Anulohet konkursi për bustin e Rugovës

anazapta

Pas propozimit të komisionit profesional për vlerësimin e veprave konkurruese për “Realizimin e skulpturës së shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e konkursit për punimin e shtatores.

“Komuna e ka marrë këtë vendim, pasi Komisioni, në përbërje të të cilit ishin: Adem Rusinovci, (dekan i Fakultetit të Arteve-UP), Sabri Hamiti (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës), Artan Peqini (Dekan i Fakultetit të Bukura, Tiranë), Hivzi Muharrremi (profesor në Fakultetin e Arteve-UP) si dhe Sazan Raskova, (arkitekt në Komunën e Prishtinës), ka vlerësuar se asnjëra nga veprat e ofruara nuk kanë arritur t’i realizojë në aspektin figurativ përmasat kompozicionale, e veçanërisht të reflektojë karakterin e personalitetit të ideologut e intelektualit shqiptar me përmasë universale”, thuhet në njoftim.

“Komisioni ka bërë një analizë të hollësishme profesionale të 23 veprave që kanë arritur në konkurs. Asnjëra nga veprat e ofruara nuk i plotëson kushtet për t’u përzgjedhur për realizimin e monumentit të Dr. Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar komisioni.

Komuna e Prishtinës pas këtij vendimi, do të fillojë procedurat e hapjes se një konkursi të ri për realizimin e skulpturës së shtatores së ish-Presidentit Ibrahim Rugova. /Kosovapress/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *