Anulohet tenderi i Kardhiq-Delvinë, ARRSH: Problem, fondet buxhetore dhe tuneli

Nela

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka anuluar tenderin për projektimin e 2 loteve të aksit Kardhiq-Delvinë, ndërsa shkak sipas ARRSH është bërë mungesa e fondeve që tashmë duhej të ishin vënë në dispozicion.

Sipas shpalljes së publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik,  njoftimi i fituesit për këtë tender  është publikuar më datë 14 janar të këtij viti, por fondet buxhetore nuk janë vënë në dispozicion të institucionit brenda afatit 60 ditor të lejuar për nënshkrimin e kontratës. Oferta e shpallur fituese kishte një vlerë prej 19.83 mln lekë, ndërsa kishte si objekt projektimin e lotit 2 të këtij aksi si dhe rishikimin e projektit për lotin 7 që përshin tunelin.

Sipas dokumenteve të tenderit gjatë kohës së shpalljes, për ta bërë këtë aks rrugor sa më të asksesueshëm dhe efiçent është i domosdoshëm projektimi i dy segmenteve të reja rrugore, përkatësisht ai Shijan-Ura e Gajdarit me gjatësi rreth 5.7 km dhe Shijan – hyrje qyteti Delvinë, me gjatësi  6.8 km, që përfshijnë pikërisht lotin 2. Ndërkohë që, sa i takon tunelit, ARRSH argumenton se ai  ka një gjatësi prej 1 km dhe projekti është hartuar në vitin 2008.

Por përgjatë gjithë kësaj periudhe 10- vjeçare, mund të kenë ndodhur ndryshime si në kushtet e zbatimit te punimeve ashtu dhe për hapjen e tunelit dhe për këtë arsye ka lindur si nevoje rishikimi i projektit. Ndërkaq, me anulimin e këtij tenderi autoritetet do të duhet të shpjegojnë procedurat që do të ndiqen në këtë rast.

Reagimi i plotë i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ne pergjigje te nje artikulli te publikuar ne media, njofton opinionin  publik se mbetet ne prioritetet e veprimtarise se ketij autoriteti realizimi i ndertimit te Tunelit te Kardhiqit (loti 7), si pjese e investimit madhor tashme te nisur nga ana e Qeverise Shqiptare, permes financimit nga buxheti i shtetit per vitin 2019.

Anulimi i asaj procedure te Studim Projektimit per rishikimin e projektit te Tunelit te Kardhiqit (loti 7) nuk e pengon Autoritetin Rrugor Shqiptar, qe bazuar ne legjislacionin ne fuqi, te nise brenda afateve te planifikuara garen per ndertimin e kesaj vepre madhore.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *