“Pranuan ndarjen dhe izolimin e egër sepse menduan se “do kthehen shpejt në shtëpi”. Por humbën pasurinë dhe mbetën aty për shekuj”

Ornela

Nga Giuseppe Carlo Siciliano*

 

Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali (atyre që sot njihen me termin “arbëreshë”) është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Përfaqësuesit e parë me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Ata arritën në Puglia me grupin e udhëhequr nga djali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Të gjitha familjet e ardhura shqiptare u detyruan nga Ferrante d’Aragona të rindërtonin shtëpitë e vjetra në Italinë jugore popullsia e së cilës ishte zhvendosur për shkak të urisë, murtajës, tërmeteve shkatërruese dhe konflikteve të vazhdueshme për çështjen e kurorës napoletane.

Familjet shqiptare u vendosën fillimisht në Calabria Citra, provincë e tanishme e Cosenza. Pas grupit të parë pati shtatë migrime të njëpasnjëshme shqiptarësh në një hark të gjatë kohor.

Prania e familjeve shqiptare në territorin e Mbretërisë së Napolit është regjistruar vetëm në disa botime të rralla. I përket atyre eksodeve të popullatave që për shkak të rrethanave të caktuara historike nuk kanë lënë shumë gjurmë dokumentare të lëvizjes të tyre.

Edhe pakica e mësipërme shqiptare, ka qenë subjekt i të njëjtave dinamika sociale dhe burokratike, të shoqëruara me një harresë të gjatë, por kohë pas kohe dalin dëshmi, veçanërisht raste të tilla si regjistrimi i vdekjeve nga disa priftërinj largpamës.

Familja Gramsci fillimisht u vendos në Platacia, më pas në Cosenza, dhe, më në fund në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë.

I pari i regjistruar rregullisht i familjes Gramsci, ishte Nikola, i lindur në Plataci në vitin 1765. Ai vendosi të niste një karrierë ushtarake. Në fillim shkoi në Cosenza për t’iu përgjigjur thirrjes ushtarake. Vendosi të qëndronte në ushtri dhe të transferohej në Napoli duke u bërë pjesë e Armatës së Re Maqedone të ngritur nga Ferrante d’Aragona. Në moshën 55 vjeç, atë e gjejmë të regjistruar në kryeqytetin napoletan me gradën e “zv.shefit të Regjimentit Leopoldo” në garnizonin e Gaeta-s.

Gjurmët e familjes Gramshi

Hulumtimi mbi origjinën e familjes Gramsci në Itali është i vështirë. Dokumentet janë ruajtur me xhelozi në famullitë lokale dhe për rrjedhojë, jo gjithmonë ka qenë e lehtë të përdoren.

Nga analiza e dokumenteve të Gjendjes Civile të Arkivave të Shtetit në Cosenza dhe në Arkivat e Seksionit Civil të Shtetit, mbiemri Gramsci del i pranishëm vetëm në territoret e bashkësive arbëreshe të vendosura në veri të Kalabrisë. Ai mungon plotësisht në zonat në të djathtë dhe në të majtë të lumit Crati ku shfaqen familje të tjera shqiptare.

Kjo tregon se, në kohën e vendosjes së familjeve shqiptare në Kalabri, autoritetet napolitane synuan shpërndarjen e tyre në zona të ndryshme dhe jo vetëm kaq. Shqiptarët u urdhëruan të vendoseshin në një territor të gjerë, malor, të paarritshëm, të izoluar dhe pa rrjet rrugor.

Duhet patur parasysh se vendosja e shqiptarëve në Kalabri erdhi në një periudhë kur zona ishte goditur rëndë nga shumë kriza: tërmete të tmerrshme kishin shkatërruar në mënyrë të përsëritur territorin, por po aty ishin përhapur murtaja, kolera dhe malarja endemike. Sikur të mos mjaftonin këto popullata ishte terrorizuar nga luftërat për vazhdimësinë e kurorës në Napoli mes Angevinëve dhe Aragonezëve. Të gjitha këto kishin çuar në një rënie të lartë të popullsisë vendase.

Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me shkurre për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut. Pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, shihje fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur.

Në derdhjet sezonale të ujrave të Cratit në detin Jon nuk ishte venë dorë që nga koha e pushtimit romak. Në vend që të garantohej rrjedhja e ujit në det, ai ishte lënë në gjendje të egër, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një moçal gjigand me ujë të ndenjur nga Cosenza deri në Sybaris.

Në këtë skenar te trishtuar, çfarë mundesie më e mirë mund te paraqitej për aragonezët – që ishin fitues në betejën e gjatë me Angevinët falë edhe trupave shqiptare të udhehequra nga gjenerali Dhimitër Rëra dhe dy djemtë e tij – se sa ta ripopullonin me shqiptarë të arratisur nga turqit këtë territor të gjerë?

Kishte edhe një tjetër rrethanë historike: Erina Kastrioti, vajza e Gjonit dhe mbesa e Gjergjit, ishte e martuar me princin Pietro Antonio Sanseverino Bisignano, zoterues i Kalabrisë Citra dhe i tokave në Crotone. Kjo grua e sertë siguroi që berthamat e para shqiptare në zonë të zgjeroheshin me ardhjen e familjeve te reja nga Shqipëria që garantonin me mirë rregullimin e territorit dhe produktivitetin ekonomik.

Por një largësi mes grupeve shqiptare, pra shpërndarjen e familjeve të ardhura, e dëshironte Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut. Ai i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre konfliktual. Frika e bëri atë të mos i besonte shumë “miqve” të ardhur në masë, megjithëse ata, në mënyrë të përsëritur i ofruan atij bashkëpunim, por edhe vlera.

Pavarësisht kësaj, për të shmangur çdo lloj problemi, ai vendosi t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku thuajse çdo gjë mungonte dhe ku kishte fshatra plotësisht të izoluar.

***

Rreth vitit 1480, pas valës së tretë të refugjatëve shqiptarë nga Epiri dhe Çamëria, disa familje u transferuan në zonën e Jonit të Sipërm për të marrë në posedim tokat që u ishin dhënë nga Sanseverinos.

Ishte një vend tmerrësisht i egër, toka të djerra, të papunuara kurrë më parë, ku banonin kryesisht burra: një rrafshnaltë në 1000 metra mbi nivelin e detit, relativisht afër bregdetit Jon, në zemër të Masivit Pollino, pothuajse e padukshme për këdo që vinte nga Lindja dhe i paprekshëm nga Perëndimi.

Gjithsesi, përsa i përket sigurisë Territori jepte garanci ekstreme për një popull që po largohej, i lodhur nga rrethime dhe luftëra të pafundme, malësor alpin i aftë për ta shndërruar natyrën e egër dhe mospërfillëse duke u rimarrë me bujqësi dhe blegtori, kryesisht me bagëti të imta.

Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme (masoneri tipike të Kaljive, thurrur me thupra të thata gështenjë ose të ngjashme me vegjetacionin e pranishëm në këtë zonë, të suvatuara vetëm nga brenda me baltë dhe, në raste të rralla, të lara e të zbardhura me gëlqere, mbuluar me gjethe dhe me bar të thatë).

Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi së brendshmi për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman. Kjo ishte arsyeja pse, “u pranuan” kushtet e këqija të jetës në zonat e izoluara të Kalabrisë. Ata e quanin të afërt ditën e kthimit dhe qëndrimin në atë egërsi natyrore, të përkohshëm.

Por dalëngadalë e lanë ëndrrën e lashtë të kthimit të mezipritur në shtëpi. Me kalimin e kohës pas vdekjes së Skënderbeut, ata u ndjenë jetimë dhe të pastrehë. Pasoi varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i atyre familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë që kishin lënë në atdhe, dukej se po u shterronin burimet edhe për shkak të izolimit.

****

Tashmë është konfirmuar nga një seri dokumentesh të shkruara arkivore që rrënjët e familjes së Antonio Gramsci gjenden në Plataci.

Hulumtimi është bazuar në një punë të konsiderueshme paraprake, e cila zgjati rreth dy vjet, kryesisht në arkiva, duke shfletuar regjistrat e lindjes, të martesës dhe të vdekjes së të gjithë 21 komuniteteve italo-shqiptare në krahinë, duke përfshirë fraksionet e tyre përkatëse.

U shfrytëzuan më shumë se 37.000 çertifikata të vdekjeve. Cili ishte rezultati? Komunitetet që kanë mbiemrin Gramsci (me variante të Gramisci – më të përhapura – dhe më të rralla: Gramesci, Gramis) ishin si vijon:

ACQUAFROMOSA:

Kola Gramishi, së bashku me përfaqësues të tjerë të familjeve shqiptare morën koncesionin për rindërtimin e komunitetit të Acquaformosa në vitin 1501. Akti ruhet në Arkivin e Vatikanit, Kodi Vatikani latin 14.386 F. 9 ss.

Çuditërisht nuk ka gjetje të mëtejshme për praninë e Gramsci ose Gramisci në komunitet.

CASTROREGIO:

Këtu ekziston vetëm një rast. Duhet të theksohet se shqiptarët e ardhur, fillimisht iu shmangën martesave me vendasit, për të shmangur lidhjen me tokën e re, në dëm të ëndrrës së një kthimi të menjëhershëm në shtëpi.

Anna Gramishi, 38 vjeç, lindur në Castroregio në 1795 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë me datën 12.3.1817)

CIVITA:

Në këtë komunitet prezantohet mbiemri Gramis / Grams, i cili mund të jetë një transkriptim lokal i mbiemrit Gramshi. Por gjithashtu mund të supozohet të jetë një transkriptim i gabuar i mbiemrit Dramis / Dramë, mbasi është shumë më i përhapur në të gjithë zonën e shqiptarëve të Pollino.

Margherita Gramis, e viteve 70, e lindur në Civita në 1742 nga prindër të panjohur, vdekur në vitin 1812 (çertifikata e vdekjes është e datës 13.7.1812)

Antonio Gramis, 57 vjeç, lindur në Civita në 1760 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë të datës 23.11.1817)

Maria Grams, gruaja e Crisostomo Mortato (mbiemri rezulton nga akti i vdekjes së djalit të saj Tomaso i lindur në Civita në vitin 1768 dhe vdekur në vitin 1810 në moshën 42 vjeç – certifikatë vdekjeje e 15.10.1810)

 

——

Botuar në DITA. Autori është shtetas italian, qytetar arbëresh, anëtar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve  të LANÇ të Popullit Shqiptar

 

 

Share This Article
27 Comments
  • Nuk ka te beje fare me Gramshin,qytet sotem .Fare.Gramshaket mos bejne budallalleqe,ti vene emrin shtepise se kultures Antonio Gramshi.Ne Territorin ku banojne shqiptaret te pakten une kam dalluar 5 fshatra qe kane mbajtur emrin Gramsh .Gramshi ne Sulova,qytet egzistues,Gremsh ne Tomorrice,ana e Beratit,(vendlindja arkitet Kasemit),Gramsh ne rrugen Lushnje-Rrogozhine,Gramsh ne fushen e nenShkodres.Ka edhe nje Gramsh ne Camerine e Jugut prane Prevezes,banuar nga Came te krishtere.Ketu ndodhet edhe Busheta(kujto Tomazo Busheta,grande pentito di cosa nostra),Bageria dhe shume fshatra qe ruhen ne patronimet e arberesheve te sotem.Nga kjo zone vijne paraardhesit e Antonio Gramshit.
    NUK KA PASUR EMIGRIM DREJT BRIGJEVE TE PUGLIAS NGA ZONA tOMORRIT,NGA BERATI.Qytetaret e Beratit ne kohen e luftrave te Skenderbeut kane qene aleate te Turqise,ndihmuan Turqit ne katastrofen e Beratit dhe e gjithe Nahija e Beratit ka qene vleresuar nga sulltanet (E thote edhe Barleti,edhe Celebiu)Prandaj katundet e Beratit ku hyn edhe zona e Gramshit,nuk kishin pse emigronin ne Itali.Perkundrazi fshatrat e Camerise dhe Peloponezit(Morese),qytetet bregdetare te Morese(KORONA e kenges se famshme)kane qene ne konflikt me Turqine dhe objekte sulmesh te ushjtrise turke.Jane tre letra te Skenderbeut drejtuar sulltan Mehmetit II,ku Skenderbeu ankohet per raprezaljet e ushtrise turke kunder shqiptareve te Morese.Se si e se qysh Skenderbeu nga Dibra i quan nenshtetas te tij shqiptaret e Camerise dhe Peloponezit(morese).Se si e se qysh kujtimi i Heroit Kombetar ruhet me i gjalle ne folklorin e banoreve me origjine nga Cameria dhe Morea te vendosur ne Kalabri dhe Sicili,kjo do te jete objekt studimi qe do ta publikoj se shpejti.
    Perfundimisht pa zbuluar shume detaje,,ANTONIO GRAMSHI ESHTE CAM.

    • Demo je shume i qarte,por pse ky cam nuk eshte turkoshak dhe te gjithe ata qe emigruan kane qene te krishter dhe ngelen te tille.
      Kurse ne 500 vjet pushtim sulltanet i zevendesuan keta te ikurit me asqeret,zabitet dhe ato te haremit qe sillnin me vete dhe na i lane ketu per te keqen e ketij vendi.
      Nuk mjaftoi vetem ata qe lane sulltanet,por edhe ata pak te krishtere qe kishin ngel u konvertuan per ti sherbyer aq me zell sulltaneve sa ja kaluan edhe turkut me besnik…
      Edhe sot kemi xhamija me shume nga shkolla,mjekrosha qe mbushin sheshet me sumperpjete….
      Sorra myslimane qe lahen ne det me rroba e fytyr te mbuluar….

      • Mbete duke bere propogande antishqiptare more derzi, se perndryshe nuk paguesh, do te njollosesh historine shqiptare zotrote, ato haremet shiko se i ke pasur ne greqi, sulltanet ju pelqenin shume dhe ka shume nga soi tuaj martuar me ta.

        Si more paskan ardhur asqeret dhe zabite ne shqiperi dhe nuk kane vajtur ne greqi qe ishte me pran turqise, apo keshtu te ka mesuar prifti i fshatit ty!!!

        Feja nuk ka te beje kombesine, cdo njeri mund te besoj ose jo ne fe, mund ta ndryshoj eshte pune e tij, nuk e bene me te keq ose me te mire ate person. Feja nuk është etnicitet.

        Edhe babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, kishte ndryshuar disa herë fenë.
        Ai ishte katolik si aleat i Venedikut dhe u kthye në një ortodoks si aleat i Stefan Lazareviçit të Serbisë, më pas u kthye në mysliman dhe me vone u kthye përsëri në fenë e tij.

        Në historit e trubullta shume shqiptar kan ndryshuar fene nga një fe në një tjetër, duke qenë katolikë, ortodoksë ose myslimanë sipas mënyrës sesi kjo u shërbeu më së miri interesave të tyre në atë kohë.

        Skënderbeu (si babai i tij Gjon Kastrioti) ndryshoi besimin fetar disa herë gjatë jetës së tij: Ai u pagëzua si i krishterë, u rrit si musliman dhe u bë përsëri kristian pas kthimit të tij në Shqipëri
        —–
        Historia dhe antropologjia shoqërore
        Shoqata e Antropologëve Socialë të CommonwealSth, I. M. Lewis – 1968, faqe 275

        Gjon Kastrioti, babai i heroit të madh shqiptar, Skënderbeut, ishte katolik në 1407, ortodoks nga 1419 deri në 1426, mysliman nga 1430 deri në 1438

        History and social anthropology
        Association of Social Anthropologists of the Commonwealth, I. M. Lewis – 1968, page 275

        Such changes may seem curious to us, but it must be remembered that John Kastrioti, the father of the great Albanian Christian culture-hero, Skenderbeg, was a Catholic in 1407, Greek Orthodox from 1419 to 1426, Muslim from 1430 to 1438

        • Lina bajrami,sheqerja,mahmudie,turqit nuk i benin pushtimet me zabita e asqera ,por vinin me tufa me lule per verim ashtu si po mundohen shume njerez se turqia erdhi ketu jo si pushtus….
          Dhe se skenderbeu eshte tradhtar i turqis qe e rriti dhe vrau shume bashkombesit tuaj…
          Prandaj edhe ju sumperpjetet shkoni te sheshi dhe mbuloni monumentin e tij…
          Vijne turqit keu dhe presidenti fsheh bustin e skenderbeut…
          Mire mua me paguan prifti fshatit po ty te ka rekrutuar hoxha qytetit per ne siri…
          Dil njehere andej nga rruga kavajes te shikosh bashkekombasit e tu,shko shiko si lahen ne det shoqet e tua ne mos je edhe ti nje nga ato…
          Na zgjon hoxha qe ne 4 te mengjezit…
          Po ta kishit origjinen nga usa nuk do linit defter te kishave pa e gjetur se ku kishin lindur te paret tuaj,kurse kur vini nga anadolli na hiqeni si iliro osman me emra me turq se turqit…
          Kur ju shajne turqin hidheni perpjete…
          Lexoi ose ndegjoi ca trushplare nga hoxha si olsi e ca myftinj nga shkodra…..
          Eshte turp kur ne mes te Shqiperis te pershendesin selam alekum….

      • Jo ore kokeqyp–, se nuk ishin turiqrt hajvane si ty, se ndryshe nuk do qendronin 5 shekuj ne Ballkan, qe te conin njerezit e tyre ne tokat Shqiptare ku hante pula gure, ku nuk kishte as rruge, as jete qytetare,

        Kur nderkaq Turqit kishin nen zoterim dhe benin cte donin ne qytetet me tregeti te zhvilluar ,
        me porte, me jete zejtarie te zhvilluar,
        me rruge komunikimi me me veriun e Europes, dhe me Lindjen e Mesme ,sic ishin Athina, Selaniku, Sofja, Bukureshti , Beogradi etj etj qytete me jete zhvilluar qytetare ,
        ku jeten turqit mund ta benin pall ariu pa punuar me sfrocim dhe pa e pasur jeten ne rrezik

        Sepse te gjithe kauret e Ballkanit ishin njerezit me besnike te Sulltanit,—e thone dhe vete historianet greke, bullgare , serbe e moldave

        Ndersa ne trojet Shqiptare dihet , qe shqiptaret te godisnin dhe nuk jetoje dot aty,
        pasi shqiptari ishte tip kryengritesi,
        por edhe per shkak te mungeses totale te jetes qytetare me tregeti te zhvilluar

        Ndaj vere njecike tururin ne pune, kur shkruan,,

        • ” O krimb i bythës”!
          Se a ishin turqit hajvanë apo jo, nuk po me intereson shume. Ajo cka me intereson eshte se a ishin turqit nje
          shoqeri (etni) qe krijonte kulture apo ishin shoqeri (etni) qe shkaterronte kulture. Askush nuk mund ta mohoje se turqit ishin shkaterrues te kultures.

          • Mollos hajvani !–Po te ishin turqit shkaterrues te Kultures, sot gjithe Ballkani do ishte myslyman ,

            Por turqit kishin nje ligj te tille : Nqs nuk e kundershtoje sundimin e tyre , ‘ata te lejonin te kishe jeten tende, te kishe shkollat e tua etnike,
            dhe besimin tend fetar,–Ndersa turqeve do ju jepje taksen , qe ata te vendosnin mbi bazen e familjeve dhe pasurise qe kishe
            Keshtu vepruan turqit me te gjitha vendet e Ballkanit

            Ndersa me Shqiperine turqit perdoren dhunen. dhe u munduan te na asimilonin me te gjiutha menyrat , sepse Shqiptaret kudo ne Ballkan e priten turkun me lufte–Shqiptaret Nuk pranuan te nenshtrohen, per 500 vjet

            Biles ka nje rast te tille, kur Sulltan Mehemt Pushtues erdhi ne Shqiperi per rrethimin e 3-te te Krujes ,
            Ai kishte dhene urdher : te vriej cdo gje e gjalle, dhe cdo ndertim te rafshohej.

            Dhe pasi qendroi nja 3 muaj ne muret e Krujes dhe pastaj u kthye per ne Stamboll,
            ndersa shumicen e ushtrise e la aty qe ta mbante Krujen te rethuar

            Mirepo ne rugen e kthimit, Sulltan Mehmeti kaloi nga Athina.
            Aty vajti pa Akropolin, shetit poshte nper pazarin e Athines , i pa popullin qe ishte paqesor..
            Ju tha njerezve te tij: Ketu, te jetojne sic kane jetuar …

            Pra Turqit kane treguar mizori te pafund vetem me Kombin Shqiptar,
            Ata nuk na lejonin asnje shkolle Shqipe, kur gjithe kombet e tjere kishin me qindra shkolla te tyre etnike
            Here pas here turqit dergonin ne Shqiperi ushtrine qe godiste kryengritesit tane .dhe ne keto fushata ata shkaterronin cdo gje ne vendin tone

