Marrëveshja e arritur gjatë mesnatës mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, ka sjellë ndryshimet e para lidhur me veprimtarinë e çadrës së lirisë, që prej gati 3 muajsh proteston para Kryeministrisë.
“BalkanWeb” mëson se ditën e sotme është anuluar mbledhja e grupit parlamentar që mbahej çdo të enjte tek çadra.
Po ashtu,ditën e sotme nuk do të ketë asnjë fjalim politik brenda çadrës. Ajo që nuk dihet ende është fakti nëse do të ketë një mbledhje në selinë blu.
