Lirimi i hapësirave për pacientët pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, zbarkon edhe në spitalin e traumave, që njihet ndryshe si Spitali Ushtarak. Çdo kontratë qiraje e firmosur më parë për përdorimin e ambienteve të këtij spitali nga subjekte private kryesisht me aktivitet jo shëndetësor nuk do të ketë më vlerë. Gjatë ditës së djeshme është komunikuar zyrtarisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pezullimi i të gjitha aktiviteteve të biznesit që ushtrojnë aktivitet në ambientet e këtij spitali.
Urdhri i ministrit Arben Ahmetaj urdhëroi anulimin e kontratave të qerasë në territorin e Spitalit Universitar të Traumës (ish- Spitali Ushtarak). Sipas një njoftimi për shtyp, Ahmetaj ka urdhëruar të anulohen të gjitha kontratat e qerasë të lidhura mes subjekteve të treta për përdorimin e pasurisë shtetërore. “Urdhri synon implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit dhe kthimin e të gjitha mjediseve në përdorim të mjekëve dhe pacientëve që trajtohen në këtë spital”, thuhet në njoftimin zyrtar. Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës është vënë në dijeni për njoftimin dhe marrjen e të gjitha masave për organizimin dhe lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj.
Duhet te kthehet ne identitet sic ka quhej dikur SPITALI USHTARAK