Pas publikimit në media të kontratës për dhënien me qira të ambjenteve shtetërore tek Syri i Kaltër, Ministria e Financave ka njoftuar se ka pezulluar procedurat e ministrisë kolege të Mjedis-Turizmit.
Anulimi është firmosur nga ministrja Denaj dhe është “argumentuar” si “moskoordinim i veprimeve”.
Në dokumentacionin e botuar duket qartë që për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedis Tiruzmit, por ministri Klosi, i pyetur nga mediat e quajti ankandin “anomali i institucioneve”.
Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, sa një dyqan i vogël, i dorës së dytë apo të tretë, në periferinë e Tiranës.
Ndërkohë që Albtourist TO, shoqëria shtetërore që e administron ka katër vite që është në vështirësi financiare, madje punonjësit e saj nuk marrin as rrogat.
Ankandi për Syrin e Kaltër mund të kosiderohet për momentin i anuluar falë mediave, por ndërkohë një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenda zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët.
Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit dhe mbi 1800 metra katror të pronës funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.
Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172, 600 lekë në muaj.
Edhe në këtë rast Ministria e Mjedis Turizmit ka dhënë miratimin e saj.
Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim “rritjen e punësimit dhe investimit”.
a.d. / dita


Ke dashka te punesoje qeveria ne Drilon? Ato janeparqe publike dhe jo qendra biznesi.
Qeveria nuk po mbledh dot taksat e TAP qe genjeu hapur fare se do hapte mijera vende pune.
Keta u mesuan me kete formule dhe ja ti vjedhim te gjitha ne emer te punesimit, se nuk ka ngel njeri pa u punesuar. Nga familjet e tyre, kuptohet
Te gjithe te tjeret po marrin rruget te ikin.
Mbytini more keta kurva te pacipa
Nuk kane as frike nga revoltat popullore, pa mire te tjerat
kush eshte ai legeni i albturizmit?
Jepi KÇK-ja mos lini gje ne kembe
Shteti eshte per te marre rroga dhe per te dredh zinxhirin.
Te paguajme nga 7 here ne.
Dy here per zyrtaret (njeri ne pune tjetri i shkarkuar por qe ka fitu rrogen me gjyq)
Dhe pastaj te paguajme edhe per koncesionarin privat
Jepi Ram q… robtë, i mat te gjithe me thesin tat ti lale, po njerezit po kurverojne nga verferia
Po ku eshte Drilon,asnje shenjezim me kete emer,kur ne hymje te parkut eshte hoteli me i madhe ne pogradec me emrin VOLOREKA me germe gjigante.Te huajve ky parke u presentohet me kete emer.Pronaret sllave te keti hoteli thone se do kerkojne qe te hiqet fare drilon dhe te perdoret vetem volreka ashtu si me pustecin…shkiptaret nuk do kene gje kunder,kuptohet.