shqiptarë.
Revizionimi i historisë së Antifashizmit në Shqipëri nuk ka të bëjë shumë me Enver Hoxhën, apo me të rënët e luftës, por lidhet kryesisht me mospranimin e një realiteti historik, ku një pjesë e mirë e nacionalizmit shqiptar u gjet në anën e gabuar të historisë. Sigurisht që ana e duhur mund të kishte qenë edhe në krijimin e një blloku të qartë luftarak antifashist, duke i parë komunistët si rivalë politikë, por jo si kundërshtarë në frontin e luftës antifashiste!
Antikomunizimi është sot i vetmi argument që përdoret në kuadër të revizionimit të LANÇ-it, por ai nuk mund të përdoret si kamuflazh për të mbuluar qëndrimin e gabuar të nacionalistëve gjatë luftës, a thua se ata e kishin “nuhatur” ardhjen e Luftës së Ftohtë dhe përplasjen ideologjike që do të pasonte, para se ta kuptonin edhe vetë dy superfuqitë e ardhshme, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik, të cilët ende ishin në një aleancë të përbashkët kundër të keqes më të madhe të njerëzimit të shekullit XX, nazizmit!
Kuptimi i kolaboracionizmit filloi të politizohet tejskajshëm pas përfundimit të luftës. Në të gjitha vendet ku u shfaq ky fenomen, në vitet e para të pasluftës u organizuan gjyqe politike kundër kësaj kategorie. Ashpërsia e dënimeve ishte e ndryshme, por dënimet kapitale mbizotëronin. Ndër këto përvoja, Shqipëria ndoqi formën më të ashpër të dënimeve, duke e shtrirë ndër vite ndjekjen dhe persekutimin për familjarët e tyre, që nuk kishin asnjë përgjegjësi për veprimtarinë e prindërve apo të afërmve të tyre, të cilët gjatë luftës ishin vënë në shërbim të pushtuesit.
Sot ka tendenca studimore që e trajtojnë njësoj luftën dhe pasluftën në Shqipëri. Ajo çka rreken të bëjnë përfaqësuesit e revizionimit të historisë së antifashizmit është që përveç tezës së luftës civile, të bindin shoqërinë shqiptare se si partizanët, ashtu edhe nacionalistët, më saktë ballistët, kishin të njëjtin status, atë të luftëtarit të lirisë. Kjo gjë mund të jetë e vërtetë për disa elementë të caktuar të Ballit Kombëtar jo më shumë se gishtat e një dore dhe vetëm në fazat e para të luftës.
Në përfundim mund të themi se antikomunizëm nuk do të thotë domosdoshmërisht demokraci, sikurse edhe antifashizmi nuk është baras komunizëm!
Pushtimi gjerman i Shqipërisë kishte karakter ushtarak dhe ideologjik me te rrezikshem se pushtimi fashist, i nderuar gjermano-profesor.
Ne Shqiperi antikomunizmi jo vetem nuk ishte demokraci,por ishte ANTISHQIPTARIZEM,ishte tradheti kombetare!
Te bashkepunosh me pushtuesit kunder bashkeqytetareve te tu shqiptare eshte krim dhe ne cdo shtet eshte i denueshem maksimalisht!
Asnje arsye,sado e vogel nuk mund te justifikoje tradhetine e Ballit Kombetar!
Se sa te drejte kane keta laro kur shpifin e shajne PKSH dhe partizanet,qe gjoja paskan bashkepunuar me jugosllavet vetem per t’u bashkuar me Titon,eshte aq idiote sa mund te thuhet sot se po kaq faj paskan edhe qeverite e fuqive te medha si SHBA dhe Britania e Madhe qe derguan perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh prane Shtabit te Pergjithshem te UNCL dhe Enver Hoxhes thjesht per te vendosur komunizmin pas luftes!
Aq me idiote eshte kjo shpifja ballisto-zogiste se ne lufte kunder nazi-fashizmit u krijua Koalicioni Antifashist Boteror me ne krye SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS!
Mos valle edhe SHBA dhe Britania e Madhe bashkepunuan me STALININ per te vulosur komunizmin ne ish BRSS?
Me kaq argumente mbyllet gjithcka shpifin ballisto-zogistet!
Qe te mbrojne veten e tyre,keta tradhetare duhet te tregojne para popullit se cfare kontributi kane dhene per clirimin e vendit,pse bashkenuan me pushtuesit dhe kunder kujt luftuat,betejat qe bene dhe pse nuk kane nderuar fushe betejat,te vraret,te plagosurit etj ne lufte duke ngritur lapidare apo memoriale?
Pse nuk kane thurur kenge,vjersha,romane,drama,kenge,filma etj per heronjte e tyre te…dhjere!
Ndersa Komunizmi… e sidomos ai shqiptar, eshte vetem antidemokraci e terror fashist… prandaj krahasimi me evropen post 1945 nuk eshte as teorik. Duhet gjykimi kush demtoj e vrau me shume shqiptaret.
dakort plotesisht
Nje gje eshte fare e qarte:
KOMUNIZEM DO TE THOTE DOMOSDOSHMERISHT FASHIZEM, TE DY IDEOLLOGJITE JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE
Marks-Engels-Lenini shqyptar qe Edi Rama e ka hypur ne majat e Institucioneve te shtetit duhet ta pranoje me ne fund kete te vertete absolute qe identifikon Komunizmin e Putinit me Fashizmin e Hitlerit dhe qe vertetohet totalisht kategorikisht me sulmin e pabese dhe gjakatar te Rusise Bolshevike ndaj Ukraines fqinje me argumenta te ngjashme naziskinesh si ato te LANC-it kriminal jugosllav te Enverit,
prandaj:
O Mar-Eng-Leni i Partise me mire gjej nje date tjeter ne vendt te 5 majit per te shpalosur teorine tende te deshmoreve te LANC-it kriminal qe vrane me shume shqyptare dhe kosovare,
sepse:
5 MAJI ESHTE DATA E ZEZE E PABESISE KOMUNISTE NDAJ NJERI TJETRIT, KUR ENVERI SPIUNOI TEK FASHISTET QEMAL STAFEN NGA VILA E BAHRI OMARIT,
njashtu:
Sic vrau me pabesi te gjithe shoket e tij komuniste. Te pakten hiqeni fotografine e permendores se babait te Edi Rames qe vari ne litar Havzi Nelen ne kete shkrim fanatikesh komunisto-bolshevike si rezil per kohen qe po jetojme,
sepse:
Shqypnia po kerkon te futet ne BE dhe nuk po shkon te Rusia e Putinit apo tek Korea e Veriut e Kimit.
Te lumte Marenglen Kasmi , keto jane fakte historike edhe pse parazitet , ose me sakte niperit e atyre qe dje u bene pale me pushtuesin , per turpin e tyre ne emer te gjoja ‘antikomunizmit’ mohojne gjithcka lidhet me ate lufte! Respekt per 5 Majin , diten qe perkujton Deshmoret tane!
Profesor!
Komunizmi,utopizem ashtu si krishterimi qe nuk u pa gjekundi ne Bote e aqe me teper ne Bathore,ku as 5 perqind e vepres se klasikeve dhe Marks filloi te perkthehet nga vitet ’60-te!
Komunizmi nuk eshte ideologji si FASHIZMI e ska te beje fare po fare fare me te!
i ashtuquajturi ‘Sistem komunist’ qe perdorin analfabetet me nga 3-4 mastera nuk ka te beje fare as me sistem politik e ideologji por ‘supozohej’ thjesht si sistem ekonomiko-shoqeror pas nje periudhe qindra vjeçare te sistemit ‘socialist’ gjithmon si sistem ekonomik ku ndryshimi nga gjithe format e sistemit kapitalist qendronte tek raporti i PRONES me mjetet e prodhimit,ne sistemin kapitalist mjetet e prodhimit jane private,ne te ashtuquajturin ‘komunist’ qe ngaterrohet me ‘socialist’ alla lindore e shpesh ‘stalinist’ ku mbizoteron ‘prona shoqerore mbi mjetet e prodhimit!
Pyesni dy ‘nepunes’ te larte te ish bllokut para ’90-tes nje ‘demokroat’ e nje ‘socialSSalist’ nje ‘shkrimtar publiçistr’ punonjes ne istitutin e studimeve ML-Marksiste Leniniste aga Besnik Mustafa e tjetri ‘filozof’ i ish bllokut nendrejtor i shkolles se larte V.I.LENIN ,imzot Servet Katovica allias Pellumbi:
Ç’FAR SISTEMI EKONOMIK E POLITIK U NDERTUA MBAS LUFTE NE KETE VEND,E A KISHIN LIDHJE ME FJALEN E TOGFJALESHAT KOMUNIST REGJIM KOMUNIST,DIKTATURE KOMUNISE E AQE ME TEPER ‘SISTEM KOMUNIST’!?
Profesor Servet Pellumbi. nuk ka qene nendrejtor i shkolles se lart tePartise. Ai ka qene shef i katedres te fklozofise.. ish student
Prof. Marenglen Kasmi, pamvaresisht perpjekjeve tuaja per te sqaruar pozicionin e Clirimtareve te udhehequr nga PKSh – (pra nga komunistet), dhe te kundershtareve te tyre ballisto-zogiste – te cilet prej kundershtise dhe armiqsise me forcat partizane bashkepunuan me pushtuesit, pra pamvaresisht arsyetimeve tuaja, konstatohen te tjera qendrime te cilat ne ditet e sotme jane intensifikuar ndjeshem.
Ne keto 30 vitet e fundit, qendrimi zyrtar i Shqiperise karshi periudhes se pushtimit nazi-fashist si edhe te Luftes per Clirim, te cilen ju prof. Marengleni e analizoni me kompetence profesionale, eshte nje qendrim qe bie ndesh me te vertetat dhe me tej, eshte qendrim i mbushur plot sajesa dhe interpretime qe denigrojne te vertetat , qe hedhin balte deri ne mohim te vlerave te kesaj lufte si dhe rolin e personave qe e udhehoqen .
Qendrimi zyrtar i Shqiperise ndaj Luftes Nac-Cl bie ndesh me konkluzionet tuaja, i nderuar prof. Marenglen Kasmi, por edhe me mendimin e shumices se Popullit tone, te Kombit tone. Ne themelet e botekuptimit te Kombit tone qendron lufta kunder pushtuesve, kunder tendencave per asimilim si faktori kryesor per te ruajtur Identitetin Kombetar.
Por, mbeshtetur nga zhvillimet e ndodhura keto 30 vitet e fundit pohohet fakti se nxitjen dhe ushqimin e pinjolleve te kolaboracionisteve i ka bere dhe vazhdon t’a beje “Demokracia” e Perendimit, kryesisht ajo e ShBA-se. Kete Ata e bejne hapur, imponues pamvaresisht se gjate luftes, perfaqsuesit e Shtetit te tyre ne Shqiperi kane deklaruar te verteta demaskuese per eterit e ketyre pinjolleve. Kete nderhyrje dhe ushqim shpirteror, dhe jo vetem, “Demokracite” me ne krye ShBA e kane bere dhe vazhdojne ta bejne nen parrullen e luftes kunder komunizmit, te antikomunizmit. Pra, ndryshe nga ajo qe ju Prof. Marengleni konkludoni se :
.. antikomunizëm nuk do të thotë domosdoshmërisht demokraci, sikurse edhe antifashizmi nuk është baras komunizëm!
Ata duan ta fshijne nga Historia dhe Memorja e Shqiperise kete Epope te Lavdishme te Popullit Shqiptar.
Epopeja ishte e lavdishme vertet i çuni por e çberi Dulla sa erdhi ne pushtet, vri pri e masakro nga te 4 anet shqiptarin e shkrete
Pas nje urimu prof.kasmit dhe komentuesit “partizane i Pezes heroike,po’ i drejtohen intelekt-halese:-emrin Jo pseudonimin agjenturor “intelektuale”
Te lumte medja e dora prof. Kasmi. Perfundimet e tua per antifashizmin dhe luften ANC ne Shqiperi jane te mbeshtetura historikisht. Analiza juaj eshte e sakte dhe e drejte.
Vazhdo punen dhe studimet pa u merzitur nga disa qe nuk marrin vesh nga historia, por duan te reabilitojne gomarlleiqet e tradhetite e koloboracionisteve.
Dmth shoku Kasmi thote qe ata me shkolle e kulture e kishin gabim, te pashkollet morren anen e duhur te historise. Historikisht dihet qe fatin e popujve te vegjel e vendosin kombet e medha. Dihet po ashtu historikisht qe gjermanet i dhane Shqiperise pavaresi relative (njesoj si Kroacise dhe Sllovakise) dhe shpallen asnjeanesine ne lufte, nderkohe qe i bashkuan territorit shqiptar nje pjese te viseve te aneksuara ne 1913 (qe Turqia ia dha kryesisht Serbise pas Luftes se Pare Ballkanike). Te gjykuarit e historise me mendesine e sotme eshte gabim trashanik. Sigurisht qe ne Shqiperi pushtetin do ta merrnin komunistet e pashkolle, se mjerisht keshtu u vendos ne Jalte. Por, bazuar ne pseudosukseset e asaj lufte, komunistet shqiptare justifikuan ate shtypje dhe mungese zhvillimi per afro 50 vjet. Ngjarjet ne Shqiperi jane ndryshe me cka ndodhi ne vendet e tjera. Edhe ne Greqi fituan komunistet, por Greqia u vendo ne Jalte qe do te ishte Perendim, dhe komunistet u zbuan. Ndaj kur te shkruash here tjeter, shoku Kasmi, thuaji gjerat ashtu sic kane qene ne te vertete. Se ata “:kolaboracionistet shqiptare”, bazuar ne dokumenta. rezultojne qe kane qene patriote te medhenj dhe idealiste. Problemi i Shqiperise eshte se ne keta 30 vjet “pseudodemokracie”, vendi eshte drejtuar me mendesi te personave te lidhur drejtpersedrejti ose terthorazi me psikologjine komuniste, qe ke te drejte kur thua qe eshte pseudodemokraci!
JKB:
AJO QE VUAJNE SOT SHQYPTARET E KA ZANAFILLEN JO NE JALTEN E PAS PILAFIT, POR TE MURTAJA E KUQE BOLSHEVIKE QE U NGJIZ NE MUKJE NE VERE TE 1943, KUR ENVERI SHITI KOSOVEN TEK JUGOSLLAVIA KOMUNISTE PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ PERSONAL,
prandaj:
Pyetja qe duhet t’i bejne shqyptaret Mar-Eng-Leninit shqyptar qe Edi Rama e ka hedhur me parashyte ne majat e Akademizmit shqyptar bashke me shume spiuna te tjere te Sigurimit te Enverit eshte:
CFARE KOLABORACIONISTI ISHTE PATRIOTI ABAZ KUPI?
qe:
Luftoi i pari bashke me Mujo Ulqinakun me ushtaret e Duces ne prill 1939, kur Enveri me kunatin e tij Kryefashist Bahri Omari ishte duke sheruar reumatizmen ne lligjat lluksoze ne Ankona te Italise, le te pyesi Mar-Eng-Lenini i Enverit dhe i Internacionales Bolshevike te Putinit, kush ishin kolaboracionistet shqyptare qe u vrane dhe u masakruan me nje egersi te papare vetem sepse deshen bashkimin e Shqypnise me Kosoven?
Le te pyesi Mar-Eng-Lenini i Partise Moskovite te Edi Rames nusen e Bahri Omarit qe eshte historiane, profesore dhe akademike e shquar shqyptare se cilet ishin kolaboracionistet shqyptare:
ATA QE DESHEN BASHKIMIN E KOSOVES ME SHQYPNINE APO ATA QE E SHITEN VATANIN TEK MOSKA DHE BEOGRADI PAS TYRE?
Kjo eshte pergjgija adekuate qe duhet te jape Mar-Eng-Lenini i Shqypnise sot dhe te deklaroje se ne cilen ane te historise duhet te renditet Shqypnia sot:
NE ANEN E RUSISE KOMUNISTE TE PUTINIT APO TE ANEN E UKRAINES NAZISKINE TE ZELENSKIT?
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Për sllavo-komunistët shqiptar me qëndër në beograd
Z. Profesor Kasmi,nuk kam nivelin shkencor per kundervenie te majtes orthokomuniste shqiptare apo edhe per kundervenie te neo-otomanizmit, por kam shpirtin e shqiptaris.Partite dhe idete kane grupimet e shtresat e tyre shoqerore ,duke analizuar mbi kete prizem duhet pare dhe ndaria,ballist,komunist..Z.Kasmi ,a nuk te duket jo normale qe komunizmi ne Shqiperi kryesisht lindi dhe u zhvillua ne jug te Shqiperise dhe kryesisht ne grupimet shoqerore me kombesi jo shqiptare ,kurse me ballin nga keto pakica as qe behet fjale te kishte.Kjo ndarie u perserit edhe mbas rezimit te diktatures kriminalo- komuniste,pakicat kombetare jane vetem me partine socialiste ,mos valle edhe PD eshte kolaboracionaliste.Zoteri 80% e (PATRIOTEVE)komuniste ne jug te Shqiperis kane deklaruar kombesi greke,vllehe,maqedonse, kurse(REAKSIONARET)balliste kane vetem nje kombesi SHQIPTARE.Kure mos haroni,ky vend quhet SHQIPERI sepse eshte kombi shqiptar
PËRGËZIME PROFESOR MARENGLENI!
Kush mendon se duke share luften nacional-clirimtare ka thene te verteten per historine ben nje gabim te rende atdhedashes.Ne mendimin tim,periudha 1939-1990 duhet te ndahet ne pjese me te vogla.Periudha 1939-1945 eshte periudha me e lavdishme e historise,ku lufta per liri e per te rifituar pavaresine ishte themeli i saj.Ajo lufte nuk ka asnje ndryshim nga luftrat e meparshme te popullit tone ne shekuj.Ushtria clirimtare vazhdoj traditen luftarake te popullit tone.Ne radhet e saj ishin gjithe populli liridashes.Ajo e kreu detyren e saj me shume sukses,i solli vendit lirine e desheruar.Natyrisht,udheheqesit e asaj lufte do te ishin edhe drejtuesit e shtetit,sic ndodhi.Forcat qe bashkepunuan me pushtuesit detyrimisht do te ndeshkoheshin,sic u veprua ne gjithe Europen e boten. Ketu fillon faza e dyte1945-1950,faza e denimit te ish bashkepunetoreve te pushtuesve.Kjo faze perkon me gjyqet e ndeshkimet qe morren ish nazistet e fashistet si dhe bashkepunetoret e tyre.Per kete veprim u denua edhe heroi e fituesi i luftes se pare boterore,presidenti i Frances.Ashtu sic veproi bota duhet te vepronte edhe Shqiperia,e cila nen drejtimin e Partise Komuniste vazhdoj ndeshkimet me te njejtin zell dhe ashpersi.Ku njerezit,paraardhesit e tyre kishin gabuar,vazhdua te quhen armiq dhe bashkepunetor te te huajve.Atyre u shtuan edhe “armiq te tjere”qe nuk ishin dakort me rrugen qe u ndoq.Pikerisht kjo periudhe u ka errur syte shume njerezve qe kalojne ne ekstreme ,duke share e anatemuar DESHMORET e asaj lufte e duke u dhene vlera bashkepunetoreve te pushtuesve.Mllefi dhe urrejtja per ushtrimin e pushtetit nga komunistet ne vitet e diktatures nuk duhet te na erre syte e mendjen e te kalojme ne ekstremizma.Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit.Lavdia ,ajo gje u takon atij brezi,atyre luftetareve,atyre deshmoreve,tua japim dhe te qendrojne ne pantenonin e vendit e te kombit.
Me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE-ARTE …. i nderuar i te nderuarve ATDHETSRE me siglen:
*Nje MEGIMATAR*.
I nderuari MARENGLEN,qe..emri Tij,plotesion te tera. Dite NJEMIJEMARINGLENIT dhe me NGADHNIM te MESIMEVE te Tij- Percielles i IDEVE dhe MENIMEVE Te *KREATYRAVE te NJERZIMIT-ANTIFASHISTE! .