            Porse ne gjithe vendet e tjera te Ballkanit, ata nuk kane bere shkaterrime dhe i kane lejuar te jetojne sipas deshires se tyre,

            Turqit nuk i pengonin popujt e Ballkanit te zhvillonin Kulturen e tyre, apo te benin ndertime te ndryshme

            Biles turqit i lejon edhe ne Shqiperi te hapeshin shkolla greke, serbe, bullgare, rumune etj
            Vecse shkollat Shqipe turku nuk i lejonte, sepse ne na quante armik

            Ndaj vendet e Ballkanit nuk i demtoi aspak Turqia, ndersa Shqiperine e shkateroi Turqia

            Ndersa tani jemi miq me Turqine ,por historia eshte kjo qe eshte dhe nuk ndryshohet

          • Z. Raimond!
            Historia njeh disa perandori; Perandorine Egjiptase,kineze, asiriane, babilonase, fenikase,persiane, romake, greke, arabe…te cilat krijuan kulture dhe kemi perandori te cilat shkaterruan kulture.Ne kete te dyten bejne pjese mongolet dhe osmanet (turqit). Mongolet dhe turqit permbushen detyren e tyre shkaterruese,kontribuan ne vdekjen e civilizimeve. Gjithkund ku shkeli kemba e turkut la prapambeturi. Vendet me te prapambetura mbeten vendet e pushtuara nga osmanet. Kete te vertete nuk mund ta mohoje askush.Ty mund te mos pelqeje, por e vertata eshte kjo.
            E sa i perket dhunes, lufterave, mizorive te turqve kunder shqiptareve dhe atyre qe u lejonin ta jetonin jeten e tyre, eshte nje tjeter teme per te cilat mund te debatojme sa te duash.

      • Zoti Mollos !

        Prapanbetja e vendeve te Ballkanit vjen nga feja e tyre Ortyofokse e cila ishte e Pa-ndryshueshme,
        qe nuk e pranonte zhvillimin ne ritet fetare dhe kjo solli qe ata te ngelen pas ne kulture,

        Sepse kur feja nuk ndryshinte, dhe ishte fanatike ne ekstrem e praktikave te saja ajo nuk prodhnte dot njerez te kulturuar qe ta zhvilonin vendin

        Ndaj dhe po ta shikosh me vemendje, pothuaj gjithe vendet e Lindjes , qe jane Ortofdokse .kane qene me te prapambetura se sa vendet e Perendimit,
        te cilat nen efektin paksa liberal te Katolixizmit, ne Kishat e prkatikat e tij fetare
        prodhuan ne Mesjete ,njerez moderne , te cilet e zhvilluan dhe e modernizuan Europen perendimore

        Eshte mekat dhe e padrejte te akuzosh Turkun pse vendet e Ballkanit jane te parapambetura , sepse Turku nuk i preku fare–I la komplet te lira

        Biles Prifterinjte Ortodokse ankohen me shume ndaj shkaterimeve qe benin Kryeqezatat e Katolizimit , dhe jo per Turkun, se turku nuk shkateroi azgje nga tarshegimia Ortodokse, me perjashtim te Kishes Agia Soffia , te cilen e beri Xhami gjysmen e saj,
        se gjysmen ja la si kishe

        Biles historiani Lord Kinros, thote se Kryeprifti grek ishte Krahu i majte i Sulltanit dhe kur ulej Qeveria turke ne Divan
        Kryeveziri ulej ne krah te Djathte ,
        nders Kryeprifti i patrikanes ulej ne Krah te majte te Sulltanit
        dhe cdo vendim qe merte Sulltain do konsultohej patjeter me Kreyvezisrin dhe me Kryepriftin e Patrikanes,

        Dhe aq me teper pastaj qe te gjitha nenat e Sulltaneve ishin Ortodokse, sepse ato vinin nga harremet e Sulltanit ku kishte vetem vajza Ortodokse te Ballkanit, por jo Shqiptarkat

        Sepse Lord Kinros thote : Sulltan Mehmet pushtuesi e la ne ligj sulltanor qe ne Haremet e Sulltaneve te mos merrej asnje femer Shqiptare, por ato po te kapeshin te perdhunoheshin dhe te vriteshin ne vend,

        Dhe lord Kinros thote ai e mori kete vendim sepse kur rethoi Shkodren ,
        mor ne cadren e tij nje vajze nga Kelmendi
        Mirepo vajza kur do flinte me Sulltanin kishte me vete nje thike, dhe gjate nates e qelloi me thike dhe e plagosi keq ..

        Per kete arsye ai la kete ligj qeu respektua nga te gjithe Sulltanet ne shekujt me pas deri ne fund

        Te gjitha ato Perandorite qe permende vertet kane bere zhvillime,
        porse popujt ne ato vende nuk kishin nje e kaq strikte dhe kunder Kultures sac ishte feja Ortodokse,

        Feja Ortodokse kur mori pushtetin ne Bizant po i thyente te gjitha skulpturat e antikitetit grek–Ata ishin te betuar kunder Kultures se Antikitetit
        Ne fillim edhe Katolixizmi ishte i betuar kunder ANtikitetit,
        por me vone Papati filloi te behej tolerant ndaj praktikave te fese, dhe e lejonte artin te shprhej lireshem
        ndersa Ortodoksizmi nuk ndryshonte aspak,se prandaj e kane vendosur edhe emrin Ortodoks, qe domethene e Pandryshueshme

        Nejse , por kjo eshte e verteta

        Truku ka faj vetem kunder kombit Shqiptar, ata ishin armiqte tane me te eger

        • Z. Raimond!
          Se pari, po me vie shume mire qe kete here nuk po me drejtohesh duke me fyer …
          Se dyti, une nuk nderroj qendrimin; kemi perandori qe krijuan kulture dhe perandori qe shkaterruan kulture. Turqit osmanë bejne pjese ne ate perandori qe shkaterruan kultura. Dhe ate shkaterrin te kultures ata nuk e bene vetem ne Ballkan por e bene ne cdo vend ku sunduan.
          Mendoj qe nuk eshte e vertete qe prapambeturia e vendeve te Ballkanit vjen nga feja e tyre ortodokse. Perandoria Bizantine ishte nje perandori shume e zhvilluar, si ekonomikisht ashtu edhe kulturalisht. Kryeqyteti kishte deri ne 500.000 banore dhe ishte njera nder kryeqendrat me te rendesishme te botes.
          Nuk eshte e vertete qe Turku nuk i preku fare vendet e pushtuara. Turku kurre nuk i la te lira vendet e pushtuara. Eshte e vertete se turqit kishin maredhenje me te mira me ortodokset se sa me katoliket. Veprimtaria e Kishes Ortodokse zhvillohej ne kushte me te favorshme se sa veprimtaria e Kishes Katolike. Kjo ndodhi sepse menjehere pas pushtimit te Konstandinopojes sulltan Mehmeti II e shpalli vehten protektor te Kishes Ortodokse dhe emeroi kreun e ri te Patrikanes Ekumenike peshkop Genadios, i mbiquajtur Skolaris. Prej ketij momenti Kishat Ortodokse gezonin mbrojtjen e pushtetit osman. Kjo zgjati deri ne momentin kur Rusia u forcua ( pjesa e dyte e shek. te 18) dhe pretendonte qe te marre rolin e protektores se popullsive ortodokse ballkanike. Nga ky moment Kishat Ortodokse e humben mbeshtetjen e Perandorise dhe sulltani suprimoi strukturat kishtare autonome sic ishin kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejes.
          Haremet e sulltaneve, fatkeqesisht kishin edhe femra shqiptare. Kete e thot edhe kronikani turk i kohes se sulltan Muratit II, Tursun Beu i c ili tregon per robereshat shqiptare.

  • Familja e Antonio Gramshit kishte rreth 500 vjet e emigruar ne Itali. E megjithate Antonio Gramshi e dinte dhe krenohesh per prejardhjen e tij albaneze. Kjo tregon se kultura jugore, nga familja e tij vinte, ishte e larte dhe e qendrueshme.

    • O Gezim Kllufi po gomarlleqe vetem ngele duke shkruar o i mjere? Po hape more wikipedian e lexo se ste ben keq. Vete Antonio Gramshi nuk e dinte se ishte me prejardhje shqiptare(arbereshe) dhe ne autobiografine e tij thote se paraardhesit e tij vinin nga Greqia pra grek. Me vone studjusit arbereshe faktuan se stergjyshi i tij i martuar me nje italiane ishte arberesh. Dhe mos barazoni arberesh =shqiptar. Arbereshet e sotem jane italiane por e pranojne me kenaqesi origjinen e tyre. Kam takuar disa prej tyre dhe njeri prej tyre me mbiemrin Barça me ka dhene nje material ku flitet per nje kontrate midis Vatikanit dhe arberesheve ne dy gjuhe, ne shqip dhe latinisht e vitit 1448. Nese ky dokument gjendet do te ishte me i hershem dhe se Meshari apo formula e pagezimit. Ne te vertete arbereshet jane nje arkiv historik e Shqiperise mesjetare. Aty ku studiuesit tane duhet te germojne. Ashtu si dikur rilindja e Shqiperise lindi aty, mundet qe edhe frymezimi per te ardhmen te linde perseri aty.

      • Ku e di o Beligrad i megalidhes c’thone dhe cjane shqiptaret e Italise. Jane shqiptare me shqiptare si ti te humbte fara.Flasin shqip me mire se ti dhe pas 500 vitesh edhe ne emigrimin e dyte i thone vetes shqiptare,jo italiane. Une e kam me ta pare dhe kam folur me ta, kam ngrene buken e tyre pa e ditur kush ishin edhe pse nga fytyra me dukeshin te tille.Ata e dine gjakun e tyre. ti mbase jo, Raca jone eshte me e forte se e hebrjeve sado te mundohen kerma si ti ta na prishin gjakun.Ju beracaket jeni nje takem si ai vulhumburi i sigurimit te shtetit qe e gjeti mortjen ne atdheun e te pareve te tij,turqi,

        • Di che cazo stai parlando. Io sono albanese d’Italia.
          Ata jane arberesh . Gjaku yne “i shprishur” si i thote ata por jane arberesh. Nje popull eshte ne evolucion te vazhdueshem e jo nje nje entitet i ngurte,i ngrire ne kohe. Padashur bini ne klishete idote greke se ata jane greket e vjeter. A thua arbereshi i sotem ka lindur 500 vjet me pare. Keni ngelur akoma ne mentalitetin etnocentrik te viteve 90. Italia dhe Europa perendimore nuk jane Ballkan. Cdo arberesh qe kam takuar as qe e ben pyetjen nese eshte italian, vetekuptohet,por e konsideron nje respekt ndaj vetes te tregoje se eshte edhe arberesh. Te qènit me prejardhje nga nje tjeter etni konsiderohet nje pasuri, nje vecanti e ne disa raste edhe krenari . Te kuptohemi ekzistenca e arberesheve eshte me e rendesishme per ne shqiptaret e sotem, duke na dhene mundesine per te pare ne te shkuaren tone te larget sesa per ta. Ideja se ata ndihen shqiptare eshte shume por shume fare qesharake.

