Antonio Conte merr ekipin e madh të Premier League, ja kë do të trajnojë

Ornela

Humbja 3-0 në shtëpi ndaj Manchester United rezultoi të ishte pika e fundit për bordin e Spurs, të cilët tashmë kanë menduar pasardhësin e trajnerit portugez.

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Tottenham pas vetëm katër muajsh në krye, me Antonio Conte që do të vendoset si zëvendësues i tij.

Nuno u emërua pasardhës i përhershëm i Jose Mourinhos në qershor, me Spurs që i dha atij një kontratë fillestare dyvjeçare.

Kjo marrëveshje është ndërprerë më herët pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Manchester United, gjë që e lë ekipin e Londrës dhjetë pikë larg liderit të Premier League, Chelsea pas dhjetë ndeshjesh.

Një njoftim në website-in e Spurs konfirmoi se Nuno, së bashku me stafin e trajnerëve Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias, janë liruar të gjithë nga detyrat e tyre.

Drejtori menaxhues i Spurs, Fabio Paratici, i cili ashtu si Nuno mbërriti në klub në verë, tha: “Unë e di se sa shumë donin Nuno dhe stafi i tij stërvitor të arrinin sukses dhe më vjen keq që na është dashur të marrim këtë vendim.

“Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falënderojmë atë dhe stafin e tij dhe t’i urojmë fat për të ardhmen.”

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *