Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i planifikuar në 7 maj në Zagreb është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Kroacia tha të mërkurën se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të vendosen më vonë në varësi edhe të situatës.
“Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një datë të re në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19″, thuhet në njoftim.
“Përndryshe, nëse nuk do të jetë e mundur mbajtja e takimit fizik, do të sugjerohet zhvillimi i takimit me video-lidhje para përfundimit të presidencës kroate të BE-së, më 30 qershor”, thekson po ashtu njoftimi.
Shumë vende të Evropës, janë izoluar prej disa javësh në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Italia dhe Spanja kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.
j.l./ dita

Obobo nuk i kemi plotesuar “detyrat e shtepise”(qe zakonisht i bejme ne 5-minutç ne klase)? Vs. i doli Rames qe nuk e paskerkemi fajin ne, e kane fajin ata qe s’jane e s’ishin gati atehere kur kishin probleme te brendshme dhe tani qe kane probleme te gjithe(po i quajme te eksportuara/jashtme) nuk po futemi se e kemi lene qe te futemi ne nje moment te dyte kur te kene dale te gjitha vendet nga BE nga BE?