Në 8 Dhjetor të Nëntëdhjetës,
Nishani qe te bishti i urës,
se ish për hir të së vërtetës,
një oficer i diktaturës!
Dhe gjer në datën 20 Shkurt,
ai s’i iku kësaj lufte,
të gjithë e mbajmë mend që mbante,
një bust Enveri përmbi supe!
Në Shkurt-rrëzimi i monumenti,
me oficerin binte ndesh,
ndaj u vendos-që ushtarakët,
ta ngrinin bustin prapë në shesh!
Qe simbolika e rrëzimit,
për pluralizmin deciziv,
po Bujua kundër pluralizmit,
në atë kohë qe shumë aktiv!
Dhe duke hapur fare pak,
vetëm dy fletë nga të lakrorit,
ky personazh kaq qesharak,
ka qenë kundër 8 Dhjetorit!
Ky Uriah Hip që atëherë,
për Enver Hoxhën dhe të vriste,
po lot fuqishëm këtë herë,
një kartë antikomuniste!
Dhe shkoi gjer në Qaf të Barit,
qe me fjalim të bënte bujë,
po anti-komunizmi i Jarit,
as nuk ka pirë e as pi ujë!
Aty dënoi me ashpërsi,
krimin e madh e të pabesë,
por ky Nishan për ironi,
nga anë e krimit ka qenë pjesë!
Dhe meqë vajti entuziast,
në mes të dimrit lart në male,
pse s’denoncoi me këtë rast,
vitet e tija kriminale?!
Kur themi vite kriminale,
duhet ta zbardhim këtë punë,
i thotë Nishani-pjesë e krimit,
i thotë Nishani-s’i them unë?!
Këtë estradë komuniste,
e kam goditur unë pareshtur,
se heshti kur duhej të fliste,
edhe flet sot kur duhet heshtur!
Gjersa i thamë Uriahip,
të tjera fjalë s’kanë rëndësi,
se po shpalos çdo ditë ky qyp,
hipokrizi-hipokrizi!
Hipokrizi-demagogji,
dhe gjithnjë flet në vetë të tretë,
e thamë më lart-për ironi,
pjesa e krimit ka qenë vetë!
Kur ke qenë pjesë e diktaturës,
çdo ligjërim e ke më kot,
kur zjarr kërkon t’i japësh urës,
je Një i Lig-nuk je idiot!
Me Ligj ka qenë e ligjëruar,
këtu ka pasur diktaturë,
po gjenocid-o injorantë,
po gjenocid s’ka pasur kurrë!
Po gjenocid s’ka pasur kurrë,
kur qe këtu shoku Enver,
se popullsia në pak vite,
u rrit të paktën katër herë!
Po gjenocid s’ka pasur kurrë,
as një sekondë në Shqipëri,
se nuk është vrarë e asgjësuar,
një rracë e tërë-a një etni!
Hedh të tillë baltë mbi Shqipëri,
veç një armik – një palo burrë,
bëri hatanë në Armeni,
po turku s’ka pranuar kurrë!
Shfarosi mbi dy milionë,
dhe nuk pranon absolutisht,
po mostrat e pushtetit tonë,
gjithmonë Atdheut i vë bisht!
Të përndjekurit politikë,
janë klasa më e sulmuar,
që jo e jo nuk janë shfarosur,
po mbi dhjetë herë janë shtuar!
Ja ku i kemi edhe grekët,
ja ku i kemi derë më derë,
bënë gjenocid mbi Çamërinë,
por s’kanë pranuar asnjëherë!
Askush nuk e ka thënë në Botë,
këtë mynxyrë për Shqipërinë,
pisat këtu s’e kanë problem,
që të na nxijnë historinë!

Per te vjelle…
Bujar Nishani është me të vertetë një njeri (në i thënçin njeri) antinjërëzor e antishqipëtar.
Dekorimi i Saliut është një akt antidemokratik, nëmos të themi komplotist dhe nxitës i luftës civile.Nëqoftëse hapen 1000 dosje të veçanta për Saliun, 1000 herë ai meriton të denohet sëpaku me burg të përjetëshëm. Administrata që la Saliu ishte 100% e korruptuar dhe imponuese ndaj demokracisë.Duhet dhe mbi 25 vjet mbeturinat e saj në administratën e re të largohen….Qeveria e sotme (parlamenti) është i vonuar: duhej pastruar salistat e degjeneruar dhe gradualisht dhe të paftyrët e partive të tjera.
mos i ngaterro ushtaraket me bustin dhe Nishanin se keshtu con uje ne mullirin e Sali Kriminelit dhe Edvin Horrit.Ngritja e vendosja e bustit ne shesh qe nje inskenim i Azem hajdarit me Sali Berishen duke cfytezuar ca tropojane dhe hajvane ne shkollen e oficereve.
Me kete ata krijuan nje alibi se ushtaraket jane enveriste dhe duhen trajtuar si armiq te demokracise.
Ky skenar Berishist i ka pelqyer dhe eshte miratuar nga PS
Plote, 25 vjete pritem,
qe kjo dite te na vinte,
te nxirte flamure PD-ja,
me te zeze veten te nxinte!
Ajo me te zeze ka qene,
qe ne gen te baballareve,
po dhe maska qe kish vene,
ju rezua gjithe shpellareve!
Mbledhur horat e shqiperise,
gjithe ne shesh kishin zbritur,
balle per balle me Skenderbene,
flamurin e Zi kane ngritur!
Ndala pak dhe lexova,
c’ishe shkruar ne flamure?
Dhe vertete sot e kuptova,
Azemi s’paskesh qene burre!
Me te drejte partia meme,
ne prite e paskesh nxjere,
se Azemi u kish vjedhur,
kete flamur te Zi me “vlere”
Ate dite per “kocidence”
Presidenti miq kish ftuar,
me emrin “nder i flamurit”
Saliun kish dekoruar!?
Nishani yne serishe tregoj,
eshte kundere pluralizmit,
a nuk e pate si dekoroi,
flamurne e Zi te fashizmit?!
Porse miqte tane te mire,
ne davete Jarit s’i vane,
per shume ore bene sehire,
si tirani djege Titane!
Dhe nje miku im me pyeti….
se mar vesh, kush eshte flamuri,
ai, lare me gjake shqiptari,
apo ky qe nguli Jari??
Jari eshte nje teddy bear,
loder e Sales e kompanise,
por nuk thyen dot timone,
e timonierin e Shqiperise!
Flamurin e kuq si gjaku,
i te reneve per liri,
se mohon asnje shqiptare,
se ndryshone dot njeri!
Kot mundohen t’na percajne
ne kaure, e myslimane,
ne kemi gjithe gjak shqiptari,
Skenderbeu, Buletini e Qemali!
Gjake prishurit si Saliu,
Lulushi e kompani,
nuk kane fare gjake shqiptari,
ndaj s’kane vend ne Shqiperi!
Historine tone te lavdishme,
nuk na e prishe dot Nishani,
kjo krijese monstruoze “komuniste”
kjo moster e zeze si katrani!