Kandidatët republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duket se konkurrojnë mes tyre se kush thotë marrëzinë më të madhe. Deri tani Palmën e Artë e mban demokrati Lincoln Chafee, i cilit justifikoi votën e tij në favor të shfuqizimit të Glass Steagall (ligji bankar kundër krizës financiare) duke thënë: “Ishte vota ime e parë në Senat, sapo kisha ardhur. Babai im kishte vdekur dhe më zgjodhën mua për atë detyrë. Ishte realisht votimi im i parë”.
Kur u pyet nga moderatori i emisionit nëse e kuptonte atë që kishte bërë kur dha votën e tij, Chafee iu përgjigj. “Mendoj se po tregoheni pak i ashpër me mua”. Ky budallallëk ishte i fundit në karrierën e tij. Një javë më pas njoftoi dorëheqjen. Megjithatë republikanët e sotëm po bëjnë të pamudnurën që të t‘i marrin ccmimin Chaffe-së.
Ben Carson
“Obamacare është gjëja më e keqe që i ka ndodhur këtij vendi që nga skllavëria”. Care Act i njohur edhe si Obamacare është reforma e industrisë së kujdesit shëndetësor, e nënshkruar nga Presidenti Obama dhe e miratuar nga Gjykata Supreme. Carson më parë ka krahasuar administratën e Obamës me Gjermaninë naziste dhe IRS (Zyra e mbledhjes së taksave) me Gestapon.
“Mundësitë që Hitleri të kishte arritur objektivat e tij do të ishin zvogëluar në qoftë se njerëzit do të kishin armë”, tha ai në përgjigje të debatit mbi rregulloren për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara pas një masakre.
Kur u pyet nëse homoseksualiteti është një zgjedhje, ai përgjigj me këtë shembull: “Shumë njerëz hyjnë në burg si heteroseksualë dhe kur dalin janë gay”. Ditën tjetër kërkoi falje për komentin e tij. “Nuk e mbroj idenë që një mysliman të drejtojë këtë vend. Nuk jam fare dakord”, tha ai në një tjetër deklaratë. Madje dhe vetë Donald Trump kritikoi Carson për këto deklarata dhe kjo mjafton për të dhënë një ide të përmasave të marrëzisë që ai tha. Përveç atyre që ka shprehur në fushatë, Carson ruan disa perla edhe nga koha para se prezantohej si kandidat.
“Personalisht mendoj se teoria e Darvinit është diçka e kundërshtarit dhe që është shndërruar në diçka shkencërisht dhe politikisht korrekte”. Kundërshtari të cilit ai i referohet është djalli. Carson gjithashtu nuk beson në historinë e Big Bang dhe sipas tij Toka është e vjetër 6000 vjet.
“Jemi të sigurt se duam eksperiencë politike? Asnjë nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë nuk kishte eksperiencë politike”. Ashtu siç theksuan media të ndryshme pas këtyre deklaratave, më shumë se gjysma e firmëtarëve e kishte. Mes të tjerëve figura të rëndësishme të historisë amerikane si Benjamin Franklin, John Adams, apo Thomas Jefferson.
“Teoria ime personale është që Josefi ndërtoi piramidat e Egjiptit për të ruajtur grurin”. Këto deklarata të realizuara në 1998 u konfirmuan dhe përhapën së fundmi nga vetë Carson që e justifikon dhe ruan teorinë e tij duke shtuar ekzistencën e dhomave të mëdha për të ruajtur grurin, dhe jo kufomat.
Donald Trump
“Ata sjellin drogën, krime, janë përdhunues dhe disa, marr me mend, se janë njerëz të mirë”, i referohet Donald Trump emigrantëve meksikanë. “Babai më dha një borxh të vogël prej një milion dollarësh”, shprehet Trump ndërkohë që rrëfen fillimet e tij në botën e biznesit. “Shoh gjak që del nga sytë e tu, shoh gjak që dalë nga “kudo”, i thotë ai gazetares së Fox Neës, Megyn Kelly, moderatore e debatit të parë republikan. “John McCain nuk është një hero lufte… është një hero vetëm sepse u kap. Unë preferoj njerëzit që nuk janë kapur. OK?”. McCain ka qenë pilot në luftën në Vietnam dhe pas rrëzimit të avionit të tij kaloi 6 vjet në një kamp të burgosurish, dy prej të cilëve i kaloi në izolim. Pjesa më e madhe e deklaratave të Trump janë fyerje ndaj politikanëve, gazetarëve, fraza harbute dhe përçmuese ndaj femrave dhe një shumë shqetësuese ndaj vajzën së tij ku thotë se “nëse nuk do të ishte vajza e tij do të dilte me të”. “Nëse do të isha në fillim të karrierës sime do të më pëlqente të isha një i ri me ngjyrë me edukatë, sepse në ditët e sotme ata kanë avantazhe”, tha ai në deklarata për NBC në 1989.
Fushata e Jeb Bush është e mbushur me korrigjime dhe njoftime për shtyp të ekipit të tij ku sqarohet ajo që kandidati donte të thoshte, por që nuk e tha sepse në vend të saj tha diccka që nuk donte ta thoshte. “Përmbysja e Sadamit rezultoi në diçka të mirë”, tha ai i pyetur në lidhje me ISIS dhe nëse origjina e organizatës mund të jetë e lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Irak. Ndërsa kur u pyet në lidhje me masakrën në një Universitet të Oregonit ku mbetën 9 të vdekur dhe 8 të plag, ai u përgjigj thjesht, “këto gjëra ndodhin”. “Nuk besoj se duhet të shpenzojmë 50 miliardë dollarë për programe që kujdesen për shëndetin e femrave”. Bush në të vërtetë i referohej programit të diskutueshëm të planifikimit familjar “Planned Parenthood” që ka qenë objekt i një debati intensiv në fushatë. “Amerikanët duhet të punojnë më shumë orë”. Për fat të keq të Jeb Bush ai donte të thoshte se duhet të shtohej numri i punonjësve me kohë të plotë dhe të reduktoheshin kontratat me më pak se 40 orë në javë, por u kuptua sikur amerikanët nuk punojnë mjaftueshëm.
Marco Rubio i pyetur se me cilin personazh do t’i pëlqente të pinte një birrë dhe të bisedonte, ai përgjigj “Malala Yousafzai”. Para se të hynte në fushatë Marco Rubio foli edhe për teorinë e evolucionit. “Nuk jam shkencëtar. Mund të të them atë që thotë historia, atë që thotë Bibla, por mendoj se është një mosmarrëveshje mes teologësh dhe nuk ka të bëjë me GDP dhe as me rritjen ekonomike të SHBA-së”. Marco Rubio është pjesë e Komitetit të Shkencës të Senatit, që ka për detyrë mes të tjerave buxhetin e NASA-s.
Ted Cruz
Nëse nuk ke votuar kurrë në zgjedhjet primare si republikane e regjistruar, atëherë nuk duhet të drejtosh një debat mes kandidatëve republikanë”, i tha ai gazetares që po e intervistonte, Megy Kelly. “Një burrë që nuk e fillon ditën në gjunjë nuk është i përgatitur për të qenë president”. Cruz i bëri këto deklarata vetëm një muaji pasi tha se ishte jokushtetuese të mos merrej në konsideratë një mysliman për presidencën vetëm për shkak të fesë të tij.
Lindsay Graham
“Gjithçka që fillon me Al- në Lindjen e Mesme përbën një lajm i keq”.
Kur këshilltarët e informuan se në arabisht Al është një nyje ishte tepër vonë.
/DITA