      • E po tani o Berati kane dale lloj-lloj lajmesh! Cfare nuk degjon tani! Por formimi dhe ekzistenca e nje batalioni partizanesh ne Shq. me ushtare italiane pas rrezimit te Duces, batalion qe vete italianet ia vune emrin “Antonio Gramshi”, kjo gje me duket se thote gjithshka!

  • KY DEMO.MAVRIA KA TRU JO SHAKA
    KY ESHTE DESHMITAR OKULAR SE NGA BERATI NUK KAM IKUR NE ITALI ATEHERE
    PO MEWE I DIN TE TERA PUNET NA THUAJ PSE NUK E KTHENI CAMERINE PSE NUK NJIHNI MINORITETIN SHQIPTAR PSE NUK HAPNI SHKOLLA SHQIPE SIC KEMI HAPUR NE PER JU MINORIKARET

  • or ti hajvan pellazg.
    Afro 80% e kolonive Arbereshe ne Itali,vijne nga Arvanitasit e Morese dhe Camet..Qe te spjegoj ty Camet si i gjithe populli shqiptar nuk ishin konvertuar ende ne muslimane(shek XV).Pranine e Cameve ne kolonite Arbereshe e verteton e Poema e Gavril Dares:Kenget e Sprasme te Bales”,qe fillon me vargjet:-Ti moj bije bije e Artes,c`me kujtove kohen e shkuar,..
    Arta(Actrium) ka qene gjithmone kryeqytet i Camerise,i Lidhjes Molloswe dhe Mbreteriswe se Pirros,i Despotatit te Epirit dhe i Gjin Bue Shpates.
    Studiuesit e arberesheve te Italise i njohin mire prejardhjen e kolonive,sepse njihen edhe nga Mbiemrat. Kolonite e Sicilise jane kryesisht nga Shqiptaret e Morese(Moj e bukura More,,Dallendishe krahelehte do te vish ti nga KORONA)
    Ata qe mbeten nga bashkeluftetaret e Skenderbeut,me prejardhje nga Kruja,Dibra,Mati,MirditaMyzeqeja,Mallakastra,etj u vendosen ne afersi te Napolit,ne Molize ne keshtellat qe i dhuroi Ferdinandi Napolit Skenderbeut,,.Keta njihen edhe nga mbiemrat qe perbejne emra fshatrash ne keto krahina,Rada(fshat ne fushe Kruje dhe ne Diber,Bageri,Mbiemer ne Reke te Dibres(Josif Bageri) Varibobi,fshat ne Mallakaster(Jul Varibobi),Skuraj,Fshat dhe fis ne Mat etj.
    Persa i perket origjines se familjes se Antonio Gramshit,,autori ka bere nje ndermarrje voluminoze duke cfletuar 38 mije flete rregjistrash te kishave te alabrise dhe Italise.Mjafton te lexonte biografine e Antonio Gramshit,cfare thote ai vete per parardhesit e tij.
    Stergjyshi i Antonio Gramshit nuk eshte pjese e mergates Arbereshe te shek.XV.
    Sic shenohet ne biografine e tij,Stergjyshi i tij ka ardhur nga Epiri ne kohen e Ali pashe Tepelenes dhe eshte vendosur ne fshatrat arbereshe ne Kalabri,ku u martua me nje arbereshe.Pra,stergjyshi i tij ka ardhur nga fshati Gramsh i Camerise dhe u vendos ne Kozence ne fillim te shekullit XIX..

    • O demo, qe te mesoj dhe une historine e sakte me thuaj te lutem ku u nguliten pasardhesit e Skenderbeut ne Itali. Sic shkruan ti 80% e arberesheve jane nga Moreja dhe Cameria. Une di, qe familja e Skenderbeut ishte nga te parat qe emigroi ne Itali dhe u vendos pikerisht ne kete zone. Edhe ata qe shkuan me pas ishin po nga veriu i Shqiperise se sotme.
      Eshte si puna e cdo emigrimi, aty ku vendosen te paret e nje fshati, pasohen nga bashkefshataret e tyre!

  • Tragjedia e Beratit eshte e lidhur direkt me tradhtine e Moisi Golemit,( apo Moisiu I Dibres), I cili ishte vendosur nga Skenderbeu ne roje te kufirit lindor te Arberit dhe lejoi ushtrine osmane te zere ne befasi rrethuesit e keshtjelles se Beratit, te cilet ishin plotesisht te shkujdesur dhe turqit bene kerdine duke vrare mbi 15 mije, nder ta edhe Muzaken e Angeline’s, nipi I Skenderbeut. Nga kjo disfate Skenderbeu nuk e mori me veten dhe pas kesaj nuk tentoi me te merrte Beratin sepse nuk kishte as armatimin e rende te nevojshem dhe as force ushtarake te mjaftueshme per ta mbajtur rrethimin per nje kohe shume te gjate. Keshtu Berati mbeti nen turqit gjithe kohen. Humbja e Beratit, ne zemer te Arberise, humbja e Sfetigradit ne Diber te Madhe (qe u emerua nga turqit Koxhaxhik), renia e Danjes ne veri ne dore te Venedikut dhe rindertimi nga turqit I Skampinit te lashte, qe e emeruan Elbasan, ne qender te arteries kryesore te udhekalimit lindje-perendim e anasjelltas (Egnatia e lashte), I zune frymen shtetit te Arberit qe po I shteronin edhe forcat njerezore. Prandaj Fatosi shqiptar u mundua deri ne fund te luante diplomacine me Perendimin per te marre ndihma nga Papati, Mbreteria e Napolit, Raguza dhe Venediku qe vazhdimisht luante dopiorol.
    Ne Jug, Gjin Zebebisi (ose Zebebishti), I Gjirokastres ishte zot i Arberit deri ne trevat me jugore, perfshi Camerine e me tej dhe ishte aleat I Skenderbeut qe kontribuonte me donacione ne mall e njerez. Kjo mund te jete edhe nyja e ankimeve te Skenderbeut tek Mehmeti ll per bashjekombasit jugore.
    Nga ky kendveshttim nuk mendoj se duhet thene apriori qe nahija e Beratit ndihmoi osmanet kunder Skenderbeut.

  • Demo per te tjerat qe na tregon mund te jene te sakta,kurse per ate Gramshin e Beratit nuk je plotesizht i sakt.
    Gramshi i arkitekt Kasemit ndodhet ne Tomorrice te Skraparit,ne pjesen verilindore te lumit te Tomorrices.
    Nga ai Gremsh thuhet qe kane origjinen edhe vellezerit Frasheri qe e kane marre mbiemrin nga Frasheri i Permetit,pas levizjes se tyre nga Gremshi.

  • Si ky emigracion, si ai ne fillim te shekullit 20 si ai i pasluftes edhe si ky i pas 90 shit: te gjithe menduan per pak vite , te gjithe mbeten atje sic ka me mbetur edhe ky emigracioni i fundit qe po asimilohet me nje shpfjtesi te papare karshi ato te tjerat e me nje urrejtje karshi shqiperise, qe emigracionet ma te vjetra nuk e kishin!
    Prandaj ardhmeria eshte pa shprese ne qofte se nuk ndryshon politika shqiptare mbrenda po edhe me diasporen e vete.

  • Ushtria turke e Evrenoz beut me 40 mije kalores hyri nga
    Gjirokastra ne Berat,ndersa Moisi Golemi ruante kufirin e Dibres.
    Skenderbeu jo qe e mori veten pas disfates se Beratit,por i shkaktoi disfaten me te bujshme ndonjehere Ushtrise turke te drejtuar po nga ky Evrenoz beu dhe Hamza Kastrioti bashke.Ne fushen e Albulenes (kroi i bardhe)lane 30 mije te vdekur dhe sulltan Mehmeti nxitoi te kerkoje paqe te njeaneshme.
    Osumi,ate kam thene edhe une,(,Gremshi ne Tomrrice nga ana Beratit).Ti e do ne Skrapar.Po keto fshatra jane Nahija Beratit.

  • Sapo lexova titullin e kètijè shkrimi nostalgjik, seç mu krijua njè boshllèk thellè nè zemèr….A nuk ndodhi njèllojè dhe me pjesèn mè tè madhe tè emigrantève shqipètarè qè lanè Shqipèrinè nè fillimet e viteve ’90? Dhe ATA menduan se do tè ktheheshin shpejt, ndaj dhe pranuan sakrifica tè mèdha, pèrbuzjen, arogancèn e tè tjera vuajtje fizike e mendore. Mèrgimtarèt shqipètarè me shumè dhimbje pèr njè jetè tè re, fshinè tè shkuarèn, humbèn rininè e Atdheun e tyre, pèr para! E mjaftè prej tyre nuk do tè kthehen mè, sa e trishtueshme.

  • Kuksiani,@,Familja Skenderbeut u vendos ne obprrin mbreteror te Napolit.
    Ferdinandi i Aragones ishte Mbret e Spanjes dhe mbret i Napolit.Skenderbeu e kishte ndihmuar te rimerrte keshtjellat dhe territorin e Mbreterise se Napolit qe pretendohej edhe nga princat Anzhu edhe nga princat Italiane. Kete nder Ferdinandi nuk e harroi.
    Kur Familja mbreterore e Napolit,(Ferdinandi dhe Izabella) u shperngulen ne Aragone,ata e moren me vete edhe gruan e Skenderbeut Doniken,e cila i ngrysi ditet e fundit ne Aragone te Spanjes,prane Izabelles,Atje e ka edher varrin.

  • *Mergimtar*,te lumte PENA, komanduar ajo ZEMER,qw MERGIIMTAR JE po…-jo PA ATDHE. Me te jeton ti dhe cdo mbareshqiptar i vertete kudo qofte.
    *Botes i biem ane e mbane po nuk e harrojmw VATANE!
    Guri Naimit D.
    Me ATDHEUN,*Naimin e Nwnwn Terezwn* -JETOJ.

    Toronto 08-08-2020 – MBrodhesi i UROJ…
    Biri 84 vjecar i Dangellise Naimjane*

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *