Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

Ornela

Kushtet e pafavorshme atmosferike, me mjegull, e kanë bërë të pamundur uljen e avionit me kryeministrin malazez ditën e sotme në Prishtinë.

Dusko Markovic do kryente një vizitë ditën e sotme në Kosovë, ku do të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Anulimi i vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

“Për kohën dhe vizitën, mbetet të ketë një koordinim të ri ndërmjet qeverive përkatëse”, tha Gashi.

Vizita ishte parashikuar të zhvillohej në një kohë kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *