Antiheroi i sotëm dhe një këshillë për të rinjtë e rritur duke parë nga mëngjesi në mbrëmje, çdo ditë të jetës së tyre, të njëjtat fytyra të zhubrosura politikanësh

redaktor

 

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

 

Nëse shprehja e Xhorxh Santajanës se “ata që nuk e kujtojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë” bën kuptim për periudhën e fashizmit, ose për të shkuarën komuniste, kjo maksimë bën edhe më shumë kuptim për “heronjtë” bolshevikë të postkomunizmit e, në radhë të parë, për njërin prej tyre, Sali Berishën, i cili, më shumë se kushdo—dhe për një kohë më të gjatë se kushdo tjetër në Europën Lindore – ka dëshmuar se sa të rrezikshme janë për demokracinë, për fatet e një vendi dhe për të ardhmen e rinisë së tij demagogjia antikomunsite dhe ajo nacionaliste.

Berisha dhe rinia e sotme

Studentët që kisha dje në auditor kanë lindur pas vitit 1997, disa edhe pas vitit 2000. Ata i përkasin gjeneratës më të re të shqiptarëve e të njerëzimit, asaj që në kulturën pop dhe në zhargonin e sotëm ka filluar të njihet si Generation Z. Kjo gjeneratë shqiptarësh nuk e ka njohur socializmin shtetëror dhe nuk e ka jetuar “Gulagun” shqiptar.

Sidoqoftë, të rinjtë e kësaj moshe janë rritur duke parë nga mëngjesi në mbrëmje, çdo ditë të jetës së tyre deri më sot, të njëjtat fytyra politikanësh që drejtojnë vendin dhe kanë në dorë mirëqenien dhe fatet e tyre.

Ndër to, fytyra më e zhubrosur nga koha dhe ajo që, më shumë se fytyra e cilitdo politikan tjetër “u ka mbirë në sy”, është ajo e Sali Berishës. Fytyra e Ilir Metës dhe e ajo Edi Ramës gjithashtu (edhe pse ky i fundit nuk mund të krahasohet me dy të parët), por fytyra e Berishës është relikja më e vjetër në kujtesën e tyre.

Après moi, le déluge

Fatkeqësisht—por edhe për fatin e tyre të mirë—të rinjtë e sotëm, ata që i përkasin pikërisht kësaj gjenerate, nuk e kanë njohur Berishën e mesit të viteve 1990, njeriun që shkaktoi marrëzinë e madhe kolektive të shqiptarëve më 1997, duke i mashtruar qytetarët e këtij vendi me skemat piramidale, duke i shkatërruar institucionet e shtetit, duke i rrahur e burgosur gazetarët dhe kundërshtarët e tij politikë, duke e çuar vendin në një kaos total, në të cilin, brenda disa javëve, u vranë 2,000 a 3,000 shqiptarë, më shumë se sa gjysma e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak nga marsi i vitit 2003, deri në dhjetor të vitit 2009.

Sepse, për Sali Berishën e atyre viteve, asgjë nuk kishte rëndësi veç pushtetit të tij—as mirëqenia e qytetarëve, as jeta e tyre, as fatet e vendit. Après moi, le déluge (pas meje, të bëhet qameti)—ky ishte parimi i Berishës në ato vite.

Këto ishin fjalët që ai, me një frëngjishte të keqe, ia kish thënë në sy, në pranverë të vitit 1997, mikut tim gazetar nga Bostoni, Peter Lucas, të cilat ky i fundit, me sytë shqyer nga habia, m’i ka thënë pak kohë më vonë.

Të rinjtë e sotëm nuk e kanë parë—dhe, prandaj, s’kanë se si ta kujtojnë—përpjekjen e këtij njeriu për të rimarrë pushtetin e humbur me turp përmes një grushti shteti në shtator të vitit 1998. Prindërit e tyre, pa dyshim, i kujtojnë ngjarjet e asaj kohe, por ato duhet t’ua themi e t’ua kujtojmë edhe të rinjve të sotëm.

Jo në auditor, sepse auditori nuk është një foltore politike, por vendi ku studentëve duhet t’u japim dijet që fitojmë nga progresi shkencor e teknologjik, si dhe nga hulumtimi i përparimeve të shoqërisë në ekonomi, në kulturë e në arte.

Revolucioni ka mbaruar

Nëse harrojmë t’i themi kësaj gjenerate të re shqiptarësh se cili është Sali Berisha i vërtetë dhe ç’kanë hequr me të në krye—dhe prej tij—ky popull dhe ky vend, mundet që disa prej të rinjve të sotëm ta marrin Berishën për njeriun që ai nuk është, për “revolucionarin e paepur”, për “demokratin e pakompromentuar”, për “politikanin e pakorruptueshëm”, për “patriotin e madh”.

Të rinjtë e sotëm duhet të mësojnë se Berisha nuk është asnjëri nga këta. Ai hyri në politikën shqiptare si një “revolucionar” i vonuar dhe si një demokrat, pa pasur asnjë prej cilësive të një revolucionari dhe të një demokrati të vërtetë, edhe pse në një kohë vërtet revolucionare, e cila qe pjekur për ndryshime demokratike në shoqëri.

Një komunist 24 karat si ai nuk mund të udhëhiqte një përmbysje postkomuniste në Shqipëri dhe, aq më pak, të krijonte një rend të vërtetë demokratik, veçse me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtat metoda komuniste.

Sot, “revolucionari” Berisha duket se i përket një shekulli dhe një planeti tjetër, jo Shqipërisë së shekullit të 21-të, jo përfytyrimit që kanë për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë së tyre 20-vjeçarët e sotëm të këtij vendi.
Berisha edhe vetë e ka kuptuar se koha e tij ka marrë fund dhe ajo kohë s’mund të kthehet më, as me demagogji, as me kuvende, as me protesta, as me dhunë.

“Revolucioni” ka mbaruar—nëse vërtet brezi im dhe dy breza të tjerë pas nesh panë të ndodhte ndonjëherë një revolucion në Shqipëri. “Revolucionari” Berisha dhe “revolucionarët” e tjerë që, si Lei Fengu kinez, i shkojnë pas “heroit” të tyre, janë krejt jashtë kohës dhe larg realiteteve të kësaj shoqërie, e cila s’mund të kthehet më në kohëra që i kemi lënë pas.

