Anulohet fondi, nuk ka shpërblime për punonjësit me rezultate të mira

anazapta

Këtë fundvit nuk do të ketë shpërblim për punonjësit e administratës që kanë shënuar rezultate të larta. Qeveria ka anuluar dje fondin e veçantë për pagesat për arritje të rezultateve të larta në punë nga punonjësit e administratës, për dhënie ndihmash të menjëhershme në raste fatkeqësish dhe në raste të tjera, si dhe për veprimtari social-kulturore.

Tradicionalisht, shpërblimi për rezultate të mira të punës gjatë vitit për çdo punonjës është dhënë çdo vit dhe arrinte vlerën deri 75 për qind e pagës. Gjithashtu, punonjësve me raste fatkeqësish apo sëmundjesh të rënda u jepej një shtesë mbi rrogën në fund të vitit, shumë e cila bëhet zero me anulimin e fondit nga qeveria.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *