Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas më shumë se një viti nga hapja e garës për koncesionin e Termocentralit të Vlorës, njoftoi anulimin e procedures.
Përmes një njoftimi të bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, MIE bëri të ditur këtë vendim duke nënvizuar se shkak për anulimin e kontratës ishte bërë fakti që asnjë nga ofertat nuk plotësonte kushtet.
Termocentrali i Vlorës është një histori aspak e suksesshme e një investimi që i ka kushtuar shtetit shqiptar 130 milionë dollarë.
Ai u ndërtua me mbështetjen e Bankës Botërore si një vepër që do ti shërbente diversifikimit të burimeve dhe do rriste sigurinë energjetike por që deri më sot nuk ka prodhuar asnjëherë energji për dy arsye : e para kostoja shumë e lartë dhe e dyta një problem me sistemin e ftohjes që ka detyruar shtetin shqiptar të endet arbitrazheve.
O.J/DITA

Gje qe pritej. Ato para me mire i investoni ne panele diellore. Ndertojini ne tokat e kripura te Nartes qe ti bej karshillek Tec-it qe nuk profhoi gje por kullufiti mbi 100 mln euro. Me kete rast them: Cfar po behet me diellin ne Akerni. Koha ecen
Une them qe u anullua meqe amerika shprehu interes per trajtimin e gazit
Apo harruat!!
Ajo qe me habit eshte pse e fshehin duhet te ishte nje super lajm ndersa keta…