Jo më Gërdec dhe vrasje në bulevard!

Berisha nuk e ka harruar zakonin, as e ka humbur aftësinë për të shkaktuar trazira dhe për të bërë dëm, edhe pse ka rënë nga pushteti. Viti 1997 nuk ka të ngjarë të përsëritet, por një aventurë, e destinuar sërish të dështojë, si ajo e 1998-ës, kur ai ishte në opozitë, nuk mund të përjashtohet krejtësisht.

Thirrjet e tij për protesta kundër qeverisë nuk janë thirrje për demokraci, ose në emër të saj, por një përpjekje për të krijuar kaos, pasiguri dhe frikë. Këto—kaosi, pasiguria dhe frika e të tjerëve—janë burimet që e ushqejnë instinktin dhe impulsin politik agresiv të Berishës dhe e motivojnë sjelljen e tij.

Dhe, nëse në Gërdec, më 15 mars 2008 dhe, po kështu, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, më 21 janar 2011, për shkak të tij—dhe për interesat e pushtetit të tij—u vranë dhjetra qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, nuk ka asnjë garanci se, nëse forca e ligjit dhe vullneti i bashkuar i qytetarëve nuk e ndalin, Berisha përsëri mund të shkaktojë trazira, prej të cilave të rrezikohen jetë njerëzish. Marrëzia e këtij njeriu nuk njeh kufij.

Kush dhe pse i shkojnë pas Berishës

Ata që mendojnë, ose thonë se Berisha ka përkrahjen e një pjese të popullsisë, i siguroj se kjo nuk ka shpëtuar pa u vënë re. Por, njerëzve të tillë u kujtoj se, në çdo kohë ka pasur dhe ka njerëz që u kanë shkuar dhe u shkojnë pas të marrëve, diktatorëve, ose politikanëve autokratë e populistë.

Hitleri, Stalini, Musolini, Hirohito, Mao, Kastro, Salazar, Gadafi, Milosevici, Çavez, ose edhe Donald Trump—edhe pse ky i fundit në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me asnjërin prej diktatorëve të sipërpërmendur—janë vetëm disa shembuj.

Nëse duam të kuptojmë arsyet pse njerëz të tillë kanë mundur të tërheqin pas vetes masa të gjera njerëzish, shpjegime të vlefshme na i kanë dhënë me kohë sociologjia dhe psikologjia.

Vepra e psikanalistit të shquar austriak Wilhem Reich, Psikologjia masive e fashizmit (1933) është një ndër përpjekjet e para në këtë drejtim. Stanley Milgram, Jerry Burger dhe, së fundmi, Timothy Snyder, në studimin e tij Mbi tiraninë: 20 mësime nga shekulli i 20-të (2017), shpjegojnë se arsyet për të cilat një masë njerëzish, shpesh herë jo e vogël, u binden dhe u shkojnë pas politikanëve populistë dhe autoritaristë, kanë qenë e janë forca e autoritetit për ta nënshtruar gjykimin individual të njerëzve, burimet e kufizuara të informacionit të besueshëm ose mungesa e tij, – çka i bën disa njerëz tu besojnë verbërisht liderëve të tyre, propagandës dhe teorive të tyre konspiracioniste (Stalini thoshte: “S’ka informacion, s’ka problem”) – intimidimi dhe frika.

Arritjet e sotme në neuroshkencë na ndihmojnë të kuptojmë edhe më mirë një dukuri të tillë, sidomos arsyet pse frika mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për politikanët populistë dhe autoritaristë.

Joseph LeDoux, fjala vjen, ka zbuluar se, nëse ndaj informacionit që marrim dhe lë gjurmë në trurin tonë reagojmë të frikësuar, kjo e pengon, ose e bën të vështirë vlerësimin e një situate të caktuar duke përdorur aftësitë tona për të gjykuar në mënyrë racionale, arsye kjo për të cilën, në shumë raste, reagojmë— thujase instinktivisht—ndaj një kërcënimi të supozuar.

Kur politikanë populistë i mbajnë ndjekësit e tyre të trembur dhe emocionalisht të rënduar, stresi i vazhdueshëm i tyre mund të shndërrohet në ankth, duke e bërë më të lehtë reagimin ndaj kërcënimeve realë ose të imagjinuar. Efekti i propagandës dhe frika e pengojnë aftësinë për të gjykuar në mënyrë racionale dhe kjo e bën më të lehtë manipulimin e njerëzve prej politikanëve të tillë.

Me aftësinë tonë për të menduar racionalisht e në mënyrë kritike të kompromentuar, frika jonë mund të ndikojë që të manipulohemi më lehtë prej politikanëve të tillë.

Berisha, një antihero

Berisha është shquar si një njeri që ka prishur e ka shkatërruar për të marrë pushtetin ose, kur e ka humbur, për ta rimarrë atë; për të krijuar kultin e vet të individit, ose, kur kulti i tij ka rënë, për tu dukur ende i fortë, ndërkohë që, në fakt, e sheh se forca e ka lënë dhe ndihet i rrezikuar.

Berisha është epitoma e të gjitha këtyre: për pushtetin e vet, ai i vuri flakën Shqipërisë. Dhe është gati ta bëjë përsëri këtë. Me demagogjinë e tij dhe me pushtetin që mori krijoi për veten e tij kultin e një demokrati, të një lideri proamerikan dhe të një patrioti të pakompromentueshëm. Ky kult u provua se ishte i rremë dhe se Berisha nuk është—dhe as ka qenë ndonjëherë—as një demokrat i vërtetë, as një proamerikan i vërtetë, as një patriot i vërtetë.

Berisha, i cili gjithnjë ka besuar se është “heroi” i demokracisë shqiptare, siç kanë besuar edhe shumë të tjerë që i kanë shkuar pas dhe i kanë qëndruar afër, nuk ka pasur—dhe sot, sidomos, nuk ka—asgjë të përbashkët me heronjtë e vërtetë; ai, përkundrazi, është bërë sot antiheroi i ditës.

Berisha ka drejtuar me metoda jodemokratike. Armiqësia e tij ndaj shtypit të lirë dhe ndaj parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri është krahasur me atë të diktatorëve të tillë si, Slobodan Milosevic në Serbi, Jean Bertrand Aristide në Haiti, Mahathir Mohammad në Malajzi, Alberto Fujimori në Peru apo Leonid Kravchuk dhe Leonid Kuchman në Ukrainë.

Patriotizmi, “streha e fundit e një sharlatani”

Berisha nuk ka qenë dhe nuk është “patrioti i madh” që ai thotë se është. Ai, përkundrazi, ka folur e flet për patriotizëm, ose në emër të patriotizmit sa herë që i është dashur—dhe sot që i duhet—të realizojë, ose të mbrojë interesat e veta.

Dy shekuj e gjysmë më parë, Samuel Johnson e denonconte atë lloj patriotizmi të rremë që shumë njerëz, “në të gjitha kohët dhe në të gjithë vendet e përdorin si një mantel për të fshehur interesat e veta”.

Patriotizmi i Berishës sot është një patriotizëm i rremë, si ai për të cilin shkruante Johnson në kohën e vet dhe, për t’i bërë nder këtij shkrimtari të madh anglez, është me vend të përsërisim me këtë rast, apotemën e tij të famshme, se “patriotizmi është streha e fundit e një maskarai”, ose e një “sharlatani”, në varësi se si do të donim ta përkthenim në shqip fjalën “scoundrel” që përdor ai.

Largohuni prej tij

Të rinjve të sotëm, që nuk e kanë njohur Berishën dhe nuk kanë dëgjuar për bëmat e tij, u them se ky njeri, për pushtetin dhe për interesat e veta, u dëshiron qametin të tjerëve; se ky njeri nuk sheh nga e ardhmja dhe nuk e kupton atë, por sheh nga e shkuara dhe kërkon t’ju mbajë në burgun e së shkuarës; se ky njeri nuk i njeh parimet xhefersoniane të qeverisjes, por kërkon të vijë në pushtet me dhunë dhe të qeverisë përmes intimidimit dhe frikës, pothuajse njëlloj si komunistët dikur, dishepull i të cilëve ai është.

Kushdo që është me Berishën sot dhe i shkon pas atij në tubime e protesta, duhet të dijë se është i humbur. Pa një kauzë të drejtë dhe që inspiron, pa një vizion për të ardhmen, pa kurrfarë dinjiteti apo force morale, i konsideruar i rrezikshëm për demokracinë dhe për interesat e vendit dhe i padëshiruar nga miqtë dhe aleatët tanë të mëdhenj përtej Atlantikut, Berisha është një histori e së shkuarës, jo një shpresë e së ardhmes.

Ai është një rrënojë arkaike e politikës, që po bie nga pak ditë pas dite. Që të mos u zerë edhe juve nën vete, largohuni prej tij një orë e më parë!

 

 

Share This Article
33 Comments
    • Pikërisht kjo e vërtetë u vret sytë fshesaxhinjve të oborrit. Kur themi Sali nënkuptojmë Ramiz, Fatos, Edvin die gjithë veglat qorre të diktaturës. Asnjëri prej radikalistëve të majtë të vetëquajtur “komunistë” nuk do mbijetonte në politikë pa patur mbështetjen e pakursyer të fshesaxhinjve.

  • Nje enverizem ne shoqerine pluraliste
    Shqiperia vendosi nje diktature te pa pare ne historine boterore , pa besime fetare , pa aleate , pa mardhenie miqesore me askend , pa asnje grime te prones private , pa liri te personit .
    Vete Ramiz Alia , kishte pohuar disa here se “Shqiperia eshte rrast i vecante “ . Po ku ka qene vecantia e Shqiperise dhe si u zhvilluan ngjarjet e nderrimit te sistemeve , te pretenduar se do te hante bar dhe nuk do te dorezohej .
    Ramizi e tregoi veten cili ishte , me politiken e tij te vazhdimesise . Kjo politike ishte nje thagme me vete , kur politikat e ndrsshimit ishin zhvilluar gjeresisht ne ish vendet e lindjes moniste . Ramizi , mbeti nje Enver i pas vdekjes . Me porosite ramiziste , per Kutovicen , Ramizi e mbajti Shqiperine enveriste pa Enverin .
    Sado me vonese , revolucioni studentor , me parullen , e duam Shqiperine se gjithe Europa , liri demokraci , e rrezoi diktaturen , qe mbi jetoi , per 50 vjet . Ndryshoi regjimi diktatorial . Triuunfoi , liria dhe demookracia . U vendos pluralizmi . Edhe ne kushtet e reja , Ramizi kishte menduar thelle , per vazhdimesine . Ne kuader te pluralizmit , nen drejtimin e Xhelil Gjonit , nje karakteropat si Sali Berisha u be nismetar i PD , duke pervetesuar te gjithe meritat e revolucionit studentor .
    Ne vitin 1992 regjimi nderroi vetem drejtusin , nga Ramiz , ne Sali Berisha , tipa te kundert , por me botkuptim te njejte . Qysh nga 1992 Shqiperine e kane qeverrisur “ enveristet e lloit tjeter “ . enverizmi, pa Enverin, ka vijuar keto 30 vjet . Natyrisht enveristet e rinj , per te justifikuar veten , mbeshteten thirrjen se kerkojne ta bejne Shqiperine si Europa .
    Rithemelimi , qe ndermori Berisha , eshte nje riciklim , si ai , qe behet per plehrat , shishet e thyera , behen serish shishe etj . Si I ngritur nga nje gjume I rende , enveristi Berisha gjykoi se eshte vonuar , per te rrezuar qeverrine dhe te filloi riciklimin qeverritar . Populli shqiptar e hengri nje here kete kumbull . Ai , qe eshte nongrata , per USA-n , eshte se pari , non grata , per Shqiperine . Kete qendrim ndaj enveristit Sali , populli e ka vonuar , por nuk e ka harruar . Nuk mund te jete ndryshe , per nje regjim kriminal , qe instaloi ish Presidenti Berisha .
    Ne instalimin e enverizmit te ri , Saliu tjetersoi dy shtylla te shtetit : drejtesine e beri plepiste fund e krye dhe pronen nuk jua dha pronareve , por krijoi pronare te rinj , kryesisht nga ata te “tokes se xanun “ . Mos u lodhni t’i identifikoni . Jane pasusit e rithemelimit . Saliu s’ka nevoje as per para , as per emer . Atij I rendon etiketimi “non grata “ . Per te hequr kete damke familjar , eshte gati te leri lekuren , qe nuk I vlen askujt .
    Rithemelusit e thjeshte mendojen se Saliu ka kapacitete demokratike te pa ven ane pune . Keshtu mendojne dhe pasusit , qe moren pjese ne kuvendin rithemelus . Lumi nuk shkon dy here ne nje shtrat . Saliu dhe ndjekesit e tij besnike , duhet te peregjigjen perpara drejtesise , qe populli e reformoi , pastaj te beje leksione me britma , rrugeve te vendit. Shqiperia kishte mangut dhe mendimi i Saliut , per “Ballkanin e hapur” !Truri I Saliut asnje here gjat jetes politike te tij , nuk ka prodhuar ndonje ide te hajrit . Tani , qe ka damken non grata , rregullisht duhet ta besojne vem enveristet , Ballkani hapur , eshte kunder ish politikes enveriste. Mjafton tregetia dhe turizmi , qe shqiptaret te levizin lirshem , nga Presheva , ne Ulqin , ne Shkup , duke krijuar nje rrjet shqiptar te pa imagjinuar kete shekull .
    Si te gjithe shqiptaret , kam pase besuar se Saliu do merrej me hallin e vet . Po e kap veshin e djathte me doren e majte . Kufirin e enverizmit Saliu po e cvendos shume larg vdekjes fizike te Enverit . Zgalem

  • Berisha zbaton terrorin perdonal me moton “peshtë komunizmi”, duke quajtur cilindo që e sugjeron “komunist”, ashtu siç bënte çdo diktator që sundont me ndonjë moto çfsrdo, por paraqitet identik si Htleri që tërhoqi masën e gjermanëve me parrullën kundër dy djajëve të shpallur antigjerman me parrullat “Poshtë komunistët, poshtë çifutët”. Por, me ketë tërbim, Sali Berisha, demonstron që ka vendosur, të vdes me brohoritje “Poshtë Djalli Filan, Rrezik i Degmokracsë”, gjersa t’i bjerë damllaja”, jo me rrenkime dhe ilaçe.

  • Nje analize e sakte dhe nje keshille e mire per rinine. Shpresoje qe ne auditoret universitare atje studenteve u serviren faktet sociale te lidhura ngushte me kete zhvillim kaq te ngadalte te demokracise pa rene ne pozicione partiake. Fenomeni “Berisha” qe I ra Shqiperise ishte nje fatkeqesi qe kurre nuk duhet te perseriten me. Por une mendoje qe edhe nje pjese e mire analisteve qe dalin ne portale te ndryshme e demtojne shume rinine atje. Atje nuk ka analize por vetem grindje dhe te shara te cilet e edukojne
    brezin me nje fryme konfliktuale ne jeten sociale qe eshte shume larg te nje bashkejetese te shendoshe te grupeve sociale me kendeveshtrime te ndryshme per progres. Kam vetem nje vrejtje se ne nje paragraf keni futur emrin e ish presidentit Trump pas disa emrave qe I kane sjelle njerzimit fatkeqesi qe kurre nuk do te harrohen. Edhe pse Jeni perpjekur te spjegoni ndryshimim prap une do ta konsideroja si nje nxitim dhe krejt pa vend ne argumentimin qe beni. Thjesht, une nuk do te doja ta shikoja emrin e ish prisidentit tim ne vazhdim te atyre emrave.
    Ju faleminderit.

  • Artikull exelent, je smart Brain o mendjendritur o prof. Fatosi. Shqelmi ne deren e pdse dje nga nje kriminel i arratisur nga Britania tregon kush i shkon prapa, kush e rrethon kete kufome politike qe dje i ngjante shume Gedafit kur doli nga tubi i ujrave te zeza dhe u kap nga kryengritesit. Deshtimi i tij me protesten e pare tregon se dhe perkrahesit po i shmangen cdo dite dhe po e kuptojne se ai po kerkon kufomen e radhes per pretekst per tju turrur dyerve te kryeministrise si ne grushtin e shtetit ne 1998 kur me arkivolin e Azem Hajdarit ne krahe ju turr kryeministrise me banden e Sali Lushe kryeperbindeshit hipur mbi tankun e grabitur tek garda e Republikes. Dhe kjo pleher shihet prape sot te shfaqet ne sulmet qe po ndermer Berisha kunder zyrave te pdse per te perzene me force kryrtarin e ligjshem Lulzim Basha. Shteti duhet te tregoje force ndaj kesaj bande te rrezikeshme qe shqeteson qetesine e Tiranes. Njerez me imazh zero si Muli horri kryevagabondi i pdse , Sahit dollap tritoli kryehajduti i cez, Agron Kulicaj nje bandit , Sali Lusha nje bandit qe Tiranasit nuk ja harrojne kurre terrorin me tank neper Tirane jane figura te egra qe shqetesojne popullin kur i shohin prapa kesaj kufome politike te denuar perjetesisht nga opinioni publik shqiptar per masakren e 97 , Gerdecin, 21 janarin e sa e sa vrasje te tjera ne Tropoje e kudo. Tani ne do shohim zbehjen e foltores cdo dite deri ne shuarjen e plote te saj bashke me shuarjen e buzeqeshjes histerike te Floriana Garos per te ngritur pak moralin e rene pertoke te kufomes politike .

  • Ti japim Çezarit ate qe i takon!
    Doktor Mortja eshte nje pjelle me shume dhunti.
    Mos te ishte Berisha ne do kishim ngel te muzika kombetare, çiftelia, lahuta, polifonia.
    Fale Berishes ne njohem tallavane- Qamilin, Sinanin, Xiken, Artjolen.
    Daktorri eshte shume i zoti, zbatoi ligjin 7501 dhe u vetedeklarua perfaqesues i te djathtes dhe ish pronareve, pra, vete te rreh, vete nuk te lejon te qash!
    Ne kohen e pjelles se djallit, nuk njihej ligji por hakmarrja barbare!
    Tjeter, femrat ishin pa asnje mbrojtje. Dini ndonje te denuar per shfrytezim prostitucioni apo rrembim ne kohen e Prostitutes Kombetare Sali?!
    Doje te beje shpi, vije 4 gure ne fusha sporti, ara bujqesore e ndertoje shpellen, pa problem.
    Ne kohen e Mbretit te Rrumpalles, po doje te shtoje lekun, kishe firmat piramidale.
    Ne kohen e Prostitutes Atomike Sali, edhe pse nuk kishe diplomen e tetevjeçares, u regjistroje ne universitet.
    Doje me u be polic, gjykates, gazetar mendon Daktorri.
    Mendoni kush jane adhuruesit e Prostitutes Kombetare:
    i Qimi i Pekajve
    Stresi
    Greta Koçi
    Lek Plepi
    Tritan Shehu
    Flamur Noka
    Edi Paloka

  • Nga ky artikull dhe shume te tjere ne keto 31-vjet te ben pershtypje perdorimi pa kriter i fjales “komunist” . Profesori i nderuar ne shume shkrime te tij mbron ,me te drejte, baban e tij si nje komunist idealist dhe te ndershem. Per mua thote nje te vertete.Ne Shqiperine e para 1990-tes militonin ne PP-s rreth 120000 anetar partie,ku masa dermuese nuk e njihte teorin e Komunizmit te krijuar nga filozofet e medhenj, Marks e Engels.Ata njihnin metodat “cnjerezore komuniste” te Enverit,Leninit e Stalinit.Tek ky shkrim etiketohet nje vrases,kriminel, grabites e me shume te liga te tjera si komunist.Zoti Tarifa dhe kushdo qe shkruan me kete etikete,ku perfaqesuesi i komunizmit, eshte shembulli i Berishes,ben gabim te rende.Askush nuk ka te drejte te fyej mijra ,anetar te ish PP-s,dhe ti barazoj me bastardet me te keqinj te ketij vendi. Komunizmi propagandonte humanizem per masat e gjera, mireqenie,kurse Berisha e gjithe pushtetaret e pas 1990-tes kane prure dhune,shkaterim,grabitje e deri vrasje.Z. Tarifa a mund te na thuash se sa ish anetare te PP-s sot i ke te pasur dhe sa nga anetaret e PD-s, PS-s ,LSI-se te gjitha te tjerave kane pasuri maramendese.Enverizmi,Berishizmi,Naoizmi e shume izma te tjera nuk perfaqesojne idealizmin e komunisteve qe i vune gjoksin luftes per clirim e punes per rindertimin e ndertimin e Shqiperise. Berisha, Nano, Basha,Meta e shume te tjere jane produkt i sistemit kapitalist dhe perfaqesojne atesistem ku lufta per pushtet e para nuk njeh asnje kufi .Profesor i nderuar do tu lutem te gjeni fjalet e pershtateshme,ta denoni sistemin e diktatures me faktet uleritese qe kryeu kunder njerezve.Ne emer te “komunizmit” u bene tmerre, prandaj njerezit e denuan dhe e permbysen.

  • Duhet te shohin fytyren tende perdite se si sulmon opoziten dhe se si te qan zemra per kohen e shkuar. Turpi me i madh qe ndodh eshte kur shkruani ju bijte e socializmit per demokraci dhe per Ameriken qe nen frymen e partise nuk keni lene gje pa shpifur per imperializmin amerikan.

  • 1. Te gjitha ato qe tha Z.Fatos Tarifa e perfaqesojne drejt kete personazh qe eshte konsideruar “Lideri Historik i PD-se”

    2. Problemi eshte pse u identifikua ky djall vetem pas thridhjet vitesh nga shfaqa e tij ne kulmin e pushtetit te shtetit Shqipetar?

    3. Kjo tregon se ai nuk eshte i vetem ne bashkesine e atyre qe e paten rethuar me respekt si ne PD ashtu dhe atyre jasht PD-se.

    4. Kjo qe po ndodh tregon se ka shume qe jane te perlyer dhe kane frike se do i vije radha e tyre. Ne kohen kur ligjet nuk veprojne, kur jetojme ne nje anarki me emerin demokraci shume njerez mund te kene bere veprime te gabuara.

    5. Shume prej tyre jane te frikesuar se mund ti vij edhe atyre radha per ti dorezuar shtetit nje dyqan, nje shtepi, e shume gjera te tjera, tani qe lyfta kunder korrupsionit paraqitet e nenkuptohet se ka tendenca te tilla.

    6. Mendoj se kur filloi kjo histori e nongrades e “Sali Berisha” ka shume individe, me te vertete shum, qe jane te trembur se mund te kene pasoja nga perfitimet e pa ligjeshme qe kane patur.

    7. Ngjarjet qe pame ne foltoret e Berishes, ne te gjithe shqiperine, perfaqesojne ne nje mase te caktuar faktin se shume individe duke perkrahur Sali Berishen, praktikisht po kerkojne qe ai te kthehet ne pushtet, jo nga dashuria per te, por per te mbojtur perfitimet e tyre ne kundershtim me ligjet.

    8. Besoj se shume pervehtesuse e justifikojne vehten duke menduar se keshtu ishte koha, se deti u be kos, dhe secili mund te merte dicka.

    9. Tani jane te trembur, i duket sikur do ja pervetesojne, konfiskojne pasurite, se do konsiderohen si shtresa te pasura ashtu sic ndodhi ne kohen e Enverit. Ky problem kerkon nje zgjidhje, te vendoset kufiri tek thana.

    11. Edhe sikur 10% e popullates,(200,000 persona) kane bere veprime jo te rregullta me permasa te vogla, qe dikush mund tja permendi pas 20 – 25 vjetesh, do te krijoje nje gjendje te jashtezakoneshme.

    12. Ne nje interviste per Ballkanin e hapur, me perjashtim te nje individi, te gjithe te tjeret ishin optimiste, e vleresonin tregetin e lire, mungesen e tarifave, udhetimet pa pengesa ne ballkanin perendimore.

    13. Po te ndodhte qe Berisha “te fitonte”, Shqiperia do ishte prap si ne kohen e Enverit. Kjo eshte e pa mundur.

    14. Por kufiri tek thana ose te ndahet shapi nga sheqeri jane esenciale

  • Enver Hoxha la si pasardhes Ramis Aline.
    Ramisi la PS-n dhe PD-n.
    Pra Edi Rama dhe Sali Berisha rrjedhin nga e njajta familje komuniste e Enver Hoxhes.

    Sot SALI BERISHA nuk asht i rrezikshem, sepse ka mbi 8-9 vjet qe nuk asht ma ne pushtet e nuk mund te marrin asnji vendim.

    Sot asht i rrezikshem dhe fatkeqesi per popullin shqiptar EDI RAMA, qe qeverisi 8 vjet dhe ka mandat edhe 4 vjet te tjera. Ai merr vendime kundra interesave te popullit dhe kundra interesave te shqiptarve.

  • Mentaliteti shqiptar eshte shume i qarte!Kur thoshin se SHqiptaret nuk dine te bejne shtet e kishin fjalen per njerez si Saliu! SHikoni vete ate Vicidolisin demokrat,malesorin besnik te partise! Hajdut dhe vrases si te gjithe njerezit e afert te tij! Shikoni Bujar Nishanin qe dikush e thrret akoma ‘president”! Njeri sakat nga trute i etur per gjak jari thote prisni dhe shikoni cfare do te ndodhe! Me 100 tropojane por edhe malesore te tjere,kriminele te regjur jane gati te ndezin nje konflikt ne Shqieri! Mundet eshte e drejta e tyre por me mjete paqesore! Saliu heroi legjendar na eshte bere “papritur” terrorist! Po presim fundin e tij dhe muleve te tij!

  • Nje trashegimtar i komunistit idiot,qe kurre, nuk nuk e njohu-komunizmin,qe per “mbijetese”eshte kthyer ne nje akrobat-prestixhator,dhe me shkrimet e veta,qe nuk ndryshojne nga njera-tjetra,kerkon te mbroje vehten dhe trashegime e tij,duke sulmuar,si ne historine e tij,Don Kishoti-mullinjte e eres.Vetem ne Shqiperi,jepen akoma leksione,per marksizem-leninizmin,prej ketyre pedagogeve.

  • Eshte e disata here qe gazeta Dita ,ose filtra qe mbajne ere bodrume sherbimesh inteligjente te mediave censurojne komentet e mia..
    .
    Dhe kam pershtypjen se do jene dhe komentues te tjere qe Iu eshte future gershera qe do te thote VRASJE E FJALES LIRE NE DEMOKRACI
    qe eshte me e rende se dhe

    ‘KRIMET KOMUNISTE TE BOSSIT TE SEVOS”.
    .
    Ne komentin e censurur beja fjale per nje krim kibernetik te mediave perendimore dhe shqiptare te cilat ne menyre DEMON-KRATIKE akuzojne Saleh Berishen se ai ka vepruar ne menyre komuniste apo bolshevike per 30 vjet qe eshte GENJESHTRA ME MAKABRE qe kam ndegjuar..
    ..
    Nese ka ngjashmeri me shume ne kete planetin eTokes Salimonstra ajo eshte me kuazi fashishtet Augusto Pinocetin e Kilit dhe Jorgo Papadhopullin te juntes greke 1967-1974 te cilet sipas dokumenteve te deklasifikuara ishin bashkpuntore te sherbimeve secrete amerikane dhe u perdoren per te mbytur te majtat respective gje te cilen e realizoi dhe Usali Biberishaj..
    .
    Duke menduar se ky koment do censurohet si I pari I sugjeroj Gazetes Dita dhe intelektualeve Tip Tarifa qe te lene denglat e tyre per radiolojen e luftes artificjale Berisha-Basha apo Kim Berishe ku ky I fundit pasi ka poshtruar disa here Ameriken
    ka arritur te urinoje dhe mbi kete ambasadore
    e cila edhe pse ka GURIN DHE ARREN ne dore pranon te poshtrohet jo vetem nga Usali Serbiberishaj por dhe shefat e kuadrit te saj te WDC qe duket se eshte GARDA E VJETER MAKARTISTE E 1991-1992 qe zbarkuan nga Beogradi ..

    Shenim: nderpritet komenti per aresye se mund te censurohet,,nese botohet do vazhdoj pjese tjeter

  • E PARE E PUNES TI KLYSH .KOMUNISTI NUK MUND TE FLADESH PER GULAG TE MONIZMIT SEPSEAS EGZISTONIN POR DHE NQSE KANR EGZISTU SIPAS TEJE GEBELSI I ATIJ SISTEMI QE YT ATE ME FRYMEN E TE CILIT TIUEDUKOVE
    E DYTA KY VEND NE KETE GRACKE KU E KA FUTR RAMA KA NDOSHTA NEVOJE EDHE PER NJE SHQIPONJE TE NGORDHUR SI SALA SE SA PETKORBA TE GJALLE SI.TI E SOJI.JOT I NDYRE

  • Ka qindra famije te veshura ne te zeza qe ju i ofendoni me shkrimin e Tarifes Pa permendur 21 Janarin dhe Gerdecin qe ai u shpetua nga sherbimi i huaj dipllomatik dhe inteligjent duke i bere presion qyrraveceve te PS. AI KA NJE RROMAN ME KRIME
    1- Pse burri i shteti i Arvuzuse nuk kerkoi kurre te hapet dosja e Sokol Olldashit ?

    2- ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;nuk kerkoi kurre hapet dosja Fatmir xhindit ?

    3-;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e dogji ISA COBEN

    4-;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e karbonizoi Skardilajt konomin

    5-;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e vrau kryekomunarin ne kukes

    6-;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e zhduku fisin e haklajve

    7;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e zhduku remzi hoxhen

    8;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e helmoi ferdinanat ponin

    9-;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;.pse jane vrare 15 komisare policie

    10;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;pse jane vrare mbi 500 polica

    11;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;pse u vrane 3000 veta ne 1997

    12;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;pse nuk arrestohet berisha per 14 shtatorin 1998

    14::::::::::::::::::::::::::::pse gestapo e berishes goditi me hekura Edi Ramen ne 1997

    15:::::::::::::::::::::::::::::pse gestapo berishes dogji gazeten koha jone ne mars 1997

    16;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;kush e nxorri ne prite azem hajgaren ne 12 shtator

    Jane shume krime te tjera qe ka bere ky perbindesh por Berisha eshte kriminel por jo fajtor.
    Fajtoret kryesore jeni ne rradhe te pare ju te mediave qe na i c’faqni per dite si mbret kete SERIAL KILLER dhe kurre nuk e akuzoni si Vrases per 30 vjet me rradhe.
    Fajtore te neveritshem jane paria PS qe po tallin bycen me 1 miljon votuesit e 23 qershorit.
    Kurse mbrojtesit e devilit berishe jane dipllomatet e akredituar ne shqiperi nga rajersoni qe na i pruri me arome beogradi e deri te Arvizu qe na i quajti burre shteti due shkelur mbi gjakun ne bulevard.dhe Kimetja quan sukses te saj Sardelen e Majte Lefter Koka ( qe mire bene per kete Mini-Monster )por pse Spaku I Kimes nuk ka fuqi ti preke nje qime bithe treshes kriminale B.M.B te pakten djallit Berishes Xenin qe dhe prokurori me dhjere ne bote mund dhe duhet ti vere prangat qe neser…ISISALIU DEAD..

    Pra pordhesori I ‘fizolofise” nuk duhet te beje kete lloj artikullij MARMALATE per “antiheroin e leshit te kimes” por ti drejtohet politikuajve euro-amerikane qe merren me Shqiperine..
    ;
    PSE TE NDERUAR MIQ
    PO I BENI ME SHUME DEM SHQIPERISE
    SE ARMIQTE
    ME USALIUN TUAJ !!

  • Berishen si ” anti komunist ” e njohin te gjithe edhe guret e sokakut . Nuk jane te reja keto per cka shkruani , i nderuar Tarifa . Po ju jap vetem nje shembell . Ish min e brendeshem ne ate fillim Musaraj ,dhe Shahmata , kane qene pinjolle karjeriste te sigurimin e shtetit . Ju thashe z Tarifa ,se jeni lodhur kot me kete artikull , se nuk eshte e nevojshme fare per te sensibilizuar popullin . Por doja tju thoja ,te shkruani ,te zgjoni popullin per ne te ardhmen , per ke duhet te votojne . Kjo do ishte ndihma qe do i benit shqiptareve per te ardhmen e tyre , prepektiven dhe sigurine e femijeve tane .Tema eshte ::

    Kemi 31 vite qe nga cdo qeveri eshte projektuar dhe eshte vene ne zbatim , porosia e Ramiz Alise . Ai qe ben korrupsion sa me shume ,ai e ka kryer me se miri porosite e PPSH . Ai qe shkateron sa me shume drejtesine dhe ai e ka kryer me se miri direktivat tona , .E vertetoi shkelja e kushtetutes neni 181 i saj konkretisht me pronat , pronaret legjitime ti terhiqni zvarre , nuk duhet te hapen dosjet e sigurimit te diktatures e dreqi me te bire ,se skane te mbaruar pislleqet e tyre .Kemi 31 vite qe shohim keto metoda tamam si shtepia e kopilave , e tregojne programet e tyre te njejta . Vetem ka nje ndryshim se korrupsioni sa vjen edhe rritet , ku shifrat , ryshfeti i kohes se Saliut me kete Ramen sot ,jane shtuar me shume ne shifra ,me keqeardhje .Brutaliteti sa vjen dhe rritet .. .Kam te drejte 100 % z Tarifa . Kur do pirdhet kjo klasa politike ,qe po shkateron ekonomine , po shtohen viktimat , rinia po largohet nga syte kembet cdo dite nga vatani .Kjo teme z Tarifa do e ndihmonte kete popull te roberuar ,vjedhur qe me keqeardhje ne nuk e kemi pare edhe sikur nje here te vetme dinjitetin ,se na i kane rrembyer cunat e Alise me dhune .Ah… ? z Tarifa merni kete teme zbertheheni qe te ndihmoni popullin .e mjere . Mos haroj te them ,nuk eshte burre me i mire Rama se Berisha . Duhet ti japim cezarit ate qe i takon .

  • KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

    Pse pronaret e tokave

    te perndjekurit polite

    dhe dipllomatet euro-atllantikas

    e katapultuan Saliun ne 1992

    dhe sot po i benshren ne qafe ketyre subjekteve

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE “DIRTY JOB” ME TE CILEN SOT BERISHA KERCENON “MJESHTRIN ” E TIJ

    .
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni

    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..

    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    .
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    .
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    .
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    .
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    .
    -diskretitoi veteranet
    .
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    .
    -reabilitoi ish fashiste
    .
    -e beri hero kombetar zogun
    .
    -aplikoi teorine e shock-ut
    .
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    .
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    .
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    .
    -poshtroi Fan Nolin..
    .
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    .
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret e jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhte te demshperblejne ate popull moralisht per demet e Devilit Viqidolit.

  • Urime Profesor,

    Mezi pres te me bjeri në dore ku liber shume interesant.

    Faleminderit,

    Respekte,

    Aleksander

    Washington DC

    • Zoti Aleksander !

      Deri sa te bjeri ne dore ty, ky liber I Tos Profesorit jeni I lutur te ndiqni keto rrjeshta:
      .
      Antiheroi i sotëm ( lexo Usali SERBiberishaj) eshte si rezultat I antidipllomateve si me poshte:
      1…Ryersoni I cili mori pjese ne votimet e marsit 1992 qe nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura
      2.Ambasdori antiamerikan I 1998-es qe kercenoi qeverine e kohes mos arrestohej antinjeriu I tyre per krimin e 14 shtatorit 1998.
      3. Ambasdori antiamerikan Arvizu qe ne menyre macabre quajti burre shteti nje serial killer kur akoma gjaku ne boulevard nuk ishte thare akoma.
      4.Tallja sot e atij populli nga Kimja me shefat e saj te ai WDC yt me nongraten e Usali Biberishes qe po sherben si Viagra per te pushtuar Shqiperine per te treten dhe te fundit here…cfare duhet te mendojme ?

      A nuk duhet te themi
      se antinjeriu I Tosit
      eshte prodhim I antiambasadoreve
      te ai WDC I imi dhe I joti ??

  • Tos mavria, te pyeta, i ke pare zhubrat e fytyres tende?
    Nuk pata asnje fjale fyese.
    Zhubrat the ti, zhubrat thashe une,
    Pse nuk ma botove o fytyre e perveluar nga servilizmi?
    Ne imagjinaten time nuk mund te kete perfytyrim me te arrire te servilizmit sesa fytyra e Tarifes.
    Duket sikur ulet aq poshte, sa ke nevoje te largosh b.then se mos ta gllaberon te gjithen

  • Berisha ishte nje gjoja doktor qe u be gjoja komunist i thekur per tu shnderruar ne gjoja demokrat i terbuar e gjoja patriot gjithekombetar. Kur ne te vertete eshte nje karrierist i semure qe i punon mendja vetem per hunden e tij si shkop i shtrembet gardhi. Ata qe i shkojne pas jane karakter i njejte me te.

  • Nuk ka faj Berisha shqiptaret ne pergjithsi akoma nuk kane dal nga mentaliteti i Bajraktarit, i pari i fisit, klanit, qe i japin besen edhe kur ky bajraktar eshte nje Kusar i vertet, nje gjakpires, nje kriminel!
    Nuk u ben pershtypje, sepse jane trushpare dhe interesaxhinj materialist, qe per para vrasin edhe baben e vet!

    Besa ndaj komunizmit, besa ndaj Enverit, ishte ngulitur ne trurin e mases, se Enveri ishte nje gjeni ishte zoti i tyre!
    -Idhulli i shqiptareve qe me zorr e kuptuan se Enveri ishte nje idhull pa krye! E polli sitemi diktatorial i cili ishte i destinuar te deshtonte!

    Kalojme tek Sali Berisha,… idhulli tjeter i shqiptareve mbas 1990! Idhull pa krye!

    Si ka mundesi nje ish komunist me testeren e PPSH komuniste mori drejtimin e PD, dhe demokracise pas 90` ? (!!!)

    Per inerci Berisha u be nje lider populist, nje lider sharlatan, qe gjente mbeshtetje tek pjesa jo idealiste shqiptare, pjesa intelektuale, e mbeshtetseve te Berishes u godit ashper, Kujtoni Enverin!
    Berishen e mbeshtetsin pse intelektualet si Dashamir Shehu ai goj shtremburi, Edi Paloka, Jemin Gjana, Shaban Memia, ect e mbeshtetsin hajdutet abuzuesit mashtruesit kriminelt, e dime mire kush e mbeshteste Berishen ! Me ardhjen e Berishes ne pushtet para 1997 u vrane egzekutuan shume djem ne Tirane Durres Fier, Korce, Tropoj Shkoder ,,,cdo dite vriteshin tre kater vete ne Shqiperi!
    Ne 1997 ishte kulmi i terrorit krimit te Sali Berishes qe perfundoi me mbi 3000 te vrare dhe mijra te larguar nga shqiperia ..
    Cte thuash per Berishen ?!!
    U desh Non Grada e Amerikes qe profili kriminal i Berishes te dilte ne pah !

    Shikoni kush e mbeshtet Berishe tani , Llumi lumpeni i proletariatit ! Revolucionaret e shkulit 21 ! Situate tragjiko komike!

    4- 5000 rrevolucionare qe ka Berisha me vete , do shkermoqen si koqet e dashit kur te arrestohet Berisha me familjaret e tij!
    I ka ditet e numuruara !

    Amerika si ne 1990 edhe njehere po e shpeton Shqiperine nga kthetrat e diktatoreve dhe mafies shume te rrezikshme per Shqiperine dhe rajonin!

    Rrofte Amerika

  • Te tera keto fakte , qe prermend “Oponenti ” , kane autor , direkt ose indirekt , personn , qe shpalli non grata Usa . Ka dhe me , vec listes , qe jep oponenti , si psh kontrabanda e naftes , nepermjet liqenit te Shkodres , vrasjet e komandateve te Uck , vrasja e djemve tropojane . Nuk merret vesh c’Prova te tjera kerkon prokuraria ndaj pronarit te Foltores . Zgalem

  • Nje pyetje kisha per presorin e M-L ne politeknikum,na ka genjyer atehere kur na mesonte si te luftonim imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik,apo genjen tani?

  • Ore Fatos (mbasi u rrite pak duhet ta kishe nderruar emrin, po nejse, mendjen ashtu e ke prej Fatosi, a me mire prej Tosi), te gjitha po t’i bej hallall edhe qe e zhubrose Berishen me keq se c’eshte, e te tjera, e te tjera. Me beri pershtypje te vecante nje fakt: ke dhene nje liste me nje thes me diktatore jo shqiptare. Po si nuk e ke permendur ate tipikun, Enverin mo, ate djalin e aneve te sokaqeve te Gjirekastres?? Ta lexoi dhe ta censuroi Sevoja, apo kishe frike se mos keta rioshet qe kane lindur pas vitit 1997 te benin pyetje te komplikuara rreth tallonave, rradheve te qumeshtit e vajgurit, burgosjeve per nje fjale goje e te tjera bukurira madheshtore te nje kohe qe nuk e kane jetuar, e sidomos se mos gjenin ndonje lidhje logjike qe te con nga surrati i dekompozuar i diktatorit “par excellence” me kete karagjozin e zhubrosur Saliun e Berishajve? He mo Tosi po deshe na sqaro pak rreth kesaj ceshtje ne shkrimin tend te rradhes, por po deshe mos ia jep Sevos ta lexoje perpara se ta botosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *