Anuloi misionin e vëzhgimit, KiE tjetër deklaratë për zgjedhjet

Bora Basholli

Një ditë më parë, Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, njoftoi se ka anuluar dërgimin e misionit të vëzhguesve të vetë për zgjedhjet vendore, për shkak të paqartësive mbi zhvillimin e zgjedhjeve dhe pasigurisë së mundshme në disa zona të vendit.

Ndërsa sot, përmes një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, vjen një tjetër reagim mbi situatën para zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
8 Comments
    • Deri ne cilen shkronje te alfabetit shqip ke vajtur deri tani , more cobani i lopeve me hosten ne dore ?

    • ose thjshtë “ne do të njohim deklaratat që do të paraqesë OSBE/ODIHR në përfundim të zgjedhjeve”?
      apo jo hosten??
      urdhëri i dytë e anullon të parin-pra kemi anullim misioni por pranim të mendimit të një misioni të ngjashëm,të besueshëm??

  • KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
    Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
    Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
    A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
    Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?

    • O Jezuito nderroje ndonje kaseten se me keto mutesira te njeja qe nxjerr nga goja per cdo shkrim behesh me qesharak se Lulja

  • Pse i bini rrotull e rrotull o gazeta Dita. KiE nuk ka mision vezhginmi zgjedhjesh ne 3O Qershor. Kaq te veshtire e keni xhanem apo keni hall mos i bie damllaja Rames?

  • O Jezuito nderroje ndonjehere kaseten se me keto mutesira te njeja qe nxjerr nga goja per cdo shkrim behesh me qesharak se Lulja